“New York Times”: Universitetet greke “shiten” si amerikane në Shqipëri

, “New York Times”: Universitetet greke “shiten” si amerikane në Shqipëri

Nga: D.D. Guttenplan*Duke u ecur nëpër rrugët e prapme të kryeqytetit shqiptar, duket menjëherë silueta e njohur që shkëlqen si një premtim: Statuja e Lirisë, simboli i Amerikës, vendi i mundësive – dhe gjithashtu logoja e Universitetit të Nju Jorkut të Tiranës (UNYT), ku studentët paguajnë më shumë se 32,500 dollarë për atë që një sllogan në holl e përshkruan si “arsimi i vërtetë evropian dhe amerikan” në vend.Në faqen e saj të përpunuar, U.N.Y.T. ngjyros një pamje të ndezur të nxënësve që gëzojnë një eksperiencë tipike universitare amerikane – të kompletuar me bashkimin e studentëve, sportet e kolegjeve dhe jetën shoqërore të kampusit – pa pasur nevojë të largohen nga Shqipëria. Megjithëse e njohur në nivel lokal si “Universiteti i Nju Jorkut-Tiranë” – pra emri i listuar në statutin e saj zyrtar nga qeveria shqiptare – shkolla nuk ka lidhje me kampusin në Greenwich Village.As nuk ka një sallë ngrënieje, konvikte, palestër apo stadium – faqja e internetit që mbulon sportet është “në ndërtim e sipër” prej më shumë se një viti.Fotografia e një biblioteke, e paraqitur në kopertinën e broshurës së shtypur të shkollës, në fakt është marrë diku tjetër, këtë e pranojnë zyrtarët e shkollës.Por mësimi bëhet në anglisht. Dhe falë një marrëveshjeje me Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, ky institucion privat shqiptar u ofron 650 studentëve të saj mundësinë për të marrë një diplomë amerikane.Duke paguar U.N.Y.T. një shtesë prej 100 dollarësh për kredit, për tre vitet e para plus një shtesë prej 5,000 usd për vitin e fundit, studentët mund të diplomohen me një diplomë nga Kolegji Empire State, një ndarje e SUNY bazuar në Saratoga Springs të përkushtuar për arsimimin e të rriturve dhe mësimin jo-tradicional.Njohur nga etiketa të ndryshme – diploma “të vlefshme” ose “franchised”, “programe të mbështetura”, ose kampuse të degëve –marrëveshje të tilla midis universiteteve në Shtetet e Bashkuara, Britani ose Australi dhe ofruesit e ndryshëm privatë në vendet në zhvillim, janë bërë gjithnjë e më të zakonshme.Ndërsa studentët në Tiranë duken të kënaqur, kritikët thonë se me një strukturë të të ardhurave të bazuara në pagesat e shkollimit dhe një proces pranimi që i nënshtrohet nevojës për të rekrutuar klientë që paguajnë, shumë shpesh këto marrëveshje sigurojnë formën, por jo thelbin e një edukimi akademik .Armand Kapllani, i diplomuar nga U.N.Y.T në 2007-n e më pas studion në Southern Methodist University në Dallas tha se shumë nga kurset e tij në Tiranë ishin në nivelin e një shkolle të mesme amerikane. “Ne as nuk kemi mësuar se si të përdorim një kalkulator financiar. Si mund të diplomoheni për financë dhe nuk dini të përdorni kalkulatorin”, tha ai.Por Gavin Lowder, drejtor i programeve ndërkombëtare në SUNY Empire State, thotë se U.N.Y.T. ka ndjekur “udhëzimet e njëjta akademike si pjesa tjetër e kolegjit. Nuk ka standarde të veçanta për programin tonë të Tiranës”.Konstantin Giakoumis, zëvendës rektor i U.N.Y.T., tha në një intervistë se “kurrikula është hartuar dhe aprovuar bashkërisht nga komitetet e të dy universiteteve”.Në një vizitë të kohëve të fundit në kampusin shqiptar, ndikimi i SUNY dukej më shumë si një etiketë sesa një prani aktive.Pjesa dërrmuese e kurseve mësohen nga anëtarët e fakultetit lokal të angazhuar pa ndonjë kontribut nga SUNY, të cilët gjithashtu kanë pak fjalë mbi përmbajtjen. Nga 15 kurse të Empire State, të ofruara në katalogun e vjeshtës 2011, vetëm tre duket se mësohen nga instruktorët me doktoraturë.“Pedagogët nuk njihen nga SUNY. Jo drejtpërdrejt”, tha z. Giakoumis. “Empire State College”, shtoi ai, “nuk ka provime të menaxhuara nga qendra”.Në vend të kësaj, provimet janë vendosur dhe shënuar nga fakulteti në Tiranë.“Anëtarët e fakultetit që ndjekin leksionet SUNY duhet të miratohen nga drejtori i programit,” tha z. Lowder në një e-mail. “Si pjesë e procesit të miratimit, përmbledhjet shqyrtohen dhe miratohen. Kur është e mundur, fakulteti bën provime para semestrit”, tha ai.Por ai pranoi se mësimi në fakultetet e U.N.Y.T. “nuk i nënshtrohen rishikimit ose miratimit nga Empire State”Për shembull, z. Giakoumis ka diplomë bachelor nga Universiteti i Athinës dhe doktoratë nga Qendra për Studime Bizantine, Otomane dhe Moderne Greke në Universitetin e Birmingham, por jep leksionet e historisë së SHBA-së dhe Historisë Diplomatike.I pyetur për pohimin nëse shkolla ofron një “arsim amerikan”, zyrtarët e Universitetit thanë se “përshkrimi po i bën jehonë universiteteve të interesuara dhe përpjekjeve të përqendruara për të adoptuar modelet më të mira nga universitetet amerikane”.Kapllani tha se një grup prej tre deri në katër studentë nga SUNY viziton kampusin “një herë – ose ndoshta dy herë – një vit”.Sipas z. Lowder, një ekip nga Empire State e vizitoi së fundmi Tiranën në tetor; vizita e dytë këtë vit është caktuar për në fund të shkurtit. “Për shkak të kufizimeve buxhetore, drejtori i programit nuk bën vizita jashtë skuadrës nëse nuk është absolutisht e nevojshme”, tha ai.Për studentët, ajo që ka rëndësi është kredenciali, prestigj i një brandi amerikan. Dhe për këtë, z. Kapllani nuk kishte ankesa. “Kam pasur një kohë të mrekullueshme kur isha student. Një diplomë nga U.N.Y.T. është mjaft e respektuar dhe hap shumë dyer në Shqipëri”, tha ai.Anisa Vrenozi, aktualisht, student e re, tha: “Përvoja ime e studimeve në këtë universitet ka qenë e shkëlqyer dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë për zgjedhjen e këtij universiteti”.Por Philip Altbach, drejtor i Qendrës për Arsimin e Lartë Ndërkombëtar në Kolegjin e Bostonit, thotë se kënaqësia e studentëve mund të mos jetë gjëja e duhur.“Kërkesa për kredencialet amerikane ose britanike është kaq e lartë, rregullimi kaq i dobët, dhe mundësia për fitim kaq joshëse që kur universitetet balancojnë misionet e tyre arsimore kundër interesave të tyre të biznesit, në këtë rast shesh humbet arsimi”, tha ai. “Universitetet amerikane, kishin një përgjegjësi të veçantë për të siguruar standard reale në çdo sipërmarrje të huaj”, shton ai.Memorandumi i Mirëkuptimit, një dokument prej 13 faqesh, i formosur ndërmjet SUNY dhe Universitetit të Nju Jorkut, Tiranë, duket se përcakton standarde të larta. Megjithëse studentët mund të marrin deri në 96 kredite, ose rreth tre vite kursesh nga U.N.Y.T. dhe kanë nevojë edhe për 32 kredite SUNY për të diplomuar, të gjithë studentët duhet të plotësojnë kërkesat specifike të përcaktuara në E.S.C.Këto përfshijnë kërkesat e arsimit të përgjithshëm të SUNY, dhe të gjitha kurset si parakusht për një student të zgjedhur.Studentët e fakulteteve shqiptare u nënshtrohen miratimit të përbashkët nga të dyja institucionet. Progresi i studentëve monitorohet gjithashtu nga të dy institucionet.Por në terren, pra në Tiranë pamja është më pak e sigurtë. Megjithëse memorandumi i përshkruan të dy shkollat ​​si “partnerë”, natyra e saktë e marrëdhënies midis SUNY dhe U.N.Y.T. është e vështirë të përcaktohet.U.N.Y.T. është vetë pjesë e Grupit të Kolegjit të Nju Jorkut – logo: Statuja e Lirisë në siluetë blu mbi inicialet NYC – një kompani greke me adresë postare në Athinë dhe Selanik dhe degë të tjera në Pragë dhe Beograd.William Lawton, drejtor i Observatorit për Arsimin e Lartë pa kufij, një institucion kërkimor me qendër në Londër që monitoron shkëmbimin akademik, tha se “ka nivele të ndryshme kontrolli, nga vlefshmëria dhe kreditet deri në kampusin e degës. Në thelb standardin institucioni ofron kurrikulë; porn ë akreditim ata nuk e bëjnë”.Si pjesë e një raporti të publikuar muajin e kaluar për rritjen e kampuseve të degëve, organizata “hulumtoi Universitetin e Nju Jorkut në Pragë”, e cila ka një marrëveshje të ngjashme me Empire State College. “Kjo na dukej si një lloj akreditimi me marrëveshje”, tha z. Lawton në një e-mail, dhe kështu programi nuk u përfshi në raport.Në përgjigjen e tyre, zyrtarët e Empire State thanë se nuk e përdorën vetë termin “akreditim”, duke iu referuar programeve të tyre jashtë shtetit por thjesht thjesht si “vende të tjera mësimore”.Por gjatë vitit të kaluar “akreditimi” është bërë një simbol i çnderimit në qarqet akademike britanike për shkak të një sërë skandalesh në Universitetin e Uellsit, të cilin BBC-ja ka treguar fakte mbi diplomat e rreme në Kolegjin Fazley International, për një yll malazez të muzikës pop dhe u zbulua se ka lejuar studentët në Rayat London College të paguajë për kualifikimet.Dëmtimi i reputacionit të tij ishte aq i madh saqë universiteti, i themeluar në vitin 1893, mbylli dyert e tij në tetor.Sipas Judith Eaton të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Uashington, universitetet amerikane “nuk kanë autoritetin ligjor për të akredituar ose për të sanksionuar (‘vërtetuar’) dhënien e një diplome nga një institucion tjetër.” Çdo marrëveshje e përbashkët”do të prekte kompetencat e organizatave akredituese”, tha ajo.Empire State College, si pjesa tjetër e SUNY, është i akredituar nga Komisioni i Shteteve të Qendrës së SHBA për Arsimin e Lartë, me seli në Filadelfia.Richard Pokrass, një zëdhënës i organizatës, tha në një e-mail, se “SUNY / Empire State College është akredituar nga Komisioni ynë, por Universiteti i Nju Jorkut, Tirana, nuk është akredituar.UNY-Tirana është miratuar nga Komisioni ynë si një “vend tjetër mësimor” për SUNY / Empire State College.I pyetur nëse akredituesit kishin parë ndonjëherë kampusin e tij, Z. Giakoumis tha: “Inspektorët udhëtuan në Greqi dhe në Pragë, por jo në Tiranë”. Pokrass më vonë konfirmoi se “vendet e tjera mësimore zakonisht nuk vizitohen”.Në një vizitë të shkurtër në fund të janarit, një gazetar shkoi duke parë Keler Gjika që ndiqte një klasë në Advanced Finance nëpërmjet pyetjeve praktike nga Damodaran online, një faqe interneti popullore e mbajtur nga Aswath Damodaran, profesor në Shkollën e Biznesit të Stern në Universitetin e Nju Jorkut .Ndërsa studentët ndezën inercisht imazhet e projektuara të ekranit, ushtrimi dukej një rrugë e gjatë nga një klasë amerikane – dhe gjithashtu në kontrast të dukshëm me atmosferën në Universitetin Europian të Tiranës, një kolegj tjetër privat në anën tjetër të qytetit.Të gjitha klasat atje ishin në gjuhën shqipe, por diskutimi i gjallë në klasa dhe në kafene, dhe biblioteka e pajisur mirë dhe e zënë sugjeroi një institucion ku kurioziteti ishte po aq i rëndësishëm sa kredencialet.Megjithë ofertën e tij vetëm një diplomë shqiptare, rektori Tonin Gjuraj tha se shkolla nuk kishte probleme me mbushjen e 2500 vendeve të saj. “Shqipëria ishte një vend i varfër. Një vend i izoluar. Njerëzit janë të etur për të ecur përpara”, tha z. Gjuraj, ish-ambasador shqiptar në Izrael.Darjel Sina, i cili mban leksione në drejtësi e përshkroi mësimin e shkollës me pagësën prej 3 mijë dollarëve në vit si “jo të lirë”.Kevin Kinser, një ekspert për arsimin ndërkufitar në SUNY Albany (i cili nuk është i lidhur me E.S.C.), tha se lidhja e U.N.Y.T.-së me Kolegjin Shtetëror të Empire “është një mënyrë për të zhvilluar legjitimitet brenda vendit në mënyrë që të mos largohen studentët jashtë tij.Megjithëse Mitch Leventhal, zëvendëskryetari i SUNY për çështjet globale, dhe Gavin Lowder, drejtori i programeve ndërkombëtare të Empire State College, refuzuan të intervistoheshin, Lowder iu përgjigj pyetjeve me e-mail.“Ky program nuk financohet nga dollarët e taksapaguesve”, tha z. Lowder. “Është një program i vetëfinancuar. Përveç kësaj, programi ofron mundësi që fakulteti i Kolegjit të State Empire të ketë përvojë ndërkombëtare, e cila rrit mësimdhënien dhe të mësuarit”.Është gjithashtu fitimprurës. Për çdo kurs katër-kreditesh Empire State ofruar në U.N.Y.T. mbledh 1200 dollarë. Ka marrëveshje të ngjashme për kampuset e Kolegjit të Nju Jorkut në Greqi dhe Republikën Çeke.Pa investime të nevojshme për ndërtesat ose stafin mësimdhënës dhe premtimin e kthimeve të rregullta, aranzhimet e tilla janë gjithnjë e më të popullarizuara me universitetet perëndimore me para në dorë.Në Shqipëri, një vend që ende del nga vitet e gjata të izolimit nën diktatorin stalinist Enver Hoxha, premtimi i U.N.Y.T. për “një garanci për të ardhmen tënde” gjithmonë do të gjejë shumë njerëz.Por, siç thotë zoti Lawton, “rreziku financiar bie ndesh ndaj rrezikut për reputacion”. “SUNY është në krye të komercializimit, por në këto ditë presioni financiar të tjerët do të jenë afër prapa”, tha Philip Altbach.Duke u mbështetur në vetëvlerësim, ai paralajmëron, “Akredituesit amerikanë kanë caktuar dhelprën për të rregulluar kafazin e pulave”.*New York Times. Titulli original: “Në Shqipëri shpërndahen diploma nga SHBA-ja?” Përktheu: Tesheshi.com/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button