Media britanike: Shqipëria as në vitin 2050 nuk i plotëson kushtet për në BE

Një ditë më parë, Bashkimi Europian bëri publike strategjinë e zgjerimit, ku sigurisht synimi kryesor është përfshirja e Ballkanit. Por ndërsa për Malin e Zi dhe Serbinë, BE ka dhënë një afat që në vitin 2025 mund të anëtarësohen, për vendet e tjera, mes tyre dhe Shqipëria nuk ka asnjë afat.

Por gazeta britanike ‘Daily Express’, shkruan se vendi ynë, Shqipëria, as në vitin 2050 nuk do të mund ti plotësojë kushtet e integrimit në BE. Sigurisht një shkrim shumë pesimist, por që në fakt tregon edhe realitetin e vërtetë në Shqipëri.

Sipas ‘Daily Express’ Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050, ku studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.

I gjithë Ballkani Perëndimor, ishte me sy e veshë nga Europa, aty ku u pas 15 vitesh, Bashkimi Europian publikoi një strategji të re zgjerimi, me të cilën synon të ndezë një garë vrapimi për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që sot janë në kushte të ndryshme të përafrimit me BE-në.

Janë 6 fusha të evidentuara në strategji. Theksi më i fortë është shteti ligjor dhe zero konflikte me fqinjët. Ndërsa dera mbahet e hapur, kontrolli për të hyrë drejt saj është në të njëjtën masë vigjilence për të 6-a vendet aspirante.

Por, duket se vetëm një nga vendet do të jetë gati të jetë pjesë e bllokut përpara vitit 2025, sipas deklaratve që u thanë dje nga Hahn, Komisioner i Zgjerimit.

Tabloiti britanik ”Daily Express”, nënvizon se: ”Kandidatët duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, dhe shpresat për në BE të Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, të gjithë janë larg ritmit që kërkon BE-ja”.

Tina Freyburg, profesoreshë në ”University of St.Gallen”, në bazë të studimit, ka matur se sa e mundshme është që pesë prej këtyre vendeve kandidate të bashkoheshin me BE-në para vitit 2050, bazuar në standardet e mëparshme të pranimit.

Aderimi është i mundur vetëm kur vendet kandidate përmbushin një listë gjithëpërfshirëse kriteresh dhe kur e zbatojnë ligjin e BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar. Freyburg ka arritur në përfundime se Turqia dhe Serbia, që aktualisht janë të mbrojtura së bashku me Malin e Zi, do të arrijnë të përmbushin plotësisht ligjin e BE-së në mesin e viteve 2030.

Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050, ku studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.

“Mali i Zi mund të shihet si një nga shtetet e para potenciale”,-tha Freyburg. Por ajo paralajmëroi gatishmërinë politike të qeverisë malazeze dhe veton nga shtetet e tjera anëtare.

Studimi gjithashtu theksoi se zgjerimi është më së shumti i nxitur nga veprimi dhe përparimi i vendit kandidat, në vend të një politike “ekspansioniste” të Brukselit. Ajo shtoi shqetësimet e BE rreth anëtarësimit në rritje duke rrezikuar një “thellim të institucioneve europiane” që janë pengesa jo-teknike që anëtarët e ardhshëm duhet të luftojnë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Media britanike: Shqipëria as në vitin 2050 nuk i plotëson kushtet për në BE
Media britanike: Shqipëria as në vitin 2050 nuk i plotëson kushtet për në BE
https://3.bp.blogspot.com/-0qjP-Inyhkg/WnssHeFnruI/AAAAAAAAR0k/ro0L_8myF60Y0QwnLmcpcNmMtqxUAN5ywCLcBGAs/s640/auto_shqiperia-be-696x4501518000969-640x414.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0qjP-Inyhkg/WnssHeFnruI/AAAAAAAAR0k/ro0L_8myF60Y0QwnLmcpcNmMtqxUAN5ywCLcBGAs/s72-c/auto_shqiperia-be-696x4501518000969-640x414.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/media-britanike-shqiperia-as-ne-vitin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/media-britanike-shqiperia-as-ne-vitin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy