Moda mesjetare e Shqiptarëve

Nga: Marin Mema - Për të dalluar në mesjetë një shqiptar fisnik, nga një i thjeshtë, mund të mjaftonte të shihnit ngjyrën e veshjes që mbante. Nëse stofi me të cilin është qepur veshja e tij do të kishte ngjyrë të kuqe, të gjëlbër ose manushaqe e mbyllur, atëherë ai do t’i përkiste shtresave të larta të shoqërisë.

Po, e vërtetë, në shekujt XIV-XVI sikundër edhe sot veshja e shqiptarëve kishte konvencionet e saj dhe ishte përcaktuese e pozitës që ata gëzonin në jetë. Një studim të detajuar e mjaft profesional ka bërë për këtë çeshtje studiuesja e specializuar në fushën e veshjeve popullore shqiptare Andromaqi Gjergji. Vepra e saj është padyshim një pasuri e rralle e kulturës, trashëgimisë e traditës shqiptare në shekuj.

Për fat të keq, të dhënat e disponuara, pikënisja e të cilave është shekulli XIV, na referojnë karakteristika të pakta mbi shtresat e gjera qytetare ose fshatare të popullsisë në atë periudhë. Pjesa më e madhe e të dhënave jep detaje mbi veshjet e shtresave të larta të fisnikëve ose të luftëtarëve.

Duke patur parasysh karakterin e prodhimit në periudhën e feudalizmit, materiali i veshjes për masat e gjera fshatare në këta shekuj realizohej kryesisht me lëndë që nxirreshin nga prodhimet bujqësore e blektorale siç ishin lëkura, leshi, liri, kërpi e mëndafshi, pra një cikël i ekonomisë së mbyllur shtëpiake. Leshi i përdorur në tekstilet e punuara në shtëpi nga gratë fshatare ishte kryesisht në ngjyrë natyrale, pra e bardhe, e zezë, e murme dhe bojë kafe, por përdoreshin edhe ngjyruesit bimorë.

Kultivimi i mëndafshit gjatë shekujve të mesjetës përmendet në disa dokumente, duke filluar që nga vitet 1335, 1348 etj. Madje që në fund të shekullit XIV përmenden dogana të mëndafshit në Shkodër e në Drisht, gjë që dëshmon se mëndafshi edhe eksportohej.Ndërkohë, pëlhura më e vjetër prej kërpi e ruajtur deri më sot në vendin tonë daton në vitin 1373 dhe ështëpikërisht ajo që është përdorur gjerësisht në veshjet popullore deri në fillim të shekullit tonë, e në disa krahina edhe më vonë.

Lloji i pëlhurës që përdorej për njërëzit e punës dhe të shërbimit kishte një cilësi modeste, me përbërje pambuku ose pambuk me lin. Ishte një pëlhurë e punuar dendur dhe me qëndrueshmëri të madhe. Ajo njihej me emrin “fustan” dhe pikërisht prej saj mendohet se e ka zanafillën e emërtesës fustani apo fustanella.

Ndryshe nga shtresa e njerëzve të punës, pëlhura e përdorur nga fisnikët ishte mjaft e shtrenjtë dhe luksoze dhe importohej nga Venediku dhe Raguza. Sikurse rezulton në mjaft dokumenta, për krerët e vendit përdoreshin stofrat më të mira, që njiheshin ndryshe si “panni rubei boni”, “panni de Cumis” apo “panni viridi”.

Tregëtia e tekstilit me Venedikun u ndërpre për një farë kohe në shekullin e XVI, për shkak të pushtimit osman, por përsëri nga fundi i shekullit vihet re se krahas mallrave që vinin nga lindja (Stambolli, Bursa etj), rifillon sjellja e mallrave edhe nga perëndimi. Gjithashtu edhe prodhimi në këtë kohë nuk ishte vetëm për nevoja shtëpiake por edhe për treg. Llojet e stofrave që kalonin në këtë kohë nga skela e Vlorës ishin kadifeja, mëndafshi, taftaja, astari apo edhe beze. Gjithashtu edhe lëkurë kafshësh të egra si dhelpra, ketra etj. Nuk duhet lënë pa përmëndur edhe përdorimi i veshjeve të mëndafshta e shpesh të punuara në ar.

Pra, nga një vështrim i shkurtër historik mbi veshjet në Shqipëri në shekujt XIV-XVI i shkëputur nga vepra e studiueses së ndjerë Andromaqi Gjergji mund të themi se që atëherë ka patur një modë të zhvilluar e me jo pak tendenca perendimore ./Blitz.al//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9280,Camëri,119,Editorial,2037,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1475,Iliridë,289,Kosovë,2694,Kulture,723,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Moda mesjetare e Shqiptarëve
Moda mesjetare e Shqiptarëve
Moda mesjetare e Shqiptarëve
https://4.bp.blogspot.com/-UnZ9v31N1nY/WoHl5W6QlCI/AAAAAAAASho/B10tborwiLMXUwYTeE_qrBettlm7aRkwACLcBGAs/s640/marin-mema-640x408_1510431633-8910781.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-UnZ9v31N1nY/WoHl5W6QlCI/AAAAAAAASho/B10tborwiLMXUwYTeE_qrBettlm7aRkwACLcBGAs/s72-c/marin-mema-640x408_1510431633-8910781.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/moda-mesjetare-e-shqiptareve.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/moda-mesjetare-e-shqiptareve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy