“Më 17 shkurt në Beograd do bëhet “Marshi për mbrojtjen e Kosovës serbe””

Në ditën e shënimit të Dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të këtij viti, organizata djathtiste serbe në Beograd kanë paralajmëruar se do të mbajnë atë që ato e kanë quajtur “Marshi për Kosovën serbe”, transmeton Koha.net.

Por një parti politike serbe këtë organizim ia faturon kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Kryetari i Partisë së Re (Nova Partiaj) Zoran Zhivkoviq ka deklaruar se përmendja e Kosovës në këtë kontekst dyfytyrësi është kulmore.

“Ajo është turmë që e ka organizuar kryetari i Partisë Përparimtare serbe –SNS, Aleksandar, ata janë legjionarët e tij, garda dhe ata i shërbejnë ashtu që kur të krahasohet me ta, ai vepron mençëm, me tolerancë dhe ia do të mirën Serbisë, sepse në krahasim me ata, secili do të ngjante i tillë”, citon Fonet të ketë thënë Zhivkoviq.

“I ftoj ata djem të shkojnë e ta mbrojnë Kosovën në Kosovë! Kosova nuk mbrohet në rrugën Kosova në Beograd dhe nëpër kafenetë beogradase dhe i pyes inspiruesit e tyre ku kanë qenë në pranverën e vitit 1999 kur është dashur të mbrohet Kosova”, ka thënë ai.

Kjo parti i ka bërë kërkesë prefektit të Beogradit Sinisha Mali që nga policia të urdhërohet ndalimi i këtij marshi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Më 17 shkurt në Beograd do bëhet “Marshi për mbrojtjen e Kosovës serbe””
“Më 17 shkurt në Beograd do bëhet “Marshi për mbrojtjen e Kosovës serbe””
https://2.bp.blogspot.com/-bWYFAimY-Mk/WnukbnkqnLI/AAAAAAAABHc/Lzrce7NBThsMC6kUGuUfiAjAQFcevanTQCLcBGAs/s640/auto_kosovo-foto-profimedia1517955805.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-bWYFAimY-Mk/WnukbnkqnLI/AAAAAAAABHc/Lzrce7NBThsMC6kUGuUfiAjAQFcevanTQCLcBGAs/s72-c/auto_kosovo-foto-profimedia1517955805.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/me-17-shkurt-ne-beograd-do-behet-marshi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/me-17-shkurt-ne-beograd-do-behet-marshi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy