Markoviq: Mbi 85 % e malazezëve ishin kundër njohjes së Kosovës, por ne e njohëm – ratifikojeni demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Mali i Zi mund të ndihmojë Kosovën në fazën e forcimit të potencialit të brendshëm dhe ndërtimit të institucioneve në mënyrë që Kosova të sigurojë perspektivën evropiane dhe euro-atlantike.

Markoviq, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se Mali i Zi dëshiron ta shohë Kosovën në BE dhe në NATO dhe se në këtë aspekt do të mbështes dhe ndihmojë institucionet e Kosovës, në rast se do të ketë kërkesë nga autoritetet e Kosovës.

“Unë jam për hyrje të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE. Natyrisht, jo pa meritë, por sipas cilësisë së procesit që udhëheqin shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se BE duhet të jetë më e hapur karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor kur kemi të bëjmë me politikën e zgjerimit. Momentalisht, BE na sheh si vende me mungesë të vlerave evropiane e demokratike, si vende që duhet të disiplinohen administrativisht në mënyrë që një ditë të mund të jenë në Bashkimin Evropian”, shtoi Markoviq, transmeton Koha.net.

Sipas kryeministrit malazez, shtetet e rajonit kanë traditë, kanë kulturë dhe vlera, por për shkak të rrethanave të ndryshme historike në të kaluarën, kanë humbur rastin për perspektivë evropiane.

“Për këtë kërkojmë nga Bashkimi Evropian që qartë të dërgojë porosi për vizionin e zgjerimit dhe perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë, natyrisht, edhe Kosovën. Për këtë arsye, ky vit është kyç për ne sepse kemi disa ngjarje të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen e secilit vend individualisht dhe rajonit në tërësi”, tha Markoviq.

Ai ka thënë se në takimin e së martës me Haradinajn në Prishtinë, do të kërkojë nga ky i fundit që të marrë një vendim të guximshëm, që është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.

“Duhet marr vendime të cilat u sigurojnë qytetarëve më shumë sesa që kanë sot. Kur Mali i Zi zgjodhi ta njohë Kosovën, klima politike në Mal të Zi ishte e shfrenuar. Mbi 85 për qind e qytetarëve ishin kundër vendimit të Qeverisë për të njohur Kosovën. Por ne, megjithëkëtë, e njohëm Kosovën. Do të thosha se, për shkak të vendimeve të tilla dhe vizionit të tillë që qeverisja e atëhershme malazeze ka pasur, Kosova sot gëzon një pjesë të beneficioneve si vend që ka perspektivë evropiane dhe auro-atlantike dhe stabilitet si nevojë kyçe e rajonit”, porositi Markoviq, ndërsa ka theksuar se vendi i tij nuk i marr as edhe një centimetër territor Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Markoviq: Mbi 85 % e malazezëve ishin kundër njohjes së Kosovës, por ne e njohëm – ratifikojeni demarkacionin
Markoviq: Mbi 85 % e malazezëve ishin kundër njohjes së Kosovës, por ne e njohëm – ratifikojeni demarkacionin
https://1.bp.blogspot.com/-FHvJIdv4npA/Wne0go6MZTI/AAAAAAAAA9E/O8tgBnd3bbsIfW0iVLuRiIb5l6iSJCfhgCLcBGAs/s640/auto_dushko_markoviq_923413491517741556-640x450.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-FHvJIdv4npA/Wne0go6MZTI/AAAAAAAAA9E/O8tgBnd3bbsIfW0iVLuRiIb5l6iSJCfhgCLcBGAs/s72-c/auto_dushko_markoviq_923413491517741556-640x450.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/markoviq-mbi-85-e-malazezeve-ishin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/markoviq-mbi-85-e-malazezeve-ishin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy