Kush është pronari i varrezave greke të Këlcyrës, sot?

, Kush është pronari i varrezave greke të Këlcyrës, sot?

Nga Arben LLALLA – Kryeministri Edi Rama ulërin për dënimin e falsifikatorëve të tjetërsimit të pronave, dhe garanton hedhjen në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve. Është vjedhur prona duke përdorur një lidhje të shkurtër mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, është çelja e kësaj faze të dytë përmes një operacioni shumë të thellë dhe të suksesshëm të goditjes së çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale një interes të paligjshëm pasuror dhe një të drejtë tërësisht të falsifikuar mbi pronën. Dhënia fund e të gjithë kësaj historie skandaloze tejzgjatjeje dhe zvarritjeje përmes procedurave ligjore ka si parakusht goditjen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit”.Duke besuar se vërtetë do dënohen falsifikatorët e tjetërsimit të pronave ne do të ngremë hije dyshimi për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grek rënë më 1940 në Shqipërisë, çështje që e ngrenë çdo diplomat dhe politikan grek në takimet me përfaqësuesit shqiptar për përfundimin sa më shpejtë të tre varrezave të ushtarëve grekë, që bashkojnë në një vijë imagjinare të rënësh, Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Në takimet dypalëshe grekët ripërsërisin se ekziston një marrëveshje ndërshtetërore për këtë çështje, ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2009, dhe e ricikluar nga Edi Rama në dhjetor 2017 duke shpallur 28 tetorin festë kombëtare shqiptare në nderim të ushtrisë greke. Por Greqia ka festën e saj kombëtare më 28 tetor, të organizohen ceremoni përkujtimore, të udhëhequra madje edhe nga priftërinj ortodoksë të Shqipërisë, por që dinë t’u këndojnë kokallave në greqisht. Aq shumë tregojnë entuziazëm për këtë pikë, sa duket sikur ndarja e ujërave dhe çëshja e pronave çame, kalojnë në hije, sikur nuk kanë diskutuar asnjëherë diplomatët dhe politikanët e dy vendeve.Po t’i kthehemi angazhimeve të plota të palës shqiptare për të mos ua prishur dëshirat, miqve ngjittonë-fqinjë, nuk mund të mos bënim përballjen e dokumenteve me realitetin. Ndaj detyrohemi ta ngremë fuqishëm zërin, për një padrejtësi tjetër, që është bërë në kurriz të pronave që i përkasin popullit shqiptar. Dhe nuk do flasim aspak për mënyrën si u bënë zhvarrimet, apo për priftin Thomollari, që shpërtheu vite më parë, një bombë të atillë skandali që në KOASH edhe sot ia dëgjojnë gjëmën. Jo, do të flasim për një problematikë të re, që ndoshta nuk është kapur si duhet deri tani, fjala është për kishën e Shën Kollin të Grykës.Kur në VKM, flitet për shpronësim të trojeve ku do ndërtohen varrezat dhe një nga këto vendprehje është ndërtuar pikërisht në kishën e Shën Kollit të Grykës, atëherë sipas marrëveshjes, kjo pronë është shpronësuar. Pra, i është marrë Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk dihet kujt i është dhënë. Sipas kësaj marrëveshje kisha e Shën Kolli të Grykës, nuk i përket më shqiptarëve, por ka ndërruar pronar dhe destinacion.Siç tregojnë të moshuarit që banojnë në ato anë, kjo kishë është ndërtuar me paratë e çobenëve të zonës, të cilët po me të hollat e tyre kanë blerë dhe truallin ku është ndërtuar faltorja, dhe me shumë mundësi, sot, as ndërtuesit e kësaj kishe, blerës të truallit dhe ndërtues të kishës, por edhe pasardhësit e tyre dhe banorët e Këlcyrës, me shumë pak gjasa e dinë që ai vend, jo vetëm ka ndërruar qëllim, por me shumë mundësi edhe pronarin. Nëse kjo është e vërtetë dhe nëse kisha e Shën Kollit nuk është më pronë e Bashkësisë Ortodokse të Shqipërisë, kemi të bëjmë me një skandal dhe vjedhje prone të padëgjuar më parë në Shqipëri. (Marrëveshjet nuk citojnë se cili subjekt është pronar dhe kujdestar i këtyre mauzoleumeve pas shpronësimit).Të moshuarit në Këlcyrë thonë se kur kalonin automjetet aty pranë e përshëndesnin me bori vendin e shenjtë, këmbësorët ndaleshin për tu lutur. Dikur aty fëmijët e zonës kalonin pushimet në kampe verore në Manastir, por sot, gjithë ato gropa të hapura e varre të zbrazura dhe kutitë metalike me eshtra që mbushin kishën, ua shtrëngojnë zemrat e i mbushin me një ndjenjë trishtimi, pasi themeluesit dhe ndërtuesit e kësaj kishe, janë nëpërkëmbur, sepse kur e ngritën kishën e tyre, në asnjë rast nuk kishin si qëllim ta kthenin atë vend në varrezë, madje po të ishin ende gjallë do protestonin fort e do kërkonin llogari nga autoritetet e KOASH-it, sepse ua kanë rrëmbyer atë kishë qe e ndërtuan me gjakun dhe kursimet e tyre.Ndaj pyesim: A mund të na sqarojë dikush opinionin publik, se kush është pronari i varrezave greke të Këlcyrës, sot? A është akoma KOASH-i që i administron pronat e Bashkësisë Ortodokse në Shqipërisë, në rastin në fjalë është bërë shpronësimi? Nëse është shpronësuar e ka shitur apo e ka dhuruar pronën Greqisë? Në të dyja rastet me ç‘të drejtë e ka bërë këtë dhe me vendim të cilit organ apo autoriteti kishtar? Por edhe nëse e ka akoma si pronë, kush ua jep këtë të drejtë të tjetërsimit arbitrar të pronave kishtare, Sinodit, apo Kryepeshkopit që janë kujdestarë të përkohshëm të KOASH-it dhe do të zëvendësohen nga të tjerë, siç na mëson historia kishtare? Kjo do të jetë sërish paradoksale, nëse është akoma KOASH-i pronar. Ç’punë ka dhe mbi cilën traditë, një Kishë Ortodokse Autoqefale mund të administrojë apo mirëmbajë një varrezë ushtarake të një vendi tjetër? Prandaj askush nuk mund të bëjë ç‘të dojë më Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë që është pronë kombëtare dhe trashëgimi e gjithë shqiptarëve, as priftërinjtë, as peshkopët e as Kryepeshkopi. Pronarë dhe kujdestarë të kishave është populli që i ndërtoi dhe askush nuk mund t’ia rrëmbejë atij, për t’i bërë dhurata për qoka, e për të përfituar favore.Nëse ortodoksët e asaj zone, kanë blerë një truall dhe kanë ndërtuar një kishë për t’u falur, cili ka të drejtë pas kaq vjetësh t’ua rrëmbejë atë pronë dhe ta kthejë në varrezë? Nuk mundet që një grusht njerëzish apo më keq, një i vetëm që ka ardhur si misionar me qëllimin që ta krishtërizojë këtë popull, t’i rrëmbejë atij pronat e t’i dhurojë sa majtas djathtas. Shpresojmë që të paktën KOASH-i të mos ta ketë shitur kishën e Grykës së Këlcyrës, apo më keq të mos ta ketë falur atë, por nën ndonjë presion ekonomik a politik, të jetë detyruar t’i japë në përdorim këto prona, me gjithë peshën e përgjegjësisë historike që mbart, duke i kthyer nga faltore gjigande shpirtërore ku njerëzit luteshin e gjenin shërim, në varreza gjigande ushtarësh. Në çdo rast, ky veprim arbitrar i një Kryepeshkopit Anastasios që për më tepër është një ish-oficerë i zbulim dhe kundërzbulimit ushtar grek, përbën një skandal gjigant e kërkon sqarim dhe hetim. Ortodoksët në Shqipëri duhet të dinë se kush ua trajton pronat si t’i ketë të trashëguara nga babai, e jo sikur t’ia kenë besuar për t’i ruajtur e për t’ia kaluar ato të pacënuara, brezave që do e pasojnë.Nëse KOASH-i do ishte i detyruar për ndonjë përfitim a mbështetje për mbijetesë, le t’ia kalonte ndonjë pronë, me qera a koncension, por kurrsesi kishën pa asnjë kriter për përdorim ideologjik, tek një shtet tjetër. Lusim Zotin që të mos jetë bërë e njëjta gjë në Gjirokastër dhe Korçë, pra që të jenë falur e tjetërsuar kisha të tjera të shqiptarëve, pasi skandali do t’a kalonte çdo masë të përfytyrueshme. Kryepeshkop Anastasi me kopenë e tij nuk ka të drejtë t’u rrëmbejë pronat shqiptarëve dhe t’ua japë grekëve për varre.E keqja më e vogël do të ishte që të ishte ndërtuar vetëm një mauzoleum përkujtimor, në pronë të blerë ligjërisht dhe jo në truall kishtarë, nëse është falur trualli kishtar, ato tashmë konsiderohen të humbura dhe të pushtuara, pa të drejtë rikthimi. Kjo ngjarje kërkon hetim dhe sqarim, si nga organet tona kompetente, pasi ne nuk mund të lëmë askënd që trashëgiminë tonë kombëtare kulturore të na e kalojnë tek një komb tjetër, si dhe nga brenda Bashkësisë Ortodoksët Shqiptarë duhet të kërkojnë llogari për rrëmbimin e pronave të blera me gjakun e të parëve tanë.Prandaj, Kryepeshkop Anastasi nëse nuk i lenë trajtimet intensive me fizioterapi që po merr në atdheun e tij, për të rigjetur ekuilibrin dhe forcat e humbura për të vazhduar detyrën, detyrë që duket se ka dritëhijet e veta, ndoshta ai duhet ta sqarojë edhe njëherë pozicionin e tij, mirë kësaj here, sepse historia e thotë mendimin e saj bazuar në dokumente dhe fakte, kur pashmangshmërisht figura e tij është për t’u marrë në studim, qëllimi dhe roli në Shqipëri./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button