Llalla sulmon ambasadorin Lu: Keqinformove! DASH: I përfshirë në korrupsion. S’do hyjë kurrë në SHBA.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur për një gazetë të njohur amerikane, lidhur me ndalimin që i është bërë atij dhe familjes së tij për të hyrë në SHBA.

“Jam i sigurt se ky është një vendim i marrë bazuar te keqinformimi i që i ka dhënë për mua ambasadori Lu, Departamentit të Shtetit”, – u shpreh Llalla.

Llalla tha se viza e tij dhe e gruas së e tij u eliminua vitin e kaluar sepse bashkëshortja e tij udhëtoi për në SHBA me një pasaportë diplomatike për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo i shte shtatazënë në atë kohë të udhëtimit, tha ai, dhe gruaja e tij e lindi fëmijën e tyre teksa ishte në SHBA. Llalla tha më pas se Lu-ja i kishte thënë se zyrtarët nuk mund të përdorin vizat diplomatike për vizita private.

Llalla tha se nuk e di se çfarë provash për korrupsion kanë SHBA-të ndaj tij, por ai fajësoi Lu-në për këtë çështje, duke thënë ky i fundit “ka keqinformuar dhe keqinformon qëllimisht”.

“Ai më ka sharë mua, familjen time dhe gjithashtu të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë përfshirjen në korrupsion të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Pas publikimit te vendimit te Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson mbi ndalimin e udhëtimit te Llallës dhe familjareve te tij ne SHBA, Vizion Plus iu drejtua me nje kërkese Zyrës se Shtypit te Departamentit te Shtetit Amerikan, lidhur me provat mbi të cilat u bazua ky vendim.

Ne përgjigjen e mbërritur saktësohet se: “Sekretari mori informacione të besueshme se z. Llalla ishte përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë detyrës të tij si Prokuror i Përgjithshëm”.

Vizion Plus pyeti Departamentin e Shtetit edhe mbi faktin nëse ky kufizim per Adriatik Llallën dhe familjaret e tij është i përkohshëm apo pa afat.

“Përcaktimet nuk janë të kufizuara në kohë. Kur një individ është vendosur të jetë i papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, ai individ nuk do të jetë në gjendje të marrë vizën dhe nuk do të lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, neni 7031 (c) lejon heqjen dorë në rrethana të caktuara“, sqaron DASH.

Nuk dihet ende informacioni konkret që SHBA disponon për Llallën, por duket se ai mund të shërbejë për të vënë në lëvizje prokurorinë.

Vendimi i Departamentit Amerikan te Shtetit vjen në kohën kur reforma në drejtësi është në hapat e para të zbatimit e kur procesi i vetingut ka përfshirë krerët e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Llalla hoqi dorë nga e drejta për të mbetur pjesë e sistemit, por ky vendim nuk e ka shpëtuar nga verifikimi që ka nisur.

Gjatë qëndrimit në detyrë Llalla shënoi nje sere përplasjesh dhe akuzash me Ambasadorin Amerikan Donald Lu.

Nderkohe qe Departamenti Amerikan i shtetit i është përgjigjur një pyetje të Report TV në lidhje me shpalljen ‘Non Grata’ të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij.

Nga përgjigja e marrë tregohet se ky është rasti i parë kur një sekretar shteti merr një vendim kaq ekstrem dhe e shpall publikisht.

Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit në përgjigjen dërguar Report TV përmes postës elektronike thotë: “Seksioni 7031 përfshin kërkesën që duhet të ndërmarrë Departamenti i Shtetit për të publikuar ose në mënyrë private për ndalimin e personit. Ky lloj autoriteti është efektiv që prej vitit 2008 dhe ky është rasti i parë i një ndalimi publik bazuar në ligjin 7031 .”

Nga kjo përgjigje duket qartë se për herë të parë 10 vjet pasi, ky ligj amerikan ka marrë fuqi, aplikohet për një ish zyrtarë të lartë të drejtësisë shqiptare.

Ky vendim tregon rëndësinë që Departamenti Amerikan i shtetit i jep reformës në drejtësi dhe në rastin konkret rolit të ish prokurorit Adriatik Llalla.

I dërguari Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri Donald Lu kohë më parë ishte shprehur publikisht se kryeprokurori ishte bërë pengesë për reformën në drejtësi.

Pas largimit nga drejtimi akuzës shqiptare dhe dorëheqjes nga sistemi drejtësisë , amerikanët shkuan deri në këtë vendim ekstrem sa ti ndalojë futjen në SHBA atij dhe familjes së tij.

Në vendimin e bërë publik nga sekretari i shtetit Rex Tillerso nënvizohet se ky vendim merret për shkak të përfshirjes së Z. Llalla në mënyrë ‘domethënëse’ në korrupsion ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Adriatik Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur ai u zëvendësua nga Arta Marku./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Llalla sulmon ambasadorin Lu: Keqinformove! DASH: I përfshirë në korrupsion. S’do hyjë kurrë në SHBA.
Llalla sulmon ambasadorin Lu: Keqinformove! DASH: I përfshirë në korrupsion. S’do hyjë kurrë në SHBA.
DASH: I përfshirë në korrupsion. S’do hyjë kurrë në SHBA. Llalla sulmon Lu: I keqinformove!
https://2.bp.blogspot.com/-ULB1h8q0zi8/WodfBkUI_5I/AAAAAAAAB6E/gAvujY0DxNwG45wMW2X7z6ESC2KOP3UvQCLcBGAs/s640/Llalla1_2.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-ULB1h8q0zi8/WodfBkUI_5I/AAAAAAAAB6E/gAvujY0DxNwG45wMW2X7z6ESC2KOP3UvQCLcBGAs/s72-c/Llalla1_2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/llalla-sulmon-ambasadorin-lu.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/llalla-sulmon-ambasadorin-lu.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy