Mogherini: 2025 mundësi anëtarësimi edhe për Shqipërinë

ZëvendësPresidentja e Komisionit Europian Federica Mogherini në një intervistë me drejtoren e lajmeve në Ora News Ilva Tare, ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë.

Intervista është zhvilluar pas shpalljes së strategjisë së BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Intervista e plotë me Federica Mogherinin

Ilva Tare: Zonja Mogherini faleminderit për intervistën që po i jepni Ora News. Si e vlerësoni procesin e vetingut, a ka qenë i suksesshëm deri tani?

Federica Mogherini: Mendoj se Shqipëria ka kaluar përmes një procesi reformimi kurajoz dhe pozitiv në sistemin gjyqësor. Mendoj se rezultatet janë të qarta, po vijnë dhe kjo ka patur një ndikim pozitiv në Bashkimin Europian, por gjithashtu së pari dhe më kryesorja, ka patur ndikim pozitiv tek qytetarët shqiptarë.

Natyrisht procesi duhet të vazhdojë por duhet të them se kam mbetur e kënaqur nga vendosmëria me të cilën është trajtuar kjo reformë dhe kam pritshmëri të larta për zbatimin e saj.

Ilva Tare: A do të rekomandojë Komisioni Europian hapjen e negociatave me Shqiperinë këtë vit? Çfarë mesazhi keni për liderët politikë në vend?

Federica Mogherini: Ne sot miratuam strategjinë e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor ku qartësisht nënvizojmë perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor.

E theksoj këtë, të gjashtë vendet sepse Shqipëria qartësisht, jo vetëm që është pjesë, por është pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi. Unë do të doja dhe personalisht shpresoj që mund të kemi një rekomandim pozitiv nga ana e komisionit për të nisur negociatat me Shqipërinë në javët e ardhshme dhe më pas Këshilli të japë një vendim pozitiv në muajt e ardhshëm. Më lejoni të shtoj diçka tjetër.

Në strategjinë që prezantuam sot, ka një parashikim kohor, deri në vitin 2025, që nuk është një afat fundor, as një objektiv dhe nuk përcakton kohën në një mënyrë përfundimtare sepse gjithçka varet nga cilësia e procesit dhe rezultatet e arritura. Por është e qartë se ky parashikim për vitin 2025, nuk është vetëm për një ose dy vende, as për vendet që janë aktualisht duke negociuar, por është një parashikim për të gjithë vendet që do të nisin negociatat në muajt e ardhshëm.

Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët që të dinë se ky parashikim kohor është për të gjithë.

Ilva Tare: A ka vende anëtare të BE që kanë rezerva ndaj Shqiperisë për sa i takon luftës kundër krimit të organizuar, drogës apo azilkërkuesit?

Federica Mogherini: Është bërë shumë punë për këtë fushë dhe mendoj se lidershipi, kryeministri në veçanti, parlamenti, qeveria janë të vetëdijshëm që duhet të punojnë mbi këtë çështje. Më lejoni të theksoj se nuk është Bashkimi Europian që e kërkon këtë por shoqëria shqiptare për fuqizimin dhe rimëkëmbjen e vendit për qytetarët e Shqipërisë që kërkojnë të kryhen këto reforma. Progresi është bërë, trendi është pozitiv dhe ne shohim se bashkëpunimi me shtetet anëtare për këtë çështje është pozitiv dhe inkurajues dhe shoh se ka një mirëkuptim për këtë.

Natyrisht kjo duhet të konsoliduar, duhet të vazhdojë por nuk ka dyshim se trendi është pozitiv dhe se kjo është një rrugë shumë inkurajuese. Puna duhet të vazhdojë dhe më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kjo punë duhet të vazhdojë dhe ne jemi gati ta mbështesim këtë punë, sepse mendoj se koha e konceptit të të bërit të detyrave të shtëpisë mendoj se ka përfunduar, që ne në Bruksel kërkojmë gjëra, japim detyra shtëpie dhe presim që të realizohen, jo! Koncepti, edhe në këtë strategji është terësisht i ndryshëm.

Ne vendosim një qëllim për vete që është integrimi në Bashkimin Europian, anëtarësimi në Bashkimin Europian, vendosim një kornizë pragmatiste dhe realiste, vendosim se çfarë na duhet të bëjmë dhe e bëjmë këtë së bashku si një qëllim të përbashkët, punë të përbashkët dhe besoj se do të kemi një arritje të përbashkët mbi këtë.

Ilva Tare: Në strategji thuhet se anëtarësimi në BE është një zgjedhje brezash, a mendoni se udhëheqësit aktuale të ballkanit perëndimor do të jenë mjaftueshëm europianë, në kuptimin e sjelljes se tyre?

Federica Mogherini: Unë shoh shumë vendosmëri. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë vendosmëri në rajon për të ndjekur rrugën e integrimit në BE sa tani. Vështirësitë janë gjithmonë aty, krizat politike janë gjithmonë aty.

Unë vetë vij nga një vend që është afër me rajonin dhe e kuptoj se dinamika e politikës mund të jetë e lartë, e ulët dhe konfliktuale, por më lini t’jua them seriozisht. Unë kam parë vitet e fundit një vendosmëri dhe përkushtim dhe një vokacion unik do të thoja, për t’u integruar në BE dhe mendoj se kjo vjen sepse rajoni e kupton, qytetarët në rajon, e kuptojnë që nuk ka alternativë më të mirë, dhe të ardhme më të mirë për ta se sa t’i bashkohen BE-së.

Shoh vendosmëri dhe vullnet për të arritur standarde europiane, për të arritur standardet e BE për sa i përket ekonomisë, qeverisjes, shtetit ligjor, marrëdhënie të mira fqinjësie dhe mendoj se liderët e rajonit po i përgjigjen këtyre nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të tyre.

Më lejoni t’ju them se kam parë në Shqipëri një vendoshmëri dhe angazhim dhe kurajo nga lidershipi politik, veçanërisht nga Kryeminsitri dhe kjo qeveri që ka qenë e jashtëzakonshme dhe besoj se këtë e konstatojnë edhe në Bashkimin Europian edhe në vendet anëtare./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mogherini: 2025 mundësi anëtarësimi edhe për Shqipërinë
Mogherini: 2025 mundësi anëtarësimi edhe për Shqipërinë
https://1.bp.blogspot.com/-2ZfYvvTc5ck/WnpFaBC4XOI/AAAAAAAABDs/QcvKKcg1KXUjufzcKuD5SQOoEOgacdC8ACLcBGAs/s640/mog-696x390.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-2ZfYvvTc5ck/WnpFaBC4XOI/AAAAAAAABDs/QcvKKcg1KXUjufzcKuD5SQOoEOgacdC8ACLcBGAs/s72-c/mog-696x390.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mogherini-2025-mundesi-anetaresimi-edhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mogherini-2025-mundesi-anetaresimi-edhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy