Llalla si sinjal: Tërmeti politik që pritet të ndodhë në Tiranë para vizitës së Jean Claude Juncker

Vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për futjen në “listën e zezë” të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pritet që në ditët në vijim të ndiqet edhe për emra të tjerë.

Ndërkohë pas Uashingtonit, pritet që edhe BE të ndërmarrë sanksione të ngjashme për ata që konsiderohen “peshq të mëdhenj”.

Siç mësohet, përpara se Kryetari i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker të vizitojë Shqipërinë, parashikohen të “kërcasin” prangat për emra shumë të rëndësishëm në vend.

Juncker do të vizitojë Tiranën në fillim të muajit mars, ku kryen një tur ballkanik tek vendet që do t’u hapet drita jeshile në Samitin e Sofjes.

Javën e ardhshme do të mbërrojnë në Tiranë një ekip i madh ekspertësh nga Bashkimi Europian, të cilët do të marrin në dorë menaxhimin e Kufijve, si dhe do të sjellim evidence të llogarive bankare të fshehura të krimit të organizuar dhe të korrupsionit shqiptar.

Një burim nga një agjenci e rëndësishme ligjzbatuese, bëri të ditur se vizita e kryetarit të Komisionit Europian në Tiranë do të duhet të shënohet me një provë të fortë nga ana e Tiranës zyrtare. Prova konsiston në atë që reforma në drejtësi të nisë konkretisht të japë efektet e saj në ndjekjen penale të disa prej emrave më të lakuar në vend.

Prej disa javësh kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar disa ekspertë të policisë së Gjermanisë, Holandës dhe Britanisë së Madhe që kanë sjellë me vete dosje të grupeve të mëdha të baronëve të drogës në Europë.

Këto dosje, që deri tani nuk janë afruar në zyrat e Prokurorisë nga frika e dekonspirimit, janë dorëzuar tashmë në tavolinën e Arta Markut.

Një sinjal i ka ardhur qeverisë së Tiranës nga Brukseli, se vizita në Jean Claude Junckerit në mars, pritet që të sjellë dy kushte afatshkurtëra për Edi Ramën që t’i realizojë deri në muajin maj.

Kushtet priten të shpallen live nga Juncker.

Për vendimin që do të marrin liderët e BE-së për hapjen e negociatave ka një konsensus të gjerë ndërmjet Partisë Popullore Europiane dhe grupit socialist.

Kjo u pa e qartë gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit në Tiranë, ku më entuziastët për hapjen e negociatave ishte Eduard Kukan, deputet i Partisë Popullore sesa kolegët e tij socialistë.

Gjatë debatit dyditor që u zhvillua në Tiranë, europarlamentarët kanë bërë të qartë vendimin e tyre politik për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë në maj.

Por kjo dritë jeshile nuk parashikon “Carta Bianca” për Edi Ramën. Përkundrazi, do jetë një monitorim thuajse total të punës së qeverisë shqiptare. Siç mësohet Rama ka rënë dakord që BE të monitorojë policinë, kufijtë por edhe buxhetin shqiptar.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë është zgjeruar me logjistikë të plotë që do të merret me monitorimin e qeverisë shqiptare.

Nga EULEX kanë mbërritur pajisje që përveç monitorimit të kufijve, trafiqeve, pritet që të kenë akses edhe në përgjimin e telefonatave.

Ditë më parë në Tiranë ishte “Ministri i Brendshëm” i BE-së, greku Avramopulos, i cili shpalli fillimin e zbatimit të programit FRONTEX edhe në Shqipëri.

FRONTEX nuk është gjë tjetër veçse sistemi unik i Bashkimit Europian për menaxhimin e kufijve. Ky sistem është unifikuar edhe më shumë pas dyndjeve të refugjatëve në vitin 2015.

Përveç regjistrimit të të dhënave nga lëvizjet në kufijtë e Shqipërisë për çdo njeri apo mall që kalon, oficerët europianë do të kenë të drejtë të ndërhyjnë menjëherë kur e shihin të arsyeshme ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndërkaq, në lidhje me sanksionet që pritet të ndërmerren nga Brukseli për ata që quhen “peshq të mëdhenj”, modeli do të jetë si për oligarkët rusë: bllokim të pasurisë, ngrirje të aseteve dhe ndalim qarkullimi në 28 vendet e Bashkimit Europian. Dhe Llalla përbën një sinjal… (Tesheshi.com)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Llalla si sinjal: Tërmeti politik që pritet të ndodhë në Tiranë para vizitës së Jean Claude Juncker
Llalla si sinjal: Tërmeti politik që pritet të ndodhë në Tiranë para vizitës së Jean Claude Juncker
https://2.bp.blogspot.com/-INZO1WXs7_8/WoYk6S2gRBI/AAAAAAAAB4o/iS8mhema1VgHaiIm0-Ei6IQQ95Z8w8YPgCLcBGAs/s640/safe_image-6-640x427.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-INZO1WXs7_8/WoYk6S2gRBI/AAAAAAAAB4o/iS8mhema1VgHaiIm0-Ei6IQQ95Z8w8YPgCLcBGAs/s72-c/safe_image-6-640x427.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/llalla-si-sinjal-termeti-politik-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/llalla-si-sinjal-termeti-politik-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy