Legjenda e futbollit shqiptar që ndryshoi rregullin e UEFA-s, aplikohet edhe sot

46 vite më parë në Shkodër luhej ndeshja finale për Kupën e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Besës, një ndeshje në dukje pa ndonjë rëndësi të veçantë jashtë kufijve, por që mbart një historik të veçantë.

Fundi i kësaj finaleje mbart në vetvete edhe një ndryshim rrënjësor në futbollin evropian që doli pikërisht nga ky takim. Takimi i parë në Kavajë kishte përfunduar 2-0 për vendësit dhe po aq përfundoi edhe ndeshja e kthimit në Shkodër. Vendësit arritën të kthenin gjithçka falë dy penalltive të kthyera në gol nga Ramazan Rragami.

Kështu, takimi shkoi në shtesë dhe më pas sërish te pika e bardhë e 11-metërshave. Për Vllazninë, te pika e bardhë u afrua për pesë herë radhazi sërish Ramazan Rragami, duke shënuar që të pesta goditjet e bëra. Ndërsa nga ana tjetër, kavajasit arritën të shënonin vetëm tri penallti me Nimet Merhorin, pasi e fundit nuk u gjuajt fare (për shkak e nuk vlente më) sepse njëra prej tyre ishte pritur mjeshtërisht nga ish-legjenda e portës kuqeblu, Paulin Ndoja.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në futbollin botëror që një lojtar të gjuante të gjitha penalltitë (atëherë nuk ekzistonte rregulli që një lojtar duhet të gjuajë vetëm një penallti) dhe ky fakt bëri aq bujë, sa UEFA vendosi të ndryshojë rregullin e gjuajtjes së penalltive nga i njëjti person, shkruan “Konica.al”.

Para vitit 1972, nëse ndeshja u besohej penalltive nga barazimi në minutat e rregullta, rregullorja e deriatëhershme përcaktonte që 5 penalltitë e ekipit të gjuhen vetëm nga një lojtar. Ishte Rragami me saktësinë e tij që u bë shkak i ndryshimi të këtij rregulli.

Instancat më të larta të futbollit vendosën që gjuajtjet nga pika e bardhë të ekzekutohen nga 5 lojtarë, përkatësisht një gjuajtje-një lojtar.

Kuptohet që fjala është vetëm për penalltitë pas kohës së rregullt.ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9251,Camëri,117,Editorial,2030,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,287,Kosovë,2683,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Legjenda e futbollit shqiptar që ndryshoi rregullin e UEFA-s, aplikohet edhe sot
Legjenda e futbollit shqiptar që ndryshoi rregullin e UEFA-s, aplikohet edhe sot
Legjenda e futbollit shqiptar që ndryshoi rregullin e UEFA-s, aplikohet edhe sot
https://3.bp.blogspot.com/-sHOJk7eNU0s/WnjGy7y_3gI/AAAAAAAARm4/aZDYx7spTZg7iBKMU1Ntp5pIpnPDqPL7QCLcBGAs/s640/Ramazan-Rragami.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-sHOJk7eNU0s/WnjGy7y_3gI/AAAAAAAARm4/aZDYx7spTZg7iBKMU1Ntp5pIpnPDqPL7QCLcBGAs/s72-c/Ramazan-Rragami.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/legjenda-e-futbollit-shqiptar-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/legjenda-e-futbollit-shqiptar-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy