Kush e dhunoi Avni Rustemin pas atentatit në Paris

Avni Rustemi lindi në Libohovë të Gjirokastrës më 22 shtator 1895. Ishte mësues, publicist dhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë, anëtar i opozitës demokratike para Lëvizjes së Qershorit.

Më 13 qershor 1920 vrau në Paris kryeministrin e kohës Esad Pashë Toptani, njërës prej figurave më të stigmatizuara të historisë së Shqipërisë.

Kjo foto është botuar nga gazeta e njohur franceze “Le Miroir” e datës 20 qershor 1920, pra një javë pas atentatit.

Kur fotoja u botua për herë të parë disa vjet më parë u shkrua se Rustemi ishte torturuar barbarisht nga policia franceze.

Në fakt, sipas shumë dëshmive ai u godit menjëherë pas atentatit nga rojet e hotelit ku qëndronte Esati dhe shoqëruesit e tij.

Ai u mbajt në hotelin në rrugën Castiglione ku ndodhi atentati deri kur mbërriti policia.

Por 6 muaj më pas, më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës franceze i jep pafajësinë.

Më 24 dhjetor, tri javë pas lirimit, Avni Rustemi u kthye në Shqipëri ku u prit si hero.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si opozitar i Zogut dhe u zgjodh deputet në prefekturën e Kosovës (Kukësit sot).

Ai themeloi shoqërinë e njohur “Bashkimi”, të cilën Zogu e akuzoi se ishte organizatore e atentatit ndaj tij në sallën e Kuvendit më 23 shkurt 1924 nëpërmjet Beqir Valterit.

Pak ditë pas këtij atentati të dështuar ndaj Zogut në 20 prill 1924 rreth orës 16-17.00 Avni Rustemi qëllohet nga një person i quajtur Jusuf Reçi, në vendin që sot njihet si Sheshi Avni Rustemi (Pazari i Ri) në Tiranë.

Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas u çua në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemoragjia.

Opozita e kohës i kërkoi Zogut që të dorëzoheshin ideatorët e vrasjes.

Pas mosmarrjes së masave nga qeveria u organizua varrimi dhe opozitarët dhe mbështetësit e Avni Rustemit u nisën drejt Vlorës ku qëndruan të tërhequr. Atje u formua një komitet i drejtuar nga Fan Noli, prej të cilit lindi Lëvizja e Qershorit.

Avni Rustemi mban titullin “Hero i Popullit”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kush e dhunoi Avni Rustemin pas atentatit në Paris
Kush e dhunoi Avni Rustemin pas atentatit në Paris
https://1.bp.blogspot.com/-FhjHg1RpLfM/WoN-pJ6TsDI/AAAAAAAABqg/tzhAcuEQ4tYAgFN4PjgUZfWGhtsJ9K7QgCLcBGAs/s640/a-rust-2-1200x630-640x336.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-FhjHg1RpLfM/WoN-pJ6TsDI/AAAAAAAABqg/tzhAcuEQ4tYAgFN4PjgUZfWGhtsJ9K7QgCLcBGAs/s72-c/a-rust-2-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kush-e-dhunoi-avni-rustemin-pas.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/kush-e-dhunoi-avni-rustemin-pas.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy