Media europiane: Trukimi i ndeshjeve nis nga FSHF. Superliga shqiptare, kampionati më i trukuar në botë

Në prag të zgjedhjeve që do të përcaktojnë se cili do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë katër viteve të ardhshme, mediat europiane godasin rëndë Armando Dukën, njeriun që sipas tyre është përgjegjës për “korrupsionin dhe trukimet e përhapura” në kampionatin shqiptar.

Ditën e djeshme, ish-zëdhënësi i komisionerit europian për të drejtat e njeriut, Gregory Mathy, aktualisht drejtuesi i një Fondacioni Sportiv, foli mbi zgjedhjet e FSHF-së në “Completment Foot”, një “talk shoë” radiofonik i kanalit belg RTBF.

I pyetur për bilancin e Dukës në krye të FSHF, Mathy u shpreh se: “Federata në atë vend nuk shihet si një institucion i pavarur, por dyshohet që edhe ajo ka futur duart në këto fiksime ndeshjesh. Kjo ka bërë që Superliga Shqiptare të shihet si një prej kompeticioneve më të korruptuara në botë, për të mos thënë më i korruptuari. Ka pasur ndeshje çdo javë që ngrekë dyshime”.

Jo vetëm kaq, por Mathy hodhi hije dyshime mbi trukime edhe për ndeshje të Kombëtares së futbollit. “Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë hapa të mëdha, e mbani mend që u kualifikua në Europian, por duhet thënë se mënyra se si fituan ndeshjen vendimtare 3-0 në Armeni gjithashtu ngriti dyshime. Disa drejtues armenë akuzuan disa lojtarë të kombëtares së tyre si tradhëtarë të kombit. Kjo bën të kuptohet atmosferën që u krijua”, shtoi Mathy.

Ish-zyrtari i lartë i Komisionit Europian, gjithashtu dënoi transparencën me të cilën po zhvillohen këto zgjedhje. “Zoti Duka, në mënyrë të papritur ka shtuar 12 votues të rinj. Shumë nuk janë ende të qartë për kredencialet e këtyre votuesve. Nuk ka shumë rëndësi emri i atyre që do të votojnë, por është njësoj sikur një ditë përpara zgjedhjeve, ju të dy të shihni emrin tuaj në listë për të votuar për Presidentin e Federatës Belge. Duka ka gjithandej miq që mund ta ndihmojnë për të fituar mandatin dhe kjo shihet si një përpjekje për të garantuar këtë gjë”, tha Mathys.

Lexoni më poshtë transkriptin e plotë të intevistës së realizuar në radio belge në gjuhën frënge

Transkrip i plotë nga talk shou radiofonik “Completment Foot” – i kanalit belg “RTBF Vivacite”

Moderatori: Na mbetet edhe një çerek ore për të folur për Shqipërinë. Gregori Mathy është në lidhje direkte nga Stokholmi… Ju jeni president i Fondacionit për Demokraci dhe Mirëqeverisje, ish-zëdhënësi i komisionerit të të Drejtave të Njeriut dhe kur po përgatisnim intervistën më thatë që për një javë janë zgjedhjet e presidentit të Federatës në Shqipëri e do të donit të flisnit për këtë çështje, pasi një numër gjërash po ndodhin dhe kanë nevojë për pak vëmendje.

Mathy – “Po, në fakt, faleminderit për këtë mundësi. Në linja të përgjithshme, mua më intereson gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen dhe me demokracinë, në fushën ekonomike, politike, por gjithashtu edhe në fushën e sporteve apo në fushën e jetës publike, që lidhet drejtpërdrejtë me mirë apo keqqeverisjen. Fondacioni im studion mënyrën se si mbahen zgjedhjet. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet politike, jemi mësuar shpesh të shikojmë vëzhgues të huaj që masin transparencën. Shqipëria është një vend që ndodhet në Ballkan, një rajon që e përjeton futbollin ndryshe nga ne. Bëhet fjalë për njerëz që e përjetojnë futbollin me shumë pasion, e që shpesh vuajnë nga një reputacion shumë i keq….

Në Shqipëri këtë javë mbahen zgjedhjet për kreun e Federatës. Janë tre kandidatë, Armando Duka që është presidenti aktual dhe që është president prej 16 vitesh. Bashkim Fino, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe Shpëtim Hala, një gazetar, ndaj edhe ju mund të jeni një ditë kandidatë për president i Federatës (qesh)… Mund të bëni një punë shumë të mirë duke parë gjendjen aktuale, edhe si gjyqtar, pse jo!?

Për t’iu rikthyer temës, Duka pretendon një mandat të pestë dhe do të thoja që bilanci i tij, kur prezantohet në këto zgjedhje, nuk është tejet i pastër, pasi kemi mundur të asistojmë në një numër skandalesh në futbollin shqiptar. Janë skandale që i njohin të gjithë të apasionuarit. Si përshembull, përjashtimi nga Kupat e Europës së Skëndërbeut, për shkak të ndeshjeve të trukuara në kampionatin shqiptar. Federata në atë vend nuk shihet si një institucion i pavarur, por dyshohet që edhe ajo ka futur duart në këto fiksime ndeshjesh. Kjo ka bërë që Superliga Shqiptare të shihet si një prej kompeticioneve më të korruptuara në botë, për të mos thënë më i korruptuari. Ka pasur ndeshje çdo javë që ngrekë dyshime.

Për më tepër, zoti Duka, në mënyrë të papritur ka shtuar 12 votues të rinj. Shumë nuk janë ende të qartë për kredencialet e këtyre votuesve. Nuk ka shumë rëndësi emri i atyre që do të votojnë, por është njësoj sikur një ditë përpara zgjedhjeve, ju të dy të shihni emrin tuaj në listë për të votuar për Presidentin e Federatës Belge. Duka ka gjithandej miq që mund ta ndihmojnë për të fituar mandatin dhe kjo shihet si një përpjekje për të garantuar këtë gjë.

Unë mendoj që duhen treguar këto sepse Kampionati Shqiptar është një kampionat në rritje të vazhdueshme. Pa dyshim, ju nuk shihni çdo javë ndeshje të kampionatit shqiptar, por ka ndeshje vërtet të bukura, mjaft teknike, shumë grintoze, që është edhe një karakteristikë e futbollit ballkanik. Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë hapa të mëdha, e mbani mend që u kualifikua në Europian, por duhet thënë se mënyra se si fituan ndeshjen vendimtare 3-0 në Armeni gjithashtu ngriti dyshime. Disa drejtues armenë akuzuan disa lojtarë të kombëtares së tyre si tradhëtarë të kombit. Kjo bën të kuptohet atmosferën që u krijua.

Moderatori – UEFA, a ka ndërhyrë, a kë të drejtë të ndërhyjë sepse skandalet po shumëfishohen? A do të shkojë drejt një mandati të pestë apo të gjashtë apo UEFA do të dëshironte një ndryshim të mundshëm?

Mathy – Nuk e di nëse UEFA është pro apo kundër. Nuk e di gjithashtu nëse ata janë në korrent të këtyre ngjarjeve, por mund të supozoj që ai ka pasur një mbështetje të caktuar përderisa po shkon drejt mandatit të pestë. Nuk e di nëse UEFA-s i ka mbetur një autoritet moral për të ndërhyrë në çështjen e zgjedhjeve, duke parë se çfarë ndodhi brenda saj, i referohem rastit të Platinisë që u detyrua të jepte dorëheqjen. Për këtë arsye, UEFA nuk mund të jetë një arbitër i vetën dhe duhet të ketë edhe institucione të tjera të pavarura, siç është OSBE në zgjedhjet politike, por një institucion i tillë nuk ekziston në fushën sportive.

Duhet të jenë njërëz neutralë dhe të pavarur, që të mund të analizojnë, që të përpilojnë raporte eventuale për atë që ndodh. Kjo do të qartësonte shumë prapaskenat e futbollit dhe do të lehtësonte presionet që vijnë nga paratë e pista apo miqësitë. E vërteta është që këto zgjedhje nuk janë aspak transparente. Kjo është arsyeja përse shpesh asistojmë nëpër skandale. Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin, por edhe për çiklizmin, sporte të tjera. Ka pasur skandale në patinazhin artistik, e kështu mund të zgjatem shumë më tepër. Mendoj që qeverisja në fushën e sportit duhet të përmirësohet dhe më shumë se unë apo fondacioni im, pa dashur të bëj populistin si politikanët, nuk është ky qëllimi im, por ka shumë shumë persona që mund ta bëjnë këtë rol. Ish-profesionistë apo amatorë që i lidh dashuria për një sport të caktuar. Që këto sporte të mbeten të bukura, është e detyrueshme që të jenë të mirëpërfaqësuar. (TemA)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Media europiane: Trukimi i ndeshjeve nis nga FSHF. Superliga shqiptare, kampionati më i trukuar në botë
Media europiane: Trukimi i ndeshjeve nis nga FSHF. Superliga shqiptare, kampionati më i trukuar në botë
https://4.bp.blogspot.com/-v-DLmXY38O0/Wnj7w4TueuI/AAAAAAAAA-c/_xq60HLeOiIQNrRY2Wk2ntgYT5JBe8L-wCLcBGAs/s640/Armand-Duka.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-v-DLmXY38O0/Wnj7w4TueuI/AAAAAAAAA-c/_xq60HLeOiIQNrRY2Wk2ntgYT5JBe8L-wCLcBGAs/s72-c/Armand-Duka.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/media-europiane-trukimi-i-ndeshjeve-nis.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/media-europiane-trukimi-i-ndeshjeve-nis.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy