Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec… një mrekulli e vogël

Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse është ndërtuar në një truall piktoresk në ishullin e Zvërnecit, buzë lagunës së Nartës. Kisha rrethohet nga mjediset e manastirit, ndërtesa me arkitekturë tradicionale, me çardak në katin e dytë që hapet ndaj kishës. Ajo është e tipit kryq i lirë me kupolë me narteks, si dhe ekzonarteks e një hajat të hapur në anën veriore, të cilët janë shtuar më vonë.

Naosi ka në planimetri formën e kryqit, me krahun lindor dhe atë perëndimor më të gjatë se dy krahët e tjerë, verior dhe jugor. Në fund të krahur lindor ndodhet absida.

Mjedisi i altarit ndahet nga naosi nga një ikonostas prej druri, i gdhendur me figura floreale e zoomorfe. Qemerët cilindrik mbajnë peshën e kupolës mbi tambur, që ngrihet mbi trekëndësha sferik.

Kisha e Zvërnecit është një ndërtim me vlera arkitektonike. Ndërtuesit e kanë arritur këtë nëpërmjet përpjestimeve dhe trajtimit të fasadave me harkada, copëzimeve të mureve nëpërmjet krahëve të kryqit dhe kupolës mbi tambur që nënvizojnë vertikalitetin, i cili ekuilibron deri në një farë mase zgjatjen e narteksit.

Funksioni: Objekt kulti, i ritit ortodoks. Ka shërbyer si manastir dhe vazhdon ta ruaj këtë funksion.

Hyrja: Monumenti është i vizitueshëm pa biletë.

Itinerari: Udhëtimi drejt monumentit mund të bëhet me automjet, por edhe në këmbë. Ai është 12 km larg ose 23 min me automjet nga qyteti i Vlorës. Për kalimin në ishull është ndërtuar një urë druri./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec… një mrekulli e vogël
Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec… një mrekulli e vogël
Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec… një mrekulli e vogël
https://4.bp.blogspot.com/-vDicL8BwgbI/WndS3MEHCBI/AAAAAAAARfM/pO2F9qatrcAM6VDFYCgApPoiP5fjJrH3wCLcBGAs/s640/auto_27629496_2081274758773507_1464204957036667597_o1517573513.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-vDicL8BwgbI/WndS3MEHCBI/AAAAAAAARfM/pO2F9qatrcAM6VDFYCgApPoiP5fjJrH3wCLcBGAs/s72-c/auto_27629496_2081274758773507_1464204957036667597_o1517573513.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/manastiri-i-shen-merise-ne-zvernec-nje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/manastiri-i-shen-merise-ne-zvernec-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy