Liqeni i Ohrit në UNESCO, Shqipëria dorëzon dosjen

Shqipëria dorëzoi dje Dosjen e Kandidimit të rajonit të Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, përmes rrjetit social “Facebook”, informoi se pas një pune të gjatë përgatitore, e gjithë dosja voluminoze, me vlerat e pamohueshme natyrore dhe kulturore të liqenit është tashmë në Qendrën e UNESCO-s në Paris, në pritje të miratimit nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore.

“Një lajm i bukur për t’u ndarë me ju miq! Liqeri i Lasgushit, poezive të dashurisë dhe natyrës piktoreske në çdo stinë, me pasuritë e tij natyrore dhe kulturore është tashmë në sprovën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s! Pas një pune të gjatë përgatitore, e gjithë dosja voluminoze, me vlerat e pamohueshme natyrore dhe kulturore të liqenit është tashmë në Qendrën e UNESCO-s në Paris, në pritje të miratimit nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore. Përgatitja e dosjes nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit u realizua nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, ekspertët e fushave respektive, institucioneve lokale dhe pushtetit vendor”, shkruan Klosi.

Bashkë me dosjen e nominimit, sipas Klosi, është tashmë dhe suplementi i Planit të Menaxhimit të rajonit të Liqenit të Ohrit, që do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës, duke siguruar, bashkëpunuar dhe shkëmbyer eksperiencën në kontekst ndërkufitar.

Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që mbajnë “pasaportën” e UNESCO-s, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958.

Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jomateriale të botës, midis 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut.

Ndërsa “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde” (Kujtesa e botës)./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Liqeni i Ohrit në UNESCO, Shqipëria dorëzon dosjen
Liqeni i Ohrit në UNESCO, Shqipëria dorëzon dosjen
https://3.bp.blogspot.com/-asIpKZr3Ywo/WnRASgvdN7I/AAAAAAAARIw/cfGEaqk4iTUbtHOPY4RMlE9pY0l9UBYtQCLcBGAs/s640/Screenshot_16-19-770x470.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-asIpKZr3Ywo/WnRASgvdN7I/AAAAAAAARIw/cfGEaqk4iTUbtHOPY4RMlE9pY0l9UBYtQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_16-19-770x470.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/liqeni-i-ohrit-ne-unesco-shqiperia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/liqeni-i-ohrit-ne-unesco-shqiperia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy