Qeveria pyet Shpend Ahmetin: Me cilin ligj e vendose flamurin e Shqipërisë në hyrje të Prishtinës?

“Në vitin 2014-të, Kryetari i Prishtinës e ka vendosur flamurin e Shqipërisë në hapësirën të cilën ju po pyesni. Nëse i është referuar një ligji për vendosjen e flamurit të Kosovës në po këtë hapësirë, atëherë le të na tregon Komuna e Prishtinës se me cilin ligj e ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe ne me po të njëjtin ligj po e vendosim flamurin e Kosovës!”, kanë thënë nga Qeveria.

Prej kur ka filluar kërkesa që në atë pjesë të vendoset flamuri i Kosovës, Shpend Ahmeti i ka larguar përgjegjësitë nga vetja.

E mbrëmë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar publikisht përsëri, teksa qytetarët e Kosovës po i kërkojnë vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethrrotullimi, i njohur si ‘Rrethi’, në hyrje të kryeqytetit.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë gabuar adresën për kërkesën e tyre.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo kërkesë duhet t’i adresohet Ramush Haradinajt.

Sipas Ahmetit, vendosja e flamurit të Kosovës te ‘Rrethi’ është kompetencë e kryeministrit të vendit.

Për të mbështetur pohimin e tij, Ahmeti ka treguar se çfarë parasheh saktësisht ligji për punët e Protokollit të Shtetit.

“Neni 3 pika 4. “Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:

1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “Neni 15 paragrafi 2 “Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qeveria pyet Shpend Ahmetin: Me cilin ligj e vendose flamurin e Shqipërisë në hyrje të Prishtinës?
Qeveria pyet Shpend Ahmetin: Me cilin ligj e vendose flamurin e Shqipërisë në hyrje të Prishtinës?
Qeveria pyet Shpend Ahmetin: Me cilin ligj e vendose flamurin e Shqipërisë në hyrje të Prishtinës?
https://1.bp.blogspot.com/-n-1FeOl5-Wk/WoGm8a2rM7I/AAAAAAAASe8/1IZfZmHuUcAXg0bpO238IzUDLscrRLVYwCLcBGAs/s640/1_1518437388-9289040.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-n-1FeOl5-Wk/WoGm8a2rM7I/AAAAAAAASe8/1IZfZmHuUcAXg0bpO238IzUDLscrRLVYwCLcBGAs/s72-c/1_1518437388-9289040.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/qeveria-pyet-shpend-ahmetin-me-cilin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/qeveria-pyet-shpend-ahmetin-me-cilin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy