Pse Ahmet Zogu e përjetësoi Aleksandrin e Madh në monedhën shqiptare

, Pse Ahmet Zogu e përjetësoi Aleksandrin e Madh në monedhën shqiptare

Ndërsa në Shqipëri në vitet e pas Luftës së Parë Botërore ishte një rrëmujë e vërtetë për sa u përket prerjes së monedhave, të cilat ishin edhe lokale, psh, kartëmonedha e hedhur në qarkullim në Bashkinë e Vlorës në vlerën e 50 qind-karte, kishte figurën e Ismail Qemalit, ajo e Bashkisë së Korçës ishte ende kartëmonedha që hodhën francezët; në shkallë vendi kishin filluar prerjet 20-she dhe 5-she franga, si dhe monedha metalike prej nikeli me figura e simbole nga më të ndryshmet. Ekonomistë vendas dhe specialistë të huaj dhanë alarmin se nuk mund të ecej më me këtë gjendje. Në këto kushte në parlamentin shqiptar, në vitin 1923 u diskutua për një monedhë shqiptare, të emërtuar me një emër shqip. Propozimi erdhi nga vetë Zogu, dhe po vetë ai tha edhe emrin që do të mbante monedha në të ardhmen. Do ta quajmë Lek, tha ai, në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Propozimi u prit me duartrokitje, dhe u miratua menjëherë, por puna vazhdoi gjatë, dhe vetëm në vitin 1926 filloi prerja e parë e lekut nga Banka Kombëtare Shqiptare. Kjo ishte 5-lekshi e barabartë me 1 frangë ari të mëparshme. Në anën kryesore mbante portretin e Mbretit Zog, ndërsa pas një fshatar duke ngarë një pendë qe. Në të shkruhej Shqipni-Albania. Por kjo kartëmonedhë u hoq menjëherë nga qarkullimi, pasi u kritikua për shqiponjën, që ishte e stilit romak. Më pas u emetua një monedhë tjetër po me këtë vlerë. Pas kësaj vit pas viti u bënë përmirësime në emetimet e reja. Në faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit dhe e stergjyshit të tyre Akilit që jetoi 900 vjet përpara tyre.2144-thickbox_default-300x300 g270-300x300A0000194628-worldcoin-main-1-0-300x300Po pse propozoi Zogu që kartëmonedha jonë të mbante emrin e Aleksandrit të Madh? Të gjithë prijësit shqiptarë e kanë patur idhull Aleksandrin e Madh. Pirua i Epirit shkonte deri atje sat ë thoshte se kishte lidhje gjaku me Lekën. Skënderbeu i mori emrin Iskander dhe simbolet, brirët e dhisë. Kur e bënë ata, pse të mos e bënte edhe Ahmet Zogu, apo nuk ishte mbret i gjithë shqiptarëve? Ambicien ia rriti më tepër një bisedë me shkrimtaren e amerikane Rose Wander Lane, me të cilën kishte shumë afinitet. Gjatë udhëtimeve në Shqipërinë e veriut, në Mat ajo kishte dëgjuar nga një plak se Aleksandri i Madh ka lindur në Mat, në Emadhi. “Ka pasur atë kohë dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar, ka qenë Pela, mes Selanikut dhe Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetër, që shtrihej në luginën që tani quhej Mati”, kishte thënë plaku. Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin. Ai i hipi kalit për herë të parë kur vajti në Pela, kurse Filipi i Dytë doli nga Pela për ta pritur dhe ndodhi që pikërisht nga kali Leka i Madh e pa për herë të parë të atin. Fshatarët e anës së Matit bënin fjalë lirshëm për “qytetin e moçëm të Emadhisë” dhe “vendlindjen e Lekës së Madh”, i kishte Lane Zogut, si nuk e ditke ti”?.Kuptohet që kjo bisedë e çmendi fare Ahmet Zogun, të cilit i hipi në kokë se kishte lidhje me Aleksandrin e Madh. Ai e dinte se po ta deklaronte këtë, do të bënte ndonjë budallallëk që nuk e ngrinte dot kandari, sidoqoftë një sedër e dhelur s’mund të rrinte pa matur pulsin se si do të pritej në rrethet shoqërore të oborrit. Por sa herë që hidhte mufkën, të gjithë qeshnin. Ndaj hoqi dorë një herë e mirë nga ideja e të qenit pasardhës i largët i Aleksandrit të Maqedonisë, duke bërë të dytën, duke e përjetësuar atë në monedhën shqiptare, që nuk ishte një shërbim i keq, në daç për shqiptarët, në daç edhe për Aleksandrin si paraardhës i tyre.Simbolet në monedha, pasqyrë historike e kohësLufta e Parë Botërore:Monedha dhe emblema të huajaShqiptarët, dikur, nën sundimin osman përdornin monedhat turke, lira, aspra etj. Gjatë Luftës së Parë Botërore hynë monedha të tjera të huaja, austriake, italiane, greke dhe serbe, ndërsa në Korçë, në kohën e francezëve u bë një monedhë shqipatare që qarkullonte në vetëm në këtë qytet. Këto monedha qarkullonin në treg të lirë dhe të pakontrolluar. Në mungesë të sistemit bankar krediti ishte në dorë të fajdexhinjve, gjë që në një shkallë të konsiderueshme frenonte zhvillimin e ekonomisë. Në këto rrethana lindi si nevojë urgjente krijimi i një sistemi monetar dhe kreditit në vend, me anë të të cilit jo vetëm do të krijoheshin lehtësi për rritjen e prodhimit dhe të shkëmbimit të mallrave, por edhe do të disiplinoheshin këto shkëmbime.Monedhat lokale:Francezët, kur administronin Korçën në vitin 1918, nxorën monedhën e titulluar “Korça”. Pati 44.000 franga me emrin “Korça” në prerjet e bankënotave. Mbi frangat u stampua kisha dhe xhamia pranë njëra-tjetrës. Gjithashtu, Këshilli i Qeverisë së Krahinës Autonome nxori në tri pjesë bankënotat për një frangë dhe gjysmë frange, një pjesë të të cilave i emërtoi “Shqipëria vetëqeveritare” dhe pjesën tjetër “Republika shqiptare”. Të tria misionet patën shqiponjën me krahë të hapur. Monedha të tilla dolën edhe në Vlorë dhe Shkodër.Monedhat e Zogut:Prijës shqiptarë, domosdo edhe vetë ZoguAshtu si në filateli, edhe në numizmatikë, pasqyrohet historia, figurat dhe ngjarjet kryesore të vendit. Kështu ka ndodhur edhe me lekun tonë. Meqenëse ngritja e Bankës së Shqipërisë përkon me kohën e Mbretit Zog, në monedhat dhe kartëmonedhat e para vendin kryesor e zinte pikërisht portreti i tij. Në kartëmonedhat e kësaj kohe gjejmë edhe heronj mitikë, Anteu, Herkuli, apo mbretër ilirë si Pirrua i Epirit, Genti, Teuta etj, por filluan të përdoreshin edhe pamje të urave, të ndërtesave dhe qyteteve. Një prej kartëmonedhave të para të emetuara në vitin 1926 kishte vlerën e 20 Frangave Ari. E shkruar në dy gjuhë, në italisht dhe shqip, mban përsipër portretin e një djaloshi shqiptar, me kostum popullor, me qeleshe e jelek.Monedhat e Fashizmit:Kush tjetër, përveç Viktor Emanuelit dhe DuçesNë kohën e pushtimit fashist monedhat e lekut shqiptar me monumente, qytete, ura, lagje gjatë kohës së pushtimit fashist u zëvendësuan me kokën e Viktor Emanuelit II dhe Duçes, me mbishkrimet përkatëse, ndërsa në anën e prapme shkruhej “Shqipni”. Me një dekret të gushtit të ’39-ës: “Monedhat e reja do të kenë në një anë portretin e Mbretit Vitorio Emanuele III, me mbishkrimin rreth e qark Mbret. E për Vitt. Em.III Re e Imp dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenore me mbishkrimet Shqipni-Albania 1939-R”.Monedhat e Enverit:Leku, pa Aleksandër të MadhNë në kohën e socializmit monedhat ishin mbushur me njerëz muskulozë, punëtorë fabrika, të rinj hekuruadhash me kazma e lopata, me trena e turbina, traktorë e autokombajna. Ndërsa në periudhat e tjera kishte prerje të monedhave metalike ku vendoseshin simbolet emblematike të Aleksandrit të Madh, në socializëm ato u hoqën, leku mbeti pa Aleksandrin e madh, megjithëse mbante emrin e tij. Në të gjitha kartëmonedhat, por edhe monedhat metalike u vu stema e republikës, për përmbante si datë 24 majin, Kongresin e Përmetit.Periudha e Demokracisë:Gamë e gjerë simboleshNdërsa pas rënies së komunizmit, për të qenë sa më “korrekt” mbi kartëmonedha u stampuan portretet e heronjve kombëtarë, apo rilindësve, kurora lulesh apo dafinash. Në monedhat e pas vitit 1992 kanë sunduar portretet e figurave kombëtare, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, ndërsa në anën e pasme Kalaja e Krujës, ndonjë libër, një qiri, fjalët e Naimit, ndërtesa e shpalljes së pavarësisë, pamje e kishës katolike etj.Monedha, pjesë e kulturës kombëtareMë në fund, një Muze i Lekut… Megjithëse prej kohësh ka patur një projekt për ngritjen e një muzeu të monedhave, numizmatikës, megjithëse kishte një bazë të mirë materiale dokumentare në arkivat e Bankës së Shqipërisë, megjithëse ka patur një numër të madh koleksionistësh profesionistë dhe amatorë, përsëri pak është bërë për një trajtim shkencor të monedhës, kësaj trashëgimie kulturore me vlerë. Historia e monedhave dhe kartëmonedhave është pasaporta e shtetit, i cili duhet ta ketë të plotë e të pa cunguar këtë histori. Këtij projekti i përket inaugurimi i këtyre ditëve i Muzeut të Parave nga Banka e Shqipërisë, një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin. Ashtu siç është traditë kudo në botë, më në fund edhe Banka e Shqipërisë do të ketë muzeun e saj. Aty janë pasqyruar jo vetëm transaksionet fizike dhe roli i parasë në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe forma se si ky aset i çmuar ka evoluar fizikisht, nga forma e çuditshme që ajo kishte në lashtësi, tek sofistikimi i saj përgjatë shekujve, deri në formën e sotme të dukshme dhe atë të padukshme përmes transaksioneve dixhitale. …dhe një Dhomë ThesariPara disa ditësh, gjatë inaugurimit të godinës së re të Bankës së Shqipërisë është hapur për herë të parë Dhoma e Thesarit. Kjo dhomë, e ndërtuar në vitin 1938 në formë 6 këndore , është prej çeliku dhe betoni, krejtësisht e blinduar dhe ka një derë me trashësi 50 cm në çelik. Gjithçka është prodhuar në Parma të Italisë dhe është montuar që në fillim të hapjes së bankës. Dhoma e thesarit nuk ka qenë hapur kurrë dhe sot është bërë muze. Brenda tij është ekspozuar një lingotë ari me peshë 12,4 kilogramë dhe me vlerë afro 500 mijë euro si dhe të gjitha llojet e monedhave të floririt që kanë qarkulluar në Shqipëri në 200 vitet e fundit. Kjo është dhoma më e madhe kasafortë që ka ekzistuar në Shqipëri.Emetimet komemorative dhe numizmatika shqiptareNumizmatika dhe koleksionimi i monedhave dhe kartëmonedhave në Shqipëri është një hob relativisht i vjetër. Një nga figurat më të shquara që ka filluar koleksionimin e monedhave të lashtësisë ka qenë Shtjefën Gjeçovi, françeskanët e Shkodrës etj.Në vitet e sundimit komunist, numizmatika është zhvilluar në heshtje, e privuar nga e drejta për të mbledhur e për të mbajtur monedha të metaleve të çmuara. Gjithashtu, Banka e Shtetit Shqiptar u kishte mohuar numizmatëve shqiptarë të drejtën për të koleksionuar emetimet përkujtimore. Emetimet për 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, argjend dhe ar, prerje komemorative të vitit 1966, ‘67, ‘69 u shitën të tëra në tregun e jashtëm dhe koleksionistët shqiptarë kanë mundur t’i gjejnë ato vetëm në vitet e demokracisë, me zhvillimin e ankandeve online në ebay. Banka e Shtetit Shqiptar ende dhe sot nuk ka një listë të numizmatëve që t’i përfshijë ata në abonimet e emetimeve të tyre. Në të gjitha shtetet europiane bankat e nivelit të parë, ato që kanë të drejtën e emetimit, njëherësh janë të detyruara që ekzemplarë të emetimeve të tyre, t’i ruajnë kundrejt shitjes për koleksionistët, gjë që nuk ndodh te ne. Banka e Shtetit Shqiptar asnjëherë nuk ka qenë serioze në marrëdhëniet me numizmatët dhe emetimet komemorative.Aleksandri i MadhAleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzi përgjatë rrugës. I ati ka marrë Aristotelin si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus që kishte frikë, por Aleksandri e mësoi dhe kali i mbeti besnik gjithë jetën, deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm. Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevër 30 mijë banorë. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm. Pasi konsolidoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anie, ai kaloi Helespontin, që tani quhet Dadanele, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit. Zgjidhi nyjën në Gordion. Sipas legjendës, thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale. Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Themeloi Aleksandrinë dhe 20 qytete të tjerë, duke iu vënë emrin e tij. Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Shpejt e kuptoi se Azia ishte më e madhe nga ç’e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç’humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.Pothuajse të gjithë historianët dhe biografët kanë pranuar prejardhjen e tij Ilire, prej të atit dhe prej së ëmës Olimpias. /Dita/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button