Marrëveshja e detit me Greqinë, koloneli shqiptar: Ndihem i befasuar

Koloneli i Detit, Pasha, i tha gazetës “Panorama” se ndihet i befasuar nga qëndrimi i deritanishëm inekzistent i shumë institucioneve shqiptare, si Akademia e Shkencave, Instituti Gjeografik Ushtarak, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, por dhe Komanda e Forcave Detare, të cilat kanë lidhje me studimin e hapësirave detare të Shqipërisë, me njohjen Ligjore të Ligjit të Detit në delimitimin me fqinjët të këtyre hapësirave.

 

Sipas tij, në publik po sqarojnë negociatat me Greqinë vetëm politikanët, të cilët nuk e njohin realisht problemin e llogaritjes së kufijve detarë, por as dhe përmbajtjen e Konventave Ndërkombëtare të Detit.

Ai i kërkon qeverisë që të konsultohet me Komandën e Forcave Detare se a rrezikojnë negociatat me Greqinë që Shqipëria të humbë përsëri hapë- sira të saj ujore. Duke u ndalur te shkëmbi Barketa, Koloneli i Detit, Myslim Pasha, i kërkon qeverisë shqiptare dhe negociatorëve që në lidhje me këtë koordinatë të mos zbatojnë “metodën e baraslargësisë”, pasi aplikimi i kësaj metode në 2009, çoi në një ndarje të deformuar të kufirit detar me Greqinë, duke humbur sipërfaqe të mëdha dhe Shelf Kontinental me pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

MYSLIM PASHA

“Që nga viti 2009, janë afër nëntë vjet…’Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka! Veç nji motër nat’ e ditë te kryet, Ja lan varrat me ujt e gurrës nand vjeçe’, thotë një nga këngët e Eposit dhe çështja e ndarjes detare, që është një epizëm diplomatik, vijon të ketë një ndjeshmëri aq të lartë, ndërsa shteti nuk funksionon në Piramidën e strukturës së tij. Në gjumin e Arkivës sogjeton për nandë vjet si roje vetëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk e bëjnë gjumin rehat shtetarët e parë të Paktit të Tradhtisë. Ndërkohë, flenë rehat negociatorët që ende janë në institucione, flenë Akademia e Shkencave, Instituti Gjeografik Ushtarak, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik. Sa i përket Komandës së Forcave Detare, ne ndalim njëfarësoj që të mos hyjmë në terma ushtarakë të Sigurisë…por edhe për atë mund ta them një opinion: “Në vitin 2009 humbët betejën dhe hapësirën detare të Shqipërisë duke ia lënë në pushtim fqinjit jugor”.

Kjo është e rëndë, por e vërtetë! Kush duhet ta pyesë Komandën e Forcave Detare se ç’hulumtime ushtarake të sigurisë dhe ç’përgatitje profesionale ka bërë që të përballojë një betejë të re që po përgatitet?! A kemi guxim të njoftojmë apo të kujtojmë ministrat apo ish-ministrat për këto “nandë vjet”, që kaluan dhe ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë Detin tonë!?

Këtë pyetje dhe këtë kontroll të rreptë duhet që t’ua bëjë qeveria e asaj që sot thuhet: Shqipërisë që Duam! Por a është kjo: “Shqipëria që Duam!? Kur kohët e fundit është dashur që ministri i Jashtëm grek dhe pas dallgëzimit pakuptim të opinionit, të dalë edhe Kryeministri i Shqipërisë për të sqaruar terma, parime, metoda në përafrim të Negociatave?! Dhe asnjë specialist, asnjë përfaqësues nga këto institucione të shtetit, nuk ka dalë.

Kjo është shumë e rëndë! Në të gjithë mediumet, emisionet televizive, nga shumë politikanë që janë pyetur nuk kanë sqaruar asgjë, ata nuk e njohin problemin. Kjo ka bërë që të vijojnë edhe demonstrimet e shoqërisë civile, të cilat kanë moton: “Koha është e maskarenjve! Po Deti është i shqiptarëve!”

Barketa

Asnjë studim hartografik nuk është bërë në këto nëntë vjet për natyrën e tij hidrografike dhe hartografike të hapësirës detare, që u tentua të delimitohej në vitin 2009. Po kësisoj, nuk është bërë asnjë matje me teknologji të reja elektronike dhe asnjë diskutim i veçantë se si lindi çështja “Barketa” pas Paktit të tradhtisë që s’ekziston më. Pozicionimi gjeografik i Barketës është shumë i rëndësishëm për ta trajtuar si një nga rastet kur “metoda e baraslargësisë” të çon në udhë qorre. Kjo metodë çoi në “pushtimin” paqësor të hapësirës detare të Detit Territorial të Shqipërisë.

“Barketa sjell përshtypjen e njohur se deti me këtë shkëmb bën një lojë të vijueshme, e nxjerr dhe e fut sërish në gjirin e tij. Ai është një shkëmb detar nënujor dhe bëhet lojë e procesit të baticë- zbaticës.

Kjo dukuri në këtë zonë bën që rritja e nivelit të baticës të arrijë në më shumë se 0,5 metër. Ky nivel e afron mbytjen e tij, e cila në dallgëzim mbi mesatar fshihet në ujërat detarë. Kështu që, ai nuk mund të quhet ishull, sikundër përdoret në toponimet që shkruhen.

Shqiptarët e këndejmë e quajnë “ishulli i Pleshtit”( i vogël sa një “plesht”), syprina sipërore e tij merr formën e një cekine. Ajo që bëri përshtypje të menjëhershme, me shikim të parë, gjatë konstatimit dhe ballafaqimit me Paktin Detar që u hodh poshtë, “si është e mundur që matja e ndarjes detare në Zonën e Ksamilit të fillonte nga ky shkëmb detar (cekinë ujore)?!” Të gjithë habiten, ndiehen të fyer, të pushtuar në detin e tyre. Ja, kjo ka ndodhur në Paktin Detar të tradhtisë. Tani le të njihemi me përmasa dhe akte ndarjeje, që janë dëshmi të pakapërcyeshme.

2. Cilat janë njësitë hidrografike dhe gjeografike që e rrethojnë këtë shkëmb detar (cekinë detare)? Në Lindje është Kepi i Mërtesës (Ksamil- Shqipëri), ndërkaq në drejtim të jugut, është vija bazore e gjirit të Tetranisit, i cili është Gji i Mbyllur.

Vija e Gjirit të Mbyllur është njëlloj si hapësirë tokësore e Integritetit Territorial. Në Perëndim është Korfuzi me njësinë e Kepit Varvara si dhe në veriperëndim është ishulli i dukshëm, kodrinë mbiujor, Tignoso (Peristerit), i cili është në brendësi të hapësirës ujore, pra tej vijës së përfytyruar si të mesme.

Janë kryer matje nga brigjet shqiptare me GPS (Global Position System) duke përcaktuar pozicionimin gjeodezik të shkëmbit Barketa. Në një hartë greke, e cila ndodhet tashmë në Institutin Gjeogrfik Ushtarak, janë bërë matje dhe përqasje të largësive të përcaktuara nga të cilat rrjedh se: -Largësia Barketa- vija bazore e Gjirit të Tetranisit është 1900 metra. -largësia Barketa- Kepi Varvara është 1932 metra. Barketa, si qendër gjeometrike e shkëmbit, është 32 metra tej, pra në perëndim të pikës së përfytyruar të mesit. Kujt i ka takuar “Barketa”?

Kush ia ka aneksuar Greqisë këtë shkëmb-cekinë detare, që ndodhet brenda ujërave detare të Shqipërisë? Ndërkaq, nga Protokolli i Firences dihet se ekziston vetëm një frazë: “Mespërmes Kanalit të Korfuzit” Në dokumente të Marinës Detare thuhet dhe emërtohet se kjo njësi hidrografike i takon Greqisë. 3. Shqipëria përfitonte vetëm 950 metër, kurse Greqia 2850 metër!!

Në Paktin Detar të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, vetëm në këtë njësi, duke marrë parasysh metodën e baraslargësisë, cekina detare (shkëmbi), i njëjti standard detar Territorial sikundër edhe Dheut Kontinental në Ksamil, Greqia përfitoi në atë botë 2850 metër, ndërsa Shqipëria e nëpërkëmbur vetëm 950 metër( kaq e turpshme për shqiptarët). Kjo është dëshmia tronditëse pse duhet të rinegociohet Marrëveshja e Detit për një zgjidhje të Drejtë dhe të Ndershme! A dëgjojnë institucionet e Shqipërisë që Duam?! /Panorama//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshja e detit me Greqinë, koloneli shqiptar: Ndihem i befasuar
Marrëveshja e detit me Greqinë, koloneli shqiptar: Ndihem i befasuar
Marrëveshja e detit me Greqinë, koloneli shqiptar: Ndihem i befasuar
https://4.bp.blogspot.com/-ukAIuIUnWY8/WoMIQ6fa0MI/AAAAAAAASmU/7coAhkoen60CnW6rhskNIyErTz-yyAxrACLcBGAs/s640/odeti.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-ukAIuIUnWY8/WoMIQ6fa0MI/AAAAAAAASmU/7coAhkoen60CnW6rhskNIyErTz-yyAxrACLcBGAs/s72-c/odeti.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/marreveshja-e-detit-me-greqine-koloneli.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/marreveshja-e-detit-me-greqine-koloneli.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy