Mbesa e Ismail Qemalit - mbretit Zog: Mëshirë, na lidh pension jetik

Belkis Vlora, vajza e vajzës së Ismail Qemalit, Myvedetit, jetonte në vështirësi të mëdha financiare në mesin e viteve’30-të. Ajo ishte nëna e një vajze, Nerminit (Nermin Falaschi, nëj prej aktivisteve të njohura të shekullit XX) e cila në atë kohë shkollohej në Institutin Femnor. Mbesa e ismail Qemalit, Belkisi kishte mbetur pa asnëj mbështetje financiare pas vdekjes së të vëllait të saj Reshidit, i cili deri atëherë i kishte ndihmuar nënë e bijë me rrogën e tij të nënpunësit. E gjendur në këto rrethana të vështira, Belkiz Vlora vendos ti shkruajë një letër mbretit Zog, duke ju lutur që ta ndihmojë me një pension jetik të paktën derisa vajza e saj Nermini të përfundonte shkollën.

Lutja e saj e shkruar me dorë, ruhet ende sot në fondin personal të letrave të mbretit Zog në AQSH. Për lexuesit tanë e sjellim t ëplotë tekstin e saj të zbardhur sipas origjianlit dhe faksimilen e dokumentit.

dosieri

Ja letra e plotë e Belkis Vlorës:

N. M.

E nënëshkruara, Belkis Vlora, mbesa e të ndjerit Ismail Qemal, vinj me anë të kësaj lutjeje të parashtronj hallin t’im dhe të kërkonj mëshirën e N. M. Suaj:

Deri më vjet kemi jetuar me ndihmën e të mjerit vllajt tonë, Reshid, nëpuns në Ministrinë Botore, por nga roga e të ndjerit neve nuk na bje nonjë pjesë pensioni, kështu që tani kam mbetur fare pa mështetje dhe pa nonjë ndihmë, sidomos që edhe çupa ime Nermin gjendet në klasë të gjashtë të Institutit Femnor, dhe spenzimet e saj shkollore dita ditës po shtohen dhe bahen mâ të randa.

Duke ditur mëshirën e lartë të N.M. Suaj lutem përulësisht të na shpëtoni nga nevoja materiale duke urdhnuarë të më lidhetë një pension jetik, që të munt të rronj dhe të mbarojë edhe bija ime studimet e saj.

Shërbëtorja e bindur e

N. M. Suaj

dosieri

Familja e Belkisit

Belkiz Vlora ishte mbesa e Ismail bej Vlorës. Nëna e saj Myvedet h. Vlora, e lindur më 1873-1952) ishte nëjra prej vajzave të Ismail beut. Ajo ishte martua me kolonelin Vehap bej, djalë i ushtarakut të njohur turk Serdar Ekrem Abdulkerim Nadir pasha, me të cilin pati tre fëmijë: Mustafa Reshid, Belkis dhe Hatice Sara (Sara Blloshmi).

Djali i saj Mustafa Reshid, punontë si nënpunës në Minsitrinë Botore, por kishte vdekur në fund të viteve ’30-të

Njëra prej vajzave të saj ishte Belkis, personazhi I letrës që sjellim sot. Belkiz ishte martuar me ushtarakun Halit bej Zarshati, me të cilin pati një vajzë, Nermin V.Falaschi.

Vajza tjetër quhej Hatice Sara, njohur ndryshe si sara Blloshmi. Sara ishte martuar me kap.Selahedin Blloshmi, i cili kishte mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake franceze të Sent Sirit. Pas vdekjes së tij u martua me një oficer anglez, i cili ishte në Shqipëri në misionin anglo-amerikan, gjatë Luftës II Botërore. U larguan në Angli, duke i shpëtuar kështu një persekutimi politik, pasi pas largimit të saj, Sigurimi i Shtetit Shqiptar e konsideroj si “agjente”. Ka vdekur para viteve 1990, në Londër.

Ja pasardhësit e Ismail bej Vlorës:

Ismail Qemal bej Vlora

(Vlorë 24 janar 1844-Perugia (Itali) 24 janar 1919).

Fëmijët:

1.Mahmud bej Vlora,(1871-1920)

Që në moshë të re ishte nëpunës i lartë në Ministrinë e Drejtësisë turke. U internua disa herë për “veprimtari antishtetërore”. U lirua nga internimi pas fitores së Revolucionit të Xhonturqve. Më pas u vendos në Nicë të Francës, ku u martua me shtetasen franceze Alice Escoffier, me të cilën pati tre fëmijë. Vdiq në Vlorë më 1920.

Fëmijë:

a-Aleksandër Galip Vlora,(1914-2001)

Pas vdekjes së të atit u largua nga Shqipëria. Përfundoi studimet në Bari, e u vendos përfundimisht në këtë qytet, ku punoi si profesor gjeografie në Universitet. Martuar me shtetasen italiane Fattizza Vita Maria. Dy fëmijë:

Nedim Vlora, (1943) – Profesor gjeografie në Universitetin e Barit. Ai ka një djalë: Aleksandër Vlora, lindur në Bari(Itali), më 1967

Vitoria Vlora

b-Suzan Vlora,(1915-1988)

c-Blanche Vlora,(1917)

2.Tahir bej Vlora, (1875-1932)

Kreu shkollën e marinës, ishte Anëtar i Këshillit të Shtetit në Perandorinë Turke. Pas arratisjes së Ismail Qemalit nga Turqia (1900), u internua në Tripoli, deri në fitoren e Xhonturqve. Më 1919 u vendos përfundimisht në Shqipëri. Vitet e fundit të jetës, duke qenë kundërshtar i Monarkisë zogiste, i kaloi në Francë ku, më 10.06.1932, u gjet i vrarë në banesën e tij. Shtypi shqiptar i asaj kohe, pa komente, ka shkruar se kishte vrarë veten. Eshtrat e tij ndodhen në varrezat franceze “Thaise” ku, më vonë, u varros edhe Ahmet Zogu. Nuk u martua. Pa fëmijë.

3.Alije H.Vlora,(xxxx-1954) -vajzë

U martua me konsullin turk Mehmet Koxhameni, i biri i Subhi Pashait, ish-Ministër i njohur i Financave në Perandorinë Turke. Kishte tre vajza:

a-Rana. Ka vdekur në moshë të re, para viteve 1930.

b-Samije. Martuar, për herë të parë me një shtetas gjerman, me të cilin pati dy fëmijë. Më vonë u martua me gjeneral Mirdashin (austriak), pushkatuar me 17 intelektualët e dënuar në Gjyqi Special(1945). Më pas mundi të largohej në Gjermani, tek fëmijët, ku vdiq rreth vitit 1984.

c-Mihrie. Martuar me diplomatin e shquar Xhemal Frashëri, nga familja patriotike e vëllezërve Frashëri, i cili u dënua nga regjimi komunist, dënim që e vuajti në burgun e Burrelit. Ka vdekur në Tiranë, rreth vitit 1984.

4.Ylvije H.Vlora,(xxxx-1934) -vajzë

U martua me gjeneralin e shquar turk Ahmet Hamdi Zarshati, i cili kishte kryer Akademinë Ushtarake gjermane në Potsdam. Kishte tre fëmijë:

a-Sinan. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1965.

b-Adnan. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1996.

c-Suzana. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1981.

5.Et’hem bej Vlora,(1885-1937)

Që nga viti 1900 e shoqëroi të atin kudo. Zhvilloi një aktivitet të gjerë si gjatë Shpalljes së Pavarësisë ashtu edhe më pas. Së bashku me të vëllanë, Qazim, mori pjesë në Delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913. Më 1919, pas vdekjes së Ismail Qemalit, u zgjodh, midis emrave të dëgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashë Elbasani, Mithat Frashëri, Pandeli Cale, etj, përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës, në Konferencën e Paqes, në Paris, më 1919. Vdiq më 7 maj 1937, në Tiranë. U martua me Ismte Ohri (Toptani), me të cilën nuk pati fëmijë.

6.Xhevdet bej Vlora,(1888-1910)

Vdiq i ri, nga turbekulozi. Nuk u martua. Pa fëmijë.

7.Qazim bej Vlora, (1893-1953)

Qëndroi gjithmonë pranë të atit. Në vitet 1910-1912 zhvilloi aktivitet të gjerë për furnizimin e kryengritësve shqiptarë me armë. Më 1913 shoqëroi të atin në Londër, në Konferencën e Paqes. U martua me Behije Ohri. Pa fëmijë.

8. Qamil bej Vlora, (1895-1950)

a-Ismail Vlora, (1920-1990) Ka pesë fëmijë:

Kleoniqi Vlora, – lindur në Tiranë, 1959. Martuar me Bujar Jaupllari (Sevrani). Vendosur në Firenze (Itali).

Ariana Vlora, – lindur në Tiranë, më 1961. Martuar me Valdet Shkurti. Jetojnë në Tiranë (Shqipëri).

Qamil Vlora, – lindur në Tiranë, më 1964. Martuar me Ornela Pema, vajzë e Hasan Pemës. Larguar nga Shqipëria më 1990. Jetojnë në Barzanb(LC), Itali. Kanë dy djem: Igli Vlora, lindur në Leço (Itali), më 22.11.1992 dhe Braian Vlora, lindur në Leço (Itali), më 8.04.1994.

Elvinda Vlora, – lindur në Tiranë, më 1965. Martuar me Henrik Krasenski. Larguar nga Shqipëria më 1998. Jetojnë në Modena (Itali).

Darling Vlora, – Një djalë: Iv (Ismail Vlora), lindur në Tiranë më 14.09.1997.

b-Xhevdet Vlora, (1922-1993) Ka dy fëmijë: Ada Vlora, lindur në Tiranë, më 1965. Jeton në Bologna (Itali) dhe Qemal Vlora, lindur në Tiranë, më 1966. Jeton në Tiranë.

d/gj Shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mbesa e Ismail Qemalit - mbretit Zog: Mëshirë, na lidh pension jetik
Mbesa e Ismail Qemalit - mbretit Zog: Mëshirë, na lidh pension jetik
Mbesa e Ismail Qemalit - mbretit Zog: Mëshirë, na lidh pension jetik
https://4.bp.blogspot.com/-ybdlATcd0rI/WoXLypITHYI/AAAAAAAASyE/sdtG8taEjDoNhVs2cBlHrUHQjrGSCYf2gCLcBGAs/s640/cachew-512-364-strict-325039.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-ybdlATcd0rI/WoXLypITHYI/AAAAAAAASyE/sdtG8taEjDoNhVs2cBlHrUHQjrGSCYf2gCLcBGAs/s72-c/cachew-512-364-strict-325039.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mbesa-e-ismail-qemalit-mbretit-zog.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mbesa-e-ismail-qemalit-mbretit-zog.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy