Moisiu: Politikanët tanë si në diktaturë. Deri tani s’ kemi parë prapa hekurave ndonjë personalitet

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu deklaron se politika është përgjegjëse për situatën ku ndodhet Shqipëria. Ai tha se politikanët tanë duan që t’i kenë të gjitha pushtetet për vetë, njësoj si në kohën e diktaturës.

“Ngela çik i pezmatuar pasi doli përpara Serbia dhe Mali i Zi duke dikur që ne kemi shumë më përpara dhe po mos kishte ndodhur 1997 ne do ishim para Rumanisë dhe Bullgarisë në BE. Kjo është përgjegjësi e politikanëve dinë të bëjnë vetëm sherr e shamata që shikojnë interesat e tyre dhe shikojnë fare pak interesat e qytetarëve. Ne do t’i nënshtrohemi strategjisë, megjithëse jemi me vonesë jemi seriozë në realizimin e angazhimeve tona dhe vërtet mund të ecim mirë. Por duhet të bëjë kujdes klasa politike. Është për të ardhur keq kur shikon disa fenomene në parlament. Fenomene që krijojnë situata të paqenë”, tha Moisiu.

Ish-Presidenti komenti edhe çështjen e zgjedhjes së kryeprokurores. “Unë them që shyqyr që u gjet një prokurore që po vë në lëvizje prokurorinë. Sepse për fat të keq prokuroria deri tani ka pasur vetëm deklarata. Unë nuk jam që njerëzit të futen në burg, por ata që kanë përgjegjësi duhet të përgjigjen. Ne nuk na e prish stabilitetin as një polic, as një infermier, por ata që e kanë pushtetin në dorë”, tha Moisiu për Ora News.

“Deri tani nuk kemi parë prapa hekurave ndonjë personalitet të madh. Mbi të gjitha është vullneti politik. Sistemi jonë për fat të keq ka qenë nën komandën e politikës. Ne pavarësisht se themi se rrëzuam komunizmin, mentaliteti është gjallë. Politikanët duan të njëjtën gjë si në kohën e diktaturës, ti kenë në dorë të tëra, ti komandojnë të gjitha. Kushtetuta është e qartë, i ka ndarë pushtetet dhe kjo është baza e demokracisë. Megjithëse në kushtetutë e kemi të shkruar, kur vjen puna duam që ekzekutivi ti ketë gjitha në dorë”, nënvizoi Moisiu./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Moisiu: Politikanët tanë si në diktaturë. Deri tani s’ kemi parë prapa hekurave ndonjë personalitet
Moisiu: Politikanët tanë si në diktaturë. Deri tani s’ kemi parë prapa hekurave ndonjë personalitet
https://1.bp.blogspot.com/-WW3Crd9il-U/Wnq0ecVkX1I/AAAAAAAARxI/Tpq1U0xHuY8bCkI02NEmBzFFPcLWrcLSQCLcBGAs/s640/moisiu-678x381-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-WW3Crd9il-U/Wnq0ecVkX1I/AAAAAAAARxI/Tpq1U0xHuY8bCkI02NEmBzFFPcLWrcLSQCLcBGAs/s72-c/moisiu-678x381-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/moisiu-politikanet-tane-si-ne-diktature.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/moisiu-politikanet-tane-si-ne-diktature.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy