Ndrenika nuk ia lë mangut Kumbaros: Paguhemi për një kafshatë buke, teatri është kisha dhe xhamia e shqiptarëve

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar në një godinë tjetër, tek Turbina, u kundërshtua nga aktorët. Në një prononcim para kolegëve të tij, aktori Robert Ndrenika ka reaguar kundër pr/ligjit të paraqitur nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për disa ndryshime në ligjin aktual për Artin dhe Kulturën. Ai tha në këto 27 vite është folur se do të bëhej një teatër, por për fat të keq nuk ka patur transparencë. Në vazhdën e denoncimit, ai theksoi faktin se në vend po bëhen kisha dhe xhami, por nuk po bëhet një teatër. Mjaft i revoltuar, i madhi Robert Ndrenika ceku edhe rrogat e aktorëve, të cilët paguhen për një kafshatë buke.

“Plot shumë vite më parë edhe PPSH thoshte do bëjmë një teatër, por ky teatër nuk u bë. Edhe këto 27 vjet është folur se do të bëhet një teatër, por nuk ka patur pikë transparencë.

Ajo që di unë është se prona e jonë, teatri aktual, është një sipërfaqe 6-7 mijë metra katror, i cili është vjedhur dhe po vidhet sheshit, në mënyrë të hapur.

E kam thënë edhe e them që të gjithë kryeqytetet e Ballkanit kanë Teatro Kombëtare dhe teatri bëhet njëherë në 500 vjet.

Sot mund të ketë nga ata që thonë: e mo, ç’janë këto, këto s’dimë të aktrojnë, por nuk mendohet se Shqipëria do mbetet pa aktorë.

Këtu po bëhen kisha dhe xhamia dhe nuk bëhet një teatër. I thashë dikujt, shiko çfarë xhamie është bërë, dhe më tha se atë po e bën Erdogani.

Shumë mirë, sepse teatri duhet ta bëjë shteti shqiptar, sepse teatri është kisha dhe xhamia e shqiptarëve. Vajtëm dhe pamë atë godinën te Turbina.

Ajo godinë është vetëm për fushatë elektorale, por jo për teatër. Ajo fjala që i kam thënë ministreshës se unë do shtrihem te Turbina dhe ajo që e ktheu me ironi, po le të vijë të aktrojë në skenë, duket se ka qenë një fjalë me mend.

Ne nuk do të lejojmë që të prishet teatri, ndërsa për TOB-in të mos guxohet t’i qaset.

Dhe një gjë, mos kini shumë shpresë te këto analistët e mëdhenj që dalin në televizione, sepse para 20 vitesh ato u bënë me atë ministren e asaj kohe.

Kur i kërkova ministreshës të na jepte ca para për lapidarin e Spahivoglit, nuk më dha as 5 lekë për këtë lapidar.

Kam edhe të tjera për të thënë, por tani nuk më kujtohen, pasi më vijnë kur jam në krevat, në ëndërr.

Edhe një gjë! Kemi aktorë të mrekullueshëm dhe paguhen për një kafshatë bukë. Kur të vënë litarin e bukës, ai është më i tmerrshmi nga të gjitha”, tha Ndrenika./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ndrenika nuk ia lë mangut Kumbaros: Paguhemi për një kafshatë buke, teatri është kisha dhe xhamia e shqiptarëve
Ndrenika nuk ia lë mangut Kumbaros: Paguhemi për një kafshatë buke, teatri është kisha dhe xhamia e shqiptarëve
https://2.bp.blogspot.com/-bQcOBw_ZFNo/WnzrEghuOcI/AAAAAAAABMA/uMbNG7ZoNSkMJtdkF0QYO-7z74n3MU9ogCLcBGAs/s640/ndrenika-770x433-696x391.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-bQcOBw_ZFNo/WnzrEghuOcI/AAAAAAAABMA/uMbNG7ZoNSkMJtdkF0QYO-7z74n3MU9ogCLcBGAs/s72-c/ndrenika-770x433-696x391.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ndrenika-nuk-ia-le-mangut-kumbaros.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ndrenika-nuk-ia-le-mangut-kumbaros.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy