Një tjetër ambasador që refuzon që të largohet nga Shqipëria. Mësoni arsyet (VIDEO)

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, Tirana nuk ka asgjë më pak se kryeqytetet e tjera të Europës. Shqipëria ka të gjitha potencialet për të qenë një kryeqytet i turizmit për Europën. Unë e dua Shqipërinë”.

Fjalët janë të ambasadorit brazilian në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ai gjatë intervistës rrëfeu se pas pak muajsh i mbaron mandati dhe për këtë ndihej i trishtuar. “Kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Do doja të qëndroja ende në këtë vend mikpritës dhe mjaft të ngrohtë”, tha Ramos

“Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kam parë dhe jetuar gjatë karrierës time diplomatike dhe çfarë ka këtu për të mos dashur, ju keni çdo gjë, ju keni male të bukur, det të bukur, plazhe dhe veçanërisht keni njerëz të mrekullueshëm. Ky është dhe aseti më i rëndësishëm që keni”, tha Ramos.

“Vendi më i bukur? Është e vështirë të vësh gishtin. Që nga momenti që zbrita nga avioni katër vite më parë, dhe vura re malet e bukura që rrethojnë Tiranën, rashë në dashuri. Po vija nga Italia dhe u impresionova vërtet nga bukuria e këtyre maleve blu, kam udhëtuar pak përqark vendit tuaj por është e vështirë të vësh gishtin diku, për shembull, plazhet përreth Vlorës dhe Dhërmiut janë të bukur por edhe malet janë gjithashtu të mrekullueshëm”, tha Ramos.

Duke folur për marrëdhëniet diplomatike, por edhe ato ekonomike mes dy vendeve veçoi faktin se mund të ketë ura bashkëpunimi në fushën e sipërmarrjeve.

Ambasadori i vendit latin, tha se një nga gjetjet interesante në fushën e turizmit është edhe çelja e Muzeut të Gjetheve. “Unë mendoj se Shqipëria ka asetet e duhura për të qenë një kryeqytet i turizmit, një vend fantastik për Europën që të shijojë turizmin. Dhe sigurisht një nga këto aspekte është jo vetëm e shkuara historike por edhe ajo më e afërt. Ju nuk mund ta mohoni se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 40 vite e ca të komunizmit që ka lënë gjithashtu një gjurmë të rëndë në shoqërinë tuaj. Por të shkuarën mund t’ia tregojmë botës që ka kuriozitet për të njohur se çfarë ka ndodhur këtu”, tha për ATSH-në ambasadori i Brazilit në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos./ATA/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9280,Camëri,119,Editorial,2037,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1475,Iliridë,289,Kosovë,2694,Kulture,723,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Një tjetër ambasador që refuzon që të largohet nga Shqipëria. Mësoni arsyet (VIDEO)
Një tjetër ambasador që refuzon që të largohet nga Shqipëria. Mësoni arsyet (VIDEO)
Një tjetër ambasador që refuzon që të largohet nga Shqipëria. Mësoni arsyet (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-tefS9jwc99k/WoHZLzZ7IoI/AAAAAAAASgs/SpRlFwuwzEYB7xwAaWVAbhZBMGjHmJzJQCLcBGAs/s640/Ambasadori-i-Brazilit-ne-Tirane-Foto-Agim-Dobi-1-600x400-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-tefS9jwc99k/WoHZLzZ7IoI/AAAAAAAASgs/SpRlFwuwzEYB7xwAaWVAbhZBMGjHmJzJQCLcBGAs/s72-c/Ambasadori-i-Brazilit-ne-Tirane-Foto-Agim-Dobi-1-600x400-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nje-tjeter-ambasador-qe-refuzon-qe-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/nje-tjeter-ambasador-qe-refuzon-qe-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy