Ndodh vetëm në Shqipëri, shitet ARMO ndaj një kompanie Britanike me kapital 10 mijë paund (VIDEO)

Një kompani britanike me kapital 10 mijë paund do të jetë pronarja e re e ARMO-s. Top Channel ka mësuar se ALLUM Enterprises limited, e regjistruar në Londër është në prag të blerjes së rafinerisë së Ballshit nga Banka Credins, përmes degës së saj shqiptare Allum Enterprises sh.a.

Vetë Banka Credins e kontaktuar nga Top Channel nuk e konfirmon mbylljen e transaksionit, por ka pohuar se është në negociata për ta shitur rafinerinë, e cila ka kaluar në pronësinë e kësaj banke si garanci për një kredi të pashlyer, që ARMO e ka marrë në kohën kur zotërohej nga Rezart Taçi.

Por kush është blerësi i ri i ARMO-s? Allum Enterprises Limited është themeluar në Londër në qershor të vitit të kaluar nga Ajit Prasad dhe Suman Mitra. Dy muaj më vonë, ajo ka krijuar në Shqipëri kompaninë bijë Allum Enterprises sh.a, përmes të cilës është duke blerë ARMO-n. Detajet e transaksionit për ARMO-n nuk dihen ende.

Por sipas dokumentave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Allum Enteprises dhe banka Credins rezultojnë të lidhura në marrëdhënie biznesi me njëra-tjetrën që prej vitit të kaluar. Sipas dokumentave, në 29 gusht të vitit të kaluar Allum Enterprises ka marrë një kredi rreth 17 milionë euro nga banka Credins. Për këtë kredi allum enterprises ka vënë si garanci 100 për qind të aksioneve të saj.

Allum Enterprises është një kompani me objekt aktiviteti tregtimin dhe rafinimin e hidrokarbureve. Por nuk dihet ende se cilat janë planet e saj për rafinerinë e Ballshit, e cila qëndron e mbyllur prej disa muajsh duke shkaktuar dhe protestën e 1 mijë e 200 punonjësve. Që pas privatizimit në vitin 2009, ARMO ka ndërruar tre herë pronarë duke grumbulluar mbi 200 milionë euro borxhe ndaj shtetit për taksa të papaguara dhe miliona euro të tjera për faturat e energjisë dhe shërbimeve publike.

Të gjitha shitjet apo dhëniet me qera të kompanisë, të cilat kanë rezultuar me pasoja të rënda për buxhetin janë bekuar nga qeveritë. E fundit ishte marrja me qera nga IRTC në fund të 2016-ës, që edhe pse u cilësua si sukses nga qeveria i shkaktoi buxhetit një dëm prej mbi 30 milionë euro për taksa të papaguara. Edhe këtë radhë qindra milionë eurot borxhe që ARMO ka akumuluar ndaj shtetit duket se do të mbeten jetime./TCH/ZgjohuShqiptar.info


KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ndodh vetëm në Shqipëri, shitet ARMO ndaj një kompanie Britanike me kapital 10 mijë paund (VIDEO)
Ndodh vetëm në Shqipëri, shitet ARMO ndaj një kompanie Britanike me kapital 10 mijë paund (VIDEO)
https://3.bp.blogspot.com/-Hh5BDa8mHqE/WnhtJKnqvkI/AAAAAAAARjU/MjV7jkuGlrII505MYUQ7OWP1SSVpdzGagCLcBGAs/s640/rafineria-ballsh.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Hh5BDa8mHqE/WnhtJKnqvkI/AAAAAAAARjU/MjV7jkuGlrII505MYUQ7OWP1SSVpdzGagCLcBGAs/s72-c/rafineria-ballsh.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ndodh-vetem-ne-shqiperi-shitet-armo.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ndodh-vetem-ne-shqiperi-shitet-armo.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy