Negociatat me Greqinë, Presidenti Meta tregon “vijën e kuqe”: Kujdes!

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë, i kujtoi ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, kryeministrit Edi Rama dhe të gjitha institucioneve se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas marrëveshjes së vitit 2009, është vija e kuqe e detyrueshme për t’u zbatuar në negociatat me Greqinë për detin.

“Nënvizoj se sjellja dhe kontributi i Presidentit ndaj kësaj çështje do të jetë i bazuar vetëm mbi Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka cilësuar dhe interpretuar qartë për herë të parë rolin dhe kompetencën e Presidentit në lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe specifikisht të marrëveshjes mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë.

Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje janë jo vetëm për Presidentin, por të gjithë institucionet shqiptare që përfshihen në këtë proces vija e kuqe e detyrueshme për zbatim”, deklaroi Presidenti.

Kreu i shtetit sqaroi se pse publikoi shkresën drejtuar Bushatit për negociatat, ndërsa theksoi se “Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë dhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen

“U detyrova sot jashtë dëshirës sime të bëj publike përgjigjen për MPJ lidhur me kërkesën e saj për autorizim negociatash për palën greke me qëllim qartësimin e opinionit brenda dhe jashtë vendit për këtë çështje mjaft të rëndësishme dhe më e debatueshmja gjatë dekadës së fundit. Duke nënvizuar rëndësinë e jashtëzakonshëm që i kushtoj forcimit të marrëdhënieve dhe rritjes së frymës së mirëbesimit me të gjithë fqinjët në përgjithësi dhe Greqinë në veçanti.

Jo vetëm në detyrën aktuale të Presidentit por edhe në vijimësi në të gjitha detyrat shtetërore dhe politike të mëparshme dua të theksoj mbështetjen dhe angazhimin tim për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe përfundimtare të kësaj çështje të rëndësishme.

Për të arritur këto objektiva është e domosdoshme të ketë transparencë të plotë të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit në respekt të Kushtetutës së Republikës dhe vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese numër 15 datë 15 prill 2010”, tha Meta./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7986,Camëri,108,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1291,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Negociatat me Greqinë, Presidenti Meta tregon “vijën e kuqe”: Kujdes!
Negociatat me Greqinë, Presidenti Meta tregon “vijën e kuqe”: Kujdes!
https://4.bp.blogspot.com/-8dyhEkmvhas/WoxU0PonKRI/AAAAAAAATNk/CgEg2piMQEAUljgqIY_vUZULznePMn6bwCLcBGAs/s640/meta-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-8dyhEkmvhas/WoxU0PonKRI/AAAAAAAATNk/CgEg2piMQEAUljgqIY_vUZULznePMn6bwCLcBGAs/s72-c/meta-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/negociatat-me-greqine-presidenti-meta.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/negociatat-me-greqine-presidenti-meta.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy