Majko me Senatorin e Miçiganit: Plane për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ka zhvilluar një takim me Senatorin e shtetit të Miçiganit, njëkohësisht Kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Senat, Gary Peters.

Pasi e falenderoi Senatorin Peters për punën e tij në mbështetje të komunitetit shqiptar në Miçigan, Ministri Majko e informoi atë mbi përpjekjet që po bëhen në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të forcuar marrëdhëniet me diasporën shqiptare kudo në botë.

Majko veçanërisht u ndal tek rëndësia që qeveria i kushton komunitetit shqiptar në SHBA, si një prej komuniteteve më të mëdha.

“Po punojmë për të mundësuar një koordinim më të mirë të shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm për një përfaqësim më të madh të tyre në vendin pritës, por edhe krijimin e lidhjeve më të forta mes anëtarëve të komunitetit”, u shpreh Ministri, sipas të cilit kjo do të mundësoje ruajtjen e identitetit kombëtar.

Majko gjithashtu foli lidhur me planet për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA.

Nga ana e tij, Senatori Peters u shpreh se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Miçigan, janë pasuri për shtetin që ai përfaqëson. Ai bëri të ditur se do të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Senatori iu referua rastit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht shkollimit e kualifikimit profesional, rrezikojnë deportimin nga mos arritja e një marrëveshje për DACA-n, programi që mbron mijëra emigrantë ne vend.

Në fund, Senatori Peters i shprehu mirënjohjen e tij Majko për rolin e Shqipërisë në strehimin e MEK-ëve, duke nënvizuar se ky gjest tregon se Shqipëria është një mik i vërtetë i SHBA./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Majko me Senatorin e Miçiganit: Plane për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA
Majko me Senatorin e Miçiganit: Plane për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA
https://1.bp.blogspot.com/--5nejYdyeJQ/WnzvM63bc8I/AAAAAAAABNE/mgsBwNhJEwQhhwlz7PdzC6dZ_m_2v5R2ACLcBGAs/s640/majk.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--5nejYdyeJQ/WnzvM63bc8I/AAAAAAAABNE/mgsBwNhJEwQhhwlz7PdzC6dZ_m_2v5R2ACLcBGAs/s72-c/majk.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/majko-me-senatorin-e-miciganit-plane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/majko-me-senatorin-e-miciganit-plane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy