“Non grata në SHBA”/ Adriatik Llalla zhvendoset drejt Gjermanisë, reagon ambasada: Ja pse nuk ja ndaluam hyrjen dhe sa mund të qëndrojë

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, fill pasi u njoh me vendimin e Departamenit Amerikan të Shtetit ku i ndalohej përjetësisht hyrja në SHBA, u zhvendos bashkë me familjen e tij në Gjermani duke kërkuar strehim në këtë shtet.

Gazeta “TemA” adresoi një kërkesë për informacion pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë për të mësuar mbi vendimin e “Berlinit zyrar” për të strehuar një person të akuzuar për korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, referuar vendimit të firmosur nga sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson.

“1. Si shpjegohet që në një kohë kur SHBA e ka shpallur “a non grata” ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla dhe familjen e tij, Gjermania i ka siguruar atij lejë qendrimi?

2. A do të ndryshojë ky vendim nëse Drejtësia nis hetimet për të?” ishin pyetjet në kërkesën e depozituar nga “TemA”.

Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë në përgjigjen e përcjellë nënvizon se ky qëndrim është i përkohshëm.

Dr. Johannes Dietrich, personi i kontaktit për parandalimin e korrupsionit në ambasadë, thotë se ligjistlacioni përkatës i krijon mundësinë ish kryeprokurorit që të strehohet si çdo qytetar normal.

“I dashur z. Andrea Danglli,

pyetjeve tuaja të mëposhtme po u përgjigjem si vijon:

Për arsye të mbrojtjes së informacioneve personale Ambasada nuk pozicionohet lidhur me raste të vecanta.

Përgjithësisht ne sjellim në vëmendje, se cdo qytetar shqiptar në parim është i lirë të udhëtojë pa vizë për qëndrime afatshkurtra drejt Gjermanisë.

E drejta për të qëndruar në Gjermani bazohet në përcaktimet e ligjit gjerman për qëndrimin e të huajve.

Përshëndetje miqësore, Johannes Dietrich” shkruan ai në përgjigjen me e-mail për gazetën “TemA”.

Ndërkohë, më herët Adriatik Llalla përmes një shkrese të drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka, kërkuar për të mos qenë jetë subjekt i ligjit për vettingun.

Ai kreu detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur u zëvendësua nga Arta Marku që ndodhet përkohësisht në këtë pozicion deri në formimin e organeve të drejtësisë. (TemA)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7990,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1294,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Non grata në SHBA”/ Adriatik Llalla zhvendoset drejt Gjermanisë, reagon ambasada: Ja pse nuk ja ndaluam hyrjen dhe sa mund të qëndrojë
“Non grata në SHBA”/ Adriatik Llalla zhvendoset drejt Gjermanisë, reagon ambasada: Ja pse nuk ja ndaluam hyrjen dhe sa mund të qëndrojë
https://2.bp.blogspot.com/-llYKCDE4Uc0/WpX4LS6Uv1I/AAAAAAAACr8/O5U7cYCXlVYv7Iqc6fkzIBsD1tNA-qT0gCLcBGAs/s640/llalla.png
https://2.bp.blogspot.com/-llYKCDE4Uc0/WpX4LS6Uv1I/AAAAAAAACr8/O5U7cYCXlVYv7Iqc6fkzIBsD1tNA-qT0gCLcBGAs/s72-c/llalla.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/non-grata-ne-shba-adriatik-llalla.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/non-grata-ne-shba-adriatik-llalla.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy