Përtej një kënge shqiptare në Sanremo!

Nga Alfred Peza - Shoqëria jonë mund të ketë shumë probleme e sfida, por do të doja të veçoja dy prejt më të dukshmeve prej tyre:

Së pari, mungesën e modeleve pozitive dhe etaloneve që i ofrohen shoqërisë, si shembuj për tu ndjekur, imituar, ëndërruar, adhuruar dhe pse jo për tu bërë edhe ne gjithë të tjerët nesër si edhe ata, nëse duam që tia dalim dhe të realizohemi në këtë jetë.

Së dyti, një lloj atmosfere kolektive të jetuar si në një lloj gjendje shfryrje të pandërprerë, pakënaqësie të përjetëshme dhe alarmi permanent për një rrezik imagjinar që na kanoset pas dere e që pritet të shfaqet papritur të nesërmen në mëngjes, sa të dalim nga pragu i shtëpisë. E injektuar më së shumti kjo nga media por mbi të gjitha, nga politika.

Këtë ndoshta mund ta kenë menduar edhe shumë të tjerë, ndërsa shohin nga ekranet tona gjatë mbrëmjeve sidomos, tek ato mbushen me tema dhe debate që në vend ta ulin dozën e ankthit dhe të pesimizmit, të duket sikur ta injektojnë edhe më shumë atë.

Edhe kur debatohet për politikë, edhe kur debatohet për sport, edhe kur debatohet për marrëdhëniet me fqinjët, edhe për situatën politike të ditës apo të shkuarën e sidomos për atë që nuk ka ardhur akoma, edhe për reformat, edhe për artin, shkollën, muzikën, jetën, familjen e temat e tjera shoqërore, duket sikur debatohet po njësoj. Me të njëjtin pathos, helm e acid, sa nëse do ia ulësh fare zërin televizorit dhe do bësh xhiron e kanaleve, nisur nga xhestikulacionet dhe gjuha e trupit e të ftuarve, të duket sikur të gjithë flasin për të njëjtën gjë dhe me të njëjtin zell e pasion.

Me sa duket është ky lloj komunikimi publik, kjo kulturë debati, kjo klimë, frymë e atmosferë që rri ndezur pa u shuar kurrë, duke u ushqyer nga burime gjithfarësh, të cilët në fund të fundit, bashkë me mënyrën e funksionimit të sistemit të vlerave dhe meritokracisë në këtë vend, kanë prodhuar këto lloj modelesh që sot dominojnë në një masë jo të pakët, jetën publike shqiptare. Nuk bëhet fjalë vetëm për politikën dhe median, por për të gjitha fushat e jetës.

Kjo është ndoshta edhe arësyeja se përse janë “në modë” modelet e lindur nga një kulturë e ushqyer nga rrjetet sociale, që të bën të jesh i famshëm pa vepër dhe i ndjekur e i adhuruar, pa produkt. Me një fjalë, një nga ata që një kritik francez, e quan klasa e atyre që tashmë kanë profesionin më të mirë në botë, që quhen thjeshtë: Të famshëm!

Ndërkohë që po zhvillohej i njëjti ritual monoton nëpër ekranet tona, në ekranin e RAI UNO, në skenën e festivalit të ëndrrave tona të dikurshme muzikore, në Sanremo, performoi një djalosh shqiptar për të cilin në Shqipëri pothuajse nuk flitet kurrë. Quhet Ermal Meta dhe është nga Fieri. Sipas kritikës italiane dhe shumë mediave prestigjoze, ai konsiderohet si një prej favoritëve për ta fituar edicionin e 60-të që zhvillohet pesë netë të kësaj jave.

Kantautori shqiptar sëbashku me Fabrizio Moro kanë sjellë në duet këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, që trajton temën e rrezikut terrorist në epokën ku po jetojmë. “Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar ata. Kënga e tyre nuk flet thjeshtë për terrorizmin që hedh veten në erë, që vret njerëz dhe mbush rrugë e sheshe me gjak të pafajshmish. Ka diçka tjetër më shumë në artin e tyre, që shkon tek mesazhi universal i të gjitha llojeve të terrorizmit të sotëm.

“Gjatë verës, kemi marrë mjaft mesazhe nga fansat tanë të cilët ishin të frikësuar të merrnin pjesë në koncertet tona. Kështu lindi ideja e nevoja për të treguar dëshirën e njerëzve për t’u rebeluar ndaj asaj çka po ndodh. Kjo këngë tregon atë çka njerëzit kanë vuajtur nga terrorizmi, sidomos ai mediatik i këtij viti të fundit”, kanë shtuar dy këngëtarët. Ermal Meta vitin e kaluar mori çmimin e tretë në “Sanremo”, ndërsa në tetor u nominua për çmimin “Kënga më e mirë italiane”, në MTV EMA 2017.

Erma Meta është një prej të suksesshmëve të një liste të gjatë e të pafund të rinjsh e të rejash, burrash dhe grash shqiptarë që kanë arritur sukses ndërkombëtar në muzikë, sport, art, kulturë, inovacion, biznes, e në çdo fushë tjetër, si ndoshta asnjëherë më parë në historinë tonë.

Megjithatë, në Shqipëri për ta flitet shumë herë më pak sesa për shumë e shumë të tjerë, që i kanë bombarduar jetët tona dhe të fëmijëve tanë, duke na u ofruar si modelet që duhen ndjekur. Nëse një ekran do të merej me Ermal Metën sonte, e sigurtë është që mund të shihej më pak, sesa nëse do të bënte një debat për sherrin politik të radhës. Por më e sigurtë akoma, është se duke ofruar këtë model, nesër do të ketë më pak shikues, për “idhujt” e sotëm të fëmijëve tanë.
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Përtej një kënge shqiptare në Sanremo!
Përtej një kënge shqiptare në Sanremo!
Përtej një kënge shqiptare në Sanremo!
https://2.bp.blogspot.com/-eY6occ7a9SQ/WnwRdZeX0rI/AAAAAAAAR7I/H0eMDffqo1oK7K-jQVfEZEQtd9h-1a_iwCLcBGAs/s640/alfred-peza-1.png
https://2.bp.blogspot.com/-eY6occ7a9SQ/WnwRdZeX0rI/AAAAAAAAR7I/H0eMDffqo1oK7K-jQVfEZEQtd9h-1a_iwCLcBGAs/s72-c/alfred-peza-1.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pertej-nje-kenge-shqiptare-ne-sanremo.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pertej-nje-kenge-shqiptare-ne-sanremo.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy