Përgjumja e arsyes pjell përbindësha

, Përgjumja e arsyes pjell përbindësha

Nga Fahri Xharra – “Dija e injoranca janë në kacafytje për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare” Faik Konica. Pse Faik Konica ishte i tillë si e njohim ne në letrat tona? Sepse i përkiste gjakut të fisëm shqiptar Ai kishte krenari tipike të themeltë,sepse e vishte kostumin e qenjës së tij të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ,si rrallëkush i kohës së tij. ( Dr. Ledri Kurti)Pse Konica apo pse nuk e ndjekim rrugën e Konicës që të mos heshtim, të mos shtrohemi e të bashkohemi ? Ai na thoshte se rruga që shpie në nderë,në arritje e shpëtim nuk është e shtruar me lule por me thera ,dhe se një ditë do të dalim të rritur në sytë e botës. A jemi rritur sa duhet ? A e kuptuam se për të arritur në kulm arrihet i grisur ,i përgjakur ,i djersitur e i lodhur? Trëndafilat, dafinat ,uji e ftoftë dhe shtrirja e ëmbël gjinden në kulm ,dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, por se bie i vdekur nga të lodhurit dhe me vetëdijen e plotë se i hape një udhë të re popullit.Për të zhvilluar temën e titulluar mu deshtë pa tjetër të thirrem në Faik Konicën ,kur kërkonte : Ndryshim në themel! A është edhe sot e nevojshme ,e domosdoshme e menjëhershme për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare, e cila nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e para njëqind vjetëve? A mos është mendja edhe e intelektualit të sotëm një rreth i mbyllur, me një mendim dogmatik të thatë dhe të pa jetë? A mos po e kemi mendjen e frikshme të zhytar në mediokritet?Si mundemi sot që të flejmë aq pa brenga ( intelektualët) ,dhe të mos i kundërvihemi një të keqës nga e kaluara e cila po na gërryen edhe sot? Pse heshtim dhe nuk i zbardhim planet e të kaluarës për zhbërjen tonë nga ata që edhe sot vetëm se po i rifreskojnë planet e tyre ,me të dhëna më të dhe metoda më të sofistikuara?Shikoni se “Përgjumja e arsyes pjell përbindësha” thoshte Huizinga – filozof hollandez.Edhe sikur të shkruanim për çdo ditë nga një libër dhe të mundohemi ta bindim botën se atë që e kanë thënë serbet për ne se nuk është e vërtetë,nuk ia dalim dot. Ata aq shumë kanë punuar por edhe sot punojnë në atë drejtim ,dhe duke e krahasuar me” punën” tonë apo më mirë të them heshtjen tonë e kemi të pamundur çdo llojë përgënjeshtërimi.Planët e serbëve për shfarosjen tonë ,bartjen tonë nga tokat tona janë shumë të hershme. Por ata nuk i bënin vetëm. E kishin mikun ,i kishin miqtë të cilëve iu ndihmonin. E ne ende nuk po dimë ta zgjedhim mikun. Përplasemi sipas nevojave ditore ,individuale ,klanore dhe kurrsesi të ndalemi dhe të rrokemi me të vërtetin. Po,po me mikun e vërtetë. Planet e Serbëve nuk ndërrojnë .Planet e Grekut gjithashtu . E, edhe më keq Turqia ende mendon që ka hise në tokat tona; ne i themi ”vëlla”. Na ende pyetemi se a me Stambollin apo Brukselin? “Arnautët ishin gjithmonë përfaqësuesit e denjë të çrregullimeve dhe të mos përgjegjësisë ndaj shtetit, Të tillë i njhnin edhe të krishterët( Europa,f.xh.) e edhe Turqit. Gjatë historisë,në të kaluarën dhe të tashmen për banorët e Makedonisë , Sërbisë së vjetër dhe në Sanxhak,Shqiptari ishte sinonim i dhunuesit dhe i dhunës dhe i rrëmbimit. Ata ishin të tillë edhe në kohë të luftës e edhe në kohë të paqës.”( Jovan N. Tomić O Arnautima u staroj Srbiji i Sandžaku,1913).Pra botës i shpjegohej për një popull të të pa denjë për Europë. E njëjta vazhdon edhe sot . Sa kohë na duhet që të bindemi që tërësisht ,mbarë kombëtarisht nuk jemi ne vehte ? E dini që viti i Europës , apo rrotullimi i Europës rreth Diellit është është për 365 ditë? E viti i ynë , viti i shqiptarëve sa është i gjatë? Ne jemi si planeti Neptun ,viti i ynë është shumë i gjatë . Një rrotullim i Neptunit rreth Diellit është 286 vite të Europës . Po ,po 286 vite. A hecë koha për ne?
Trillimet serbe nuk kishin të ndalur. Ato nuk ndalen edhe sot. Kur i lexojmë këto fjalë ,vetë themi: Sa të poshtër paskan qenë këta serbët, dreqi e past marr! Shajmë në FB dhe asgjë më tepër. Dhe prap vazhdon jeta e jonë thuajse asgjë nuk po ngjet.Si u “albanizuan “dhe u “islamizuan “ serbet ortodoks në vitet 1737 ? A nuk ju duke kjo një pyetje që i kalon të gjitha normat e një shkrimi historik apo dokument diplomatik, e shkruar po në atë libër ? Dhe këto pyetje bota i ka pranuar ,e ne kemi heshtur dhe heshtim edhe sot. “U mundova thotë Jovan N. Tomiqi në librin tim që me fakte dhe argumente të tregoj se si erdhi deri te albanizimi dhe muhamedanizimi i serbeve , këndej kufirit me Shqipërinë.” “Në Sanxhak nuk ka pasur kurr Shqiptarë ,as me ardhjen e turkut ,as në shekullin XVI ,as në ate të XVII. Në shekujt e përmendur banorët e atyhit ,përveç një numri të vogël turqish ishin kryesisht Serbët,serbët e fesë muhamedane dhe më shumë të asaj ortodokse. Por gjuha e tyre si e muslimanëve si e ortodoksëve ishte serbishtja.Kufiri etnografik me Shqipërinë ishte largë nga Sanxhaku.Ai (kufiri) as në shek.XVI nuk mbërrinte deri të Drini i Bardhë. Dukagjini nuk ishte në përbërje të Shqipërisë. Tek në shekullin XVII ,kufiri lëvizi këndej por pa e kaluar Drinin. Në Lumë dhe në nahijën e Gjakovës ,banorët ishin serbë dhe flitshin serbisht.( ?) … Ardhja e Arnautëve në Sanxhak (rreth vitit 1700) nuk ndikoj në numrin e shqiptarëve në Shqipëri sepse teprica e popullit të saj i gjeti kushtet më të mira për jetën në Sanxhak. Pse erdhën ata aty? Sepse popullata serbe e vendit ishte në luftë me turqit” ( po aty).Pra në kohën e konferencave të Londres ,Parisit ,Versajit ,aty ku duhej të diskutohej ndarja e jonë në copëza, atëherë duhej një arsyetim për marrjen e tokave tona ; sepse ato” ishin të tyre”. E ne, i kishim esatpashat ,haxhiqamilat që me ndihmën e Turqisë e kërkonin kthimin e dumbabës. E sot kend e kemi?Serbët e “albanizuar“ sa ishin në numër? Sipas Samarxhiqit ( 1989) ,në fund të shekullit XIX –të në Kosovë ishin rreth 30-40 përqind të “Arbanasve “ me origjinë sllave ; kurse Mladenoviqi (1989) e rritë numrin në dy të tretat e banorëve shqiptarë të Kosovës që ishin me origjinë serbe, kurse studjuesi Veselin Gjuretiq (1992) ,e përmbyllë numrin e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80%. E shihni që ata përveç kishës së Martinoviqit ,dalin edhe me ” shenjtërime” tjera. “Ne duhet t`i falënderohemi turkut që jemi musliman ,që jemi shqiptarë se për ndryshe ” ishim ” serbë. Ç`farë mjegulle e errësuar nën qiellin tonë arbëror!Edhe udhëpërshkruesi Gopçeviq e kishte zhvilluar tezën e Shqiptarëve si Serbë të albanizuar si dhe praninë e “Kripto-serbëve” apo “serbëve të mëshefur”(Përvetësim i pa skrupullt i një kombi të tërë). Ai thot se kombësia arbanase nuk egziston, sepse “ Arbanasit” në të vërtetë janë “Shkipetarët” ,sepse Arbanas mundet me qenë edhe serbi edhe turku edhe greku.Të njëjtën gjë e thotë edhe politologu ynë,special i shkolluar , Fatlum Sadiku: “ Marrëveshtjet ,për bartjen e popullsisë muslimane nga tokat “serbe” u murrën qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe ,paralagje e Stambollit ,me ç`rast qeveritë Ruse ,Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që muslimanët duhen të shpërngulën “orë e më parë”. Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh.. Dhe Turqia i merrte groshët, na merrte neve , na zhbënte nga tokat tona dhe ne…. duhej të shpërnguleshim nga nga tokat tona ( në Serbi). Po kush ishin ata mysliman ,ore i mjerë ? Edhe drashkoviqët e millosheviqët rrehnin gjoks karshi Europës më1998 ,se për të qenë Serbia e tillë i kishte sakrifikuar 400.000 “serb”. Jo ata nuk ishin serbë ,por shqiptarë të përzënë nga tokat tona që tani janë nën Serbi.Kur ne, do të bartim krenari tipike të themeltë? Kur do e veshim kostumin e qenjës sonë të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ?/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button