Pse grekët nuk i lejonin shkollat shqipe në Shqipëri?

Nga Fahri Xharra - Ju lutem, të kemi durim, ta shikojmë historinë tonë ashtu siç ishte. Nuk jemi popull hakmarrës, nuk duam hise në tokat e tjera, por duam vetëm qetësi aty ku sot jetojmë. Mos na ngucni!

Shumë mirë e dimë se ku dhe çka fqinjët tanë i turbullon në mendje kur shohin të shkruarat dhe të dokumentuarat me fakte nga e kaluara jonë, ajo skuqje në fytyrë, ajo rritje e tensionit të gjakut, nuk është pa arsye. Ndoshta ende kanë të drejtë që nuk munden të binden se si dhe pse po dalin të gjitha në dritë. Kurrë nuk e kanë menduar se një ditë do të flasë edhe nëntoka, edhe nënuji për të treguar të vërtetën tonë.

Nga e gjithë kjo që do të zbërthej në këtë shkrim sado modest, me sillet në kokë vetëm një pyetje: pse amerikanëve iu interesonte shkollimi shqip në jugun e Shqipërisë dhe grekët nuk e lejonin atë?


“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave, një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar” shkruante Kadare.

Zonjusha Ellen M. Stone thotë: “Raporti i bashkëngjitur për shkollën tonë të vetme në Shqipëri – dhe e vetmja shkollë në të gjithë Shqipërinë ku përdoret gjuha shqipe – jep një ide mbi punën e guximshme të këtyre dy të diplomuarave tona prej Kolegjit të Konstandinopojës. Zonjusha Sevasti Qiriazi u diplomua më 1891, ndërsa motra e saj, Parashqevia, mbaroi universitetin në qershor të vitit 1904. Uroj që njerëzit ta duan dhe të luten për këtë shkollë të vetmuar.”

Kur shkolla e parë shqipe e vashave në Korçë, 7 vjet pas çeljes së saj, (1891-1908), rrezikonte të mbyllej, motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi kërkuan mbrojtjen dhe përkrahjen financiare të misionit protestant anglo-amerikan. Nuk vonoi shumë dhe ata dërguan njerëzit e tyre. Më 26 mars 1908 mbërritën në Korçë bamirësit protestantë amerikanë, Rev. Phineas Barbour (Barber) Kennedy dhe zonja e tij Violet R. (Bond) Kennedy, bijë e misionarit protestant Luis Bond. Sevastia nuk po u besonte syve: Bordi amerikan me qendër në Boston kishte dërguar në Korçë shoqen e saj të fëmijërisë, Violet Bond.

A e dimë që amerikanët Rev. Phineas Kennedy dhe zonja e tij Violet Kennedy, ishin engjëjt mbrojtës të shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë?


Sevastia e njohu z. Rev. Phineas Kennedy dhe shoqen e saj të fëmijërisë Violet Kennedy me vështirësitë që kishte kaluar shkolla shqipe e vashave. Intrigat dhe sulmet e klerikëve të kishës greke në Korçë nuk kishin patur kurrë të pushuar. Gjithçka gjendet e shkruar edhe në kronikat e kohës: “U fol shumë se gjoja shkolla e re synonte t’u prishte fenë ortodokse shqiptarëve, se duke frekuentuar atë shkollë, vajzat do të bëheshin protestante, se rruga e shkollës shqipe dhe gjuha e përdorur në të ishte në kundërshtim me parimet fetare dhe me mësimet e Krishtit etj., etj. Njëkohësisht përhapën fjalë nëpër qytet se prindërit myslimanë, që do të dërgonin fëmijët e tyre në këtë shkollë, do të internoheshin menjëherë nga autoritetet qeveritare”.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, dhespoti i Korçës kishte kërkuar vrasjen e Gjerasim Qiriazit. Në pragvjeshtën e parë u tentua atentati i parë, dy muaj më vonë u tentua për herë të dytë. Fatmirësisht vrasësit u zbuluan në kohë në të dyja rastet. Patën frikë ta shkrehnin armën. Mësonjëtorja ishte nën mbrojtjen e misionit anglo-amerikan, dhe kjo gjë u shkaktonte frikë. Nuk mund të dilnin hapur. Megjithatë, Mitropolia e Korçës ia arriti qëllimit. Kur Gjerasimi pati një gjendje jo të mirë shëndetësore, njerëzit e kishës bashkëpunuan me mjekët. E helmuan më 4 janar 1894, kur ishte 32 vjeç.

“Ata (klerikët grekë) mund të kërcënojnë prindërit dhe fëmijët, por ne do të vazhdojmë t’i mbajmë brenda shkollës në konvikt dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të më marrin mua nga shtëpia me forcë – sepse unë kurrë nuk do të lejoj të mbyllet kjo shkollë’’.(shkruante Phineas B. Kennedy).

Ardhja e Kennedëve në Korçë u prit me kënaqësi të veçantë. Këtë të vërtetë e gjejmë edhe te një artikull përmbledhës për ta, të cilin po e sjellim paksa të shkurtuar:

“…Zoti dhe zonja Kennedy në vendin tonë kanë një lidhje miqësie dhe dashurie që zë vendin e parë në kronikën e lëvizjes shoqërore shqiptare të shekullit të njëzetë.

Z. Kennedy, ky amerikan shpirtmirë, ka ardhur në shqipëri më 1908. Gjatë këtyre 29 vjetëve, aktivitetin e tij, këshillat e tij i ka konsakruar për shqiptarët dhe për vendin tonë. Nuk ka dhënë kontributin e tij vetëm në edukime dhe ngushëllime morale, po ka shtrirë dorën dhe me të holla për fatkeqët. Si i ngarkuar nga Kryqi i Kuq e nga të tjerë mirëbërës amerikanë në kohërat më të kritikshme të okupacionit të huaj në Shqipëri, ka shëtitur dhe nëpër fshatra për të shpërndarë ndihma për të mjeruarit. Për të mos hequr dorë nga qëllimi dhe nga parimet e tij të përcaktuara ka duruar me stoicizëm të gjitha peripecitë e vështirësitë. E ka shtrënguar disa herë nevoja të lërë Shqipërinë e të vejë në Amerikë që prej 1908, po asnjëherë nuk e harroi vazhdimin e misionit në këtë vend që i ka dashur aq fort, veçanërisht në Korçë e në qarkun e këtij qyteti. Z. Kennedy ka fituar një popullaritet me rrënjë. Në tërë kohën që veproi, shkolla e tij në edukatë e në metoda të ndjekura, u gjend një njeri i denjë për barrën që i qe besuar. Aktivitetin e tij e ka përdorur në të gjitha sheshet që kanë patur nevojë shqiptarët. Qytetarë dhe fshatarë kanë gjetur pranë tij lehtësira e udhëzime për shumë çështje dhe korrespondenca që kanë patur të bëjnë me Shtetet e Bashkuara. Për njerëz më terë kuptimin e fjalës, altruistë si zoti Kennedy dhe Zonja Kennedy bota shqiptare duhet të jetë mirënjohëse. Për njerëz që nuk lëvizin këmbë e duar për rroga, po bashkë me lodhjen tretin dhe pasuri për t’u fshirë lotët fakir-fukarasë, shoqëria duhet të jetë shumë detyronjëse…”

(Gazeta e Korçës, e martë 13 prill 1937) Rev. Phineas Kennedy dhe zonja e tij Violet Kennedy qëndruan deri në vitin 1939. Ata do të mbahen mend gjithashtu për shkollën e parë amerikane në vendin tonë. “Arsimi dhe pedagogjia amerikane e kanë zanafillën e tyre në Shqipëri që në vitin 1908, atëherë kur erdhi në Korçë çifti amerikan Violeta e Fines Kenedi”. (I. Gogaj: Shkolla teknike e Harri Fulci, f.7)

Ju faleminderit, Amerikë, që jeni me ne!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9250,Camëri,117,Editorial,2030,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,287,Kosovë,2683,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pse grekët nuk i lejonin shkollat shqipe në Shqipëri?
Pse grekët nuk i lejonin shkollat shqipe në Shqipëri?
Pse grekët nuk i lejonin shkollat shqipe në Shqipëri?
https://3.bp.blogspot.com/-rr6vpoduuQM/WnNWMzyeRvI/AAAAAAAAREk/P0bK_zC4MEQwzAuLgEqWOfwIgOoJyt0gwCLcBGAs/s640/received_1712541625446097.png
https://3.bp.blogspot.com/-rr6vpoduuQM/WnNWMzyeRvI/AAAAAAAAREk/P0bK_zC4MEQwzAuLgEqWOfwIgOoJyt0gwCLcBGAs/s72-c/received_1712541625446097.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pse-greket-nuk-i-lejonin-shkollat_1.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/pse-greket-nuk-i-lejonin-shkollat_1.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy