Pekini skeptik për programin ekonomik të Hoxhës, ja si diktatori kërkonte para borxh

Dalin të tjera detaje në negociata mes Kinës dhe Shqipërisë në vitin 1961. Në këtë periudhë u krisën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe regjimi komunist hodhi sytë nga Pekini. Në një bisedë mes delegacioneve të dy vendeve tregohet se si vendi ynë kërkonte par borxh nga Kina.

30 janar 1961

Memorandum i vazhdimit të bisedës së Çu En Lai me ambasadorin shqiptar Koleka për bashkëpunimin ekonomik.

Pala kineze: Kryeministri Çu En Lai.

Pala shqiptare: Spiro Koleka, Mihal Prifti

Çu En Lai: Përveç huave të dhëna në janar 1959 për vitet 1961-65, ju po kërkoni një tjetër hua, a jam korrekt?

Koleka: Po.

Çu En Lai: Në fjalë të tjera, përveç huasë prej 55 milionë rubla ju kërkoni një hua të re prej 600 milionë rubla.

Koleka: Po, pa përfshirë këtu huanë për vitin 1961.

Çu En Lai: Pra ju kërkoni një total prej 700 milionë rubla. Opinioni ynë është që t’ju japim 100 milionë rubla këtë vit, ndërsa për vitet 1962-1965 t’ju japim një total prej 400 milionë rubla. Këto shifra kemi diskutuar në komitetin qendror. Kemi dhe disa propozime mbi çështjen. Ne i kemi menduar mirë propozimet për ju dhe kanë të bëjnë me nevojat tuaja dhe kapacitetin tonë. Ne duam të shtojmë gjithashtu disa mendime bazuar në eksperiencën tonë dhe situatën e vendit tuaj. Ne e dinim se për të kompletuar planin tuaj të tretë pesë vjeçar, ju nevojiten rreth 800 milionë rubla. Këtë fakt na e ka kaluar zv/kryeministri A. Këllezi. Ne mendojmë se nëse ndiqet ky kurs nuk do të jetë e thjeshtë që vendi juaj të arrijë objektivin.

Ne mendojmë se ju nuk duhet ta ngarkoni në mënyrë të tillë ekonominë e vendit, pasi forca punëtore dhe burimet tuaja, si ato nëntokësore dhe mbitokësore, nuk mund t’i përballojnë investime të tilla. Ne mendojmë se të gjitha vendet socialiste ndjekin disa rregulla reciproke. Këto rregulla thonë se nëse bujqësia nuk mund të zhvillohet, kjo pengon dhe zhvillimin e industrisë. Tani le të shikojmë sesi po ecën bujqësia juaj dhe nëse ka arritur objektivat. A keni arritur objektivat e grurit, forcës punëtore, burimeve natyrore dhe të tregtisë?

Për momentin as ju, as ne dhe as Bashkimi Sovjetik nuk kemi arritur objektivat në disa fusha të bujqësisë. Në Bashkimin Sovjetik numri i fshatarëve për shembull, është shumë më i madh se ky numër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ndodh sepse SHBA ka më të zhvilluar industrinë dhe sepse në BRSS mekanizimi i bujqësisë është në nivel më të ulët se në SHBA. Niveli i sistemeve të ujitjes është gjithashtu më i ulët ashtu si dhe energjia apo niveli i fertilizuesve bujqësorë.

Nëse Shqipëria, një vend prej 1.6 milionë njerëzish, përpiqet të zhvillojë industrinë merite si këto të kërkuara nga ju, a do të mundë ta mbështesë bujqësia barrën industriale? Herën e fundit që folëm unë përmenda gjithashtu bujqësinë si një prioritet kryesor i Shqipërisë. Ju duhet të rrisni efikasitetin e bujqësisë të paktën sa për të siguruar grurin tuaj pa importe, në fjalë të tjera, duhet të arrini të prodhoni 600 000 ton grurë dhe jo 250 000 e as 400 000 ton që pretendoni.

Në këtë mënyrë secili nga 1.6 milionë shtetasit tuaj do të ketë 400 kg grurë në vit. Kjo masë do të përdoret për nevoja ushqimi, një pjesë për farë dhe një pjesë për kafshët. Ne e dimë shumë mirë se të sigurosh 400 kg grurë për çdo njeri nuk është e thjeshtë. Edhe ne për shembull, vitin e kaluar prej katastrofës natyrore prodhuam vetëm 250 kg grurë për person, ndoshta edhe më pak. Në rastin tuaj, ku forca punëtore është më e vogël, natyrisht që nevojitet një nivel më i lartë i mekanizimit të bujqësisë, dhe forca punëtore e kanaleve ujitëse duhet përmirësuar. Për të siguruar suksesin ju duhet të rrisni investimet, ritmet e progresit dhe të shtoni makineritë, me ritme më të shpejta se ne.

Vetëm pas zhvillimit të këtyre sektorëve ju do të nisni të rikuperoni investimet fillestare, duke ngritur njëkohësisht standardet e jetesës. Pasi bujqësia, blegtoria, peshkimi, industria e drurit etj, të zhvillohen do të vijë rritja e prodhimit dhe lulëzimi. Në industri, ju duhet të zhvilloni vetëm ato sektorë që kanë potencialin dhe rëndësinë më të madhe.

Për industrinë e rëndë, ju duhet të kërkoni të zhvilloni vetëm ato sektorë që mund t’i përballoni me forcë punëtore, pasi këtë e keni të vogël. Nëse përpiqeni të zhvilloni industrinë e rëndë, duhet të keni parasysh materialet bazë, fuqinë punëtore, pajisjet, ndihmën teknike. Ne e dimë përshembull se ju keni naftë. Por nafta ka nevojë për pajisje, teknologji dhe makineri për t’u shfrytëzuar. Për dy tre vjetët e ardhshëm ne këtu nuk ju ndihmojmë dot, pasi thjesht nuk i kemi këto pajisje.

Ju keni nevojë për tuba e gjëra si këto, ne nuk kemi rafineri dhe mjete procesuese, edhe ne i importojmë teknologji të tilla. Tani po ju them një sekret ekonomik tonin: ne nuk mund ta lëvizim atë prej andej pasi nuk kemi tuba. Do t’ju jap një tjetër shembull. Ju keni nevojë për fertilizues kimikë. Ne e dimë se ato janë të rëndësishme për bujqësinë tuaj dhe nevojiten me urgjencë, por ju duhet të keni parasysh se nuk keni mjaftueshëm qymyr dhe ne nuk mund t’ju japim pajisjet.

Edhe pajisjet më të vogla që ne kemi na duhet t’i importojmë, ndërsa pajisjet e mëdha që kemi janë ende në fazën eksperimentale. Kështu që nëse dëshironi të ndërtoni një central termik me kapacitet 50 000 kv për momentin ne nuk mund t’ju japim qymyrin që keni nevojë. E njëjta gjë vlen dhe për naftën. Edhe nëse siguroni naftën e nevojshme, ne nuk kemi pajisjet apo teknologjinë e nevojshme.

Ne mendojmë se ndihma e mëparshme që keni marrë nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera mike në Evropë, nuk ka qenë e përshtatshme për kushtet tuaja. Ne besojmë se nëse ndjekim tani të njëjtin kurs, ju do të kaloni kapacitete tuaja. Ju kërkoni disa fabrika industriale, sot ju kërkuat disa të tjera (i referohet gjashtëmbëdhjetë fabrikave që ne kemi parë në vendet e tjera. Disa prej tyre nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe disa të tjera u propozuan nga A. Këllezi).

Hezitimi i Kinës

Unë e kam parë listën. Natyrisht që është mirë të dëshironi sa më shumë gjëra, edhe ne në fillim kështu dëshironim të punonim si ju. Por nuk jemi të sigurtë nëse duhet ndjekur një kurs i tillë, pasi për këto gjëra duhet të ketë një renditje. Duhet të vendoset si cila të nderohet e para dhe cila më vonë, cila është më e rëndësishme dhe cila më pak e rëndësishme.

Ju doni të ndërtoni shumë fabrika por bazuar në forcën tuaj punëtore dhe teknikët, ju nuk mund të arrini të gjithë objektivat tuaj dhe ne nuk mund t’ju ndihmojmë me gjithçka. Ne nuk mund të propozojmë se cilin kurs duhet të ndiqni, prandaj duhet të familjarizohemi me ekonominë tuaj e më pas t’ju këshillojmë. Sigurisht që Shqipëria është në një situatë të vështirë, ajo nuk mund të ushqejë veten e saj prej mangësive në forcën punëtore dhe pozitës gjeografike, pasi është e rrethuar nga vende armike.

Prandaj ajo është e detyruar të kërkojë ndihmë nga jashtë. Ne mendojmë se mallrat kryesore bazë ju duhet t’i siguroni vetë, pasi nëse bllokoheni nga jashtë ne nuk mund t’ju sigurojmë mallra e sasira të tilla, të cilat nuk mund të transportohen me avion. Ne e dimë mirë se të tjerët po ju provokojnë, por ju do të luftoni deri në fund, ne jemi të sigurtë për këtë.

Por në vitet e ardhshme ju duhet të zhvilloni bujqësinë tuaj dhe industrinë e lehtë. Këto janë mendimet dhe propozimet tona, bazuar në eksperiencën 11 vjeçare. Në mëngjes po bisedoja me një prej shokëve tuaj dhe po thonim se vendet e mëdha kanë vështirësitë e tyre, ashtu si vendet e vogla që kanë të tyret.

Detajet

Në lidhje me hapat konkretë për t’u marrë, për këtë vit ne do të vendosim për huanë e re me shokun Mehmet Shehu, për rreth 190 000 ton drithëra dhe ushqime të tjera, që arrijnë në shumën 66 milionë rubla. Së dyti, për listën e parë, kemi analizuar 85 artikujt e kërkuar nga ju, që arrijnë në shumën 70 milionë rubla. Për momentin ne mund t’ju furnizojmë me mallra deri në 14 milionë rubla

Ne mund të prodhojmë deri në 30 milionë rublat tjera mallra për ju këtë vit, por duhet të flasim me dikasteret përkatëse për ndryshimet në planin vjetor dhe caktimin e lëndëve të para. Gjithsesi besojmë se mund të plotësojmë rreth 60 % të listës suaj, edhe jo për momentin. Prandaj aktualisht nuk ju japim dot një përgjigje të saktë.

Prej kërkesës suaj për 100 milionë rubla në pajisje e mjete bujqësore, për këtë vit dhe vitin që vjen, mund t’ju japim vetëm një pjesë të vogël, pasi nuk i kemi. Edhe ne kemi një deficit të madh. Nëse vitet e ardhshme janë të suksesshme, do t’ju japim më shumë dhe do të plotësojmë një pjesë të kërkesave tuaja. 300 milionë rubla do të përdoren për fabrikat në vitet në vijim, që do të thotë rreth 70 milionë rubla në vit. Ato nuk mund të përdoren për vitin 1961 pasi nuk i kemi.

Siç më kanë thënë shokët e komisionit të planifikimit dhe siç ka treguar eksperienca me Vietnamin, Korenë (e Veriut) dhe Mongolinë ju e dini se nuk është e lehtë të ndërtohen gjithë ato fabrika. Shumë gjëra duhen marrë parasysh; sigurimi i forcës punëtore, pajisjeve etj. ju mund t’i siguroni ato me huanë, pasi pajisjet tona nuk kushtojnë shumë në krahasim me ato të vendeve të tjera.

Por për masën e madhe të mallrave ne dyshojmë se nuk do të mund t’i përdorni dot dhe do të kalojnë për planin tjetër pesë-vjeçar. Edhe me Vietnamin (e veriut) na ndodhi e njëjta gjë. Edhe pse një vend ka 16 milionë banorë, nuk mund të mbledhë 40 000 punëtorë ndërtimi, pasi ata nevojiten në projekte të tjera. Shokët vietnamezë na kërkuan shtyrjen e afateve për 16 projekte pasi nuk mundën t’i përballonin.

Në mbyllje, desha të them se duhet në shkruajmë një marrëveshje fillestare që thotë se po ju japim 500 milionë rubla për periudhën 1961-1965. Marrëveshja duhet të saktësojë se me këtë hua po ju japim materiale, pajisje për fabrika, materiale shkencore, ndihmë teknike etj. ndërsa për përdorimin e saktë të huasë do të bëjmë protokolle specifike.

Për momentin po ju japim 14 milionë rubla për senet në listën e parë. Le të mos nxitojmë përpara me sendet e tjera dhe t’i studiojmë çështjet me kujdes. Paratë janë tuajat, marrëveshja duhet të jetë e qartë për këtë. Nëse do ta shpenzoni huanë deri në 1964, ne do ta shikojmë përsëri. Mund të na kërkoni përsëri në 1965 dhe do t’i marrim në konsideratë kërkesat tuaja. Deri atëherë ne do të jemi në pozitë më të mirë për t’ju ndihmuar.

Nuk është nevoja që të përfitojmë listat dhe detajet, siç janë 16 fabrikat e përmendura më parë. Këtë mund ta bëjmë më vonë. Ju në kongresin tuaj mund të njoftoni se Kina dëshiron ta ndihmojë Shqipërinë. Nëse shtojmë shumë detaje të marrëveshjes mund të biem në kontradikta me Bashkimin Sovjetik apo me vende të tjera që janë zotuar t’ju ndihmojnë.

Ne do të përmendim vetëm shumën e huave që po ju japim sipas marrëveshjes, që të jemi politikisht korrektë. Për çështjet ushtarake, siç u tha dhe më herët ne nuk mund t’ju ndihmojmë sepse deri tani ju nuk jeni përgjigjur nëse mund të ndërmjetësojmë me Bashkimin Sovjetik./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9251,Camëri,117,Editorial,2030,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,287,Kosovë,2683,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pekini skeptik për programin ekonomik të Hoxhës, ja si diktatori kërkonte para borxh
Pekini skeptik për programin ekonomik të Hoxhës, ja si diktatori kërkonte para borxh
https://1.bp.blogspot.com/-avFRtXZ_xVI/WoojXz1L8RI/AAAAAAAACJk/XxMg9F1LxPMpUdfX_l5FXJm7wmdRZK6bQCLcBGAs/s640/cuenl.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-avFRtXZ_xVI/WoojXz1L8RI/AAAAAAAACJk/XxMg9F1LxPMpUdfX_l5FXJm7wmdRZK6bQCLcBGAs/s72-c/cuenl.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pekini-skeptik-per-programin-ekonomik.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pekini-skeptik-per-programin-ekonomik.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy