Mundësi të reja punësimi në Tiranë, zbarkon biznesi italian

Në datat 18,19 dhe 20 shkurt 2018 do të organizohet në Shqipëri një Mision Sistemi i Sipërmarrjeve italiane, promovuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kooperacionit me qëllimin për të thelluar mundësitë e tregtisë dhe të investimeve për sipërmarrjet italiane në Shqipëri.

Misioni do të ketë karakter shumë-sektorial dhe do të përqëndrohet te sektorët e mëposhtëm:
(i) Infrastruktura (turizëm, spitale, burgje dhe shkolla, hekurudha, rrugë, porte dhe aeroporte, punime hidraulike dhe makineri ndërtimi);
(ii) Energjia & Green Tech (teknologji dhe komponente elektronike dhe mekanike për prodhimin, transmetim dhe shpërndarje e energjisë (Oil & Gas dhe burime të rinovueshme), hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike, biomasa, teknologji për kursimin e energjisë, menaxhimi i mbetjeve, pastrimi dhe trajtimi i ujit dhe ajrit).

(Iii) Agro-industria dhe përpunimi i ushqimit (makineri bujqësore dhe mbarështimi, teknologji për akuakulturën dhe peshkimin, teknologji dhe mjete teknike për përpunimin e produkteve të freskëta, për paketimin dhe materialet e amballazhimit, sisteme teknike për aplikimet agro-industriale, nën-furnizim për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive, mbushje e shisheve, përpunim, ruajtje dhe paketim i produkteve të konservuara.

Delegacioni do të mbërrijë në Tiranë më 18 shkurt. Të nesërmen, datë 19 shkurt, do të mbahet te Tirana International Hotel Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Forumi, i hapur për mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, do t’i kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politiko-ekonomike dhe mundësive për bashkëpunim dhe investime që ofron tregu shqiptar.

Do të vijojë një seminar mbi programet dhe mekanizmat e financimit, tryeza të rrumbullakëta mbi sektorët ku përqëndrohet misioni dhe një seancë e pasdites me takime B2B me kompanitë shqiptare, me qëllimin për të vendosur kontakte dhe për të eksploruar fushat e mundshme të bashkëpunimit. Gjuhët e përdorura gjatë punimeve do të jenë italisht, shqip dhe anglisht si dhe do të jenë të pranishëm përkthyes shqip-italisht për bisedimet dhe takimet dypalëshe.

Dita e fundit, e martë 20 shkurt, do t’i kushtohet vizitave në kompanitë dhe objektet e tjera infrastrukturore të pranishme në territorin shqiptar. Misioni, i organizuar nga Agjencia për Tregtinë me Jashtë ICE në bashkëpunim me Konfindustrian, ABI, Aleancën e Kooperativave, Konferencën e Rajoneve dhe Krahinave Autonome, Rrjetin e Sipërmarrjave Itali dhe Unioncamere, do të udhëhiqet nga zv. Ministri për Zhvillimin Ekonomik Ivan Scalfarotto.

Gjithashtu do të marrin pjesë, Presidenti i Agjencisë ICE Michele Scannavini si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të “Dhomës së Regjisë” për ndërkombëtarizimin, ndër të cilët Presidenti e Konfindustrisë Vincenzo Boccia, Zv. Presidente i ABI-t Guido Rosa dhe Administratët e SACE dhe SIMEST, Alessandro Decio dhe Alessandra Ricci, të cilët do të shoqërojnë rreth 250 sipërmarrjet pjesëmarrëse./monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mundësi të reja punësimi në Tiranë, zbarkon biznesi italian
Mundësi të reja punësimi në Tiranë, zbarkon biznesi italian
Mundësi të reja punësimi në Tiranë, zbarkon biznesi italian
https://1.bp.blogspot.com/-1p0D5FDv93g/Wn6uoWAemyI/AAAAAAAASL0/3NxWF_QMfrkvIc6wKV9mTJf6yhcPzQYCACLcBGAs/s640/324191_m.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-1p0D5FDv93g/Wn6uoWAemyI/AAAAAAAASL0/3NxWF_QMfrkvIc6wKV9mTJf6yhcPzQYCACLcBGAs/s72-c/324191_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mundesi-te-reja-punesimi-ne-tirane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/mundesi-te-reja-punesimi-ne-tirane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy