Rohan: Kosovarët kanë qenë zotër në shtëpinë e tyre dhe janë përgjegjës për fatin e tyre

Diplomati austriak dhe ish-zëvendës emisari i OKB-së për statusin e Kosovës, Dr. Albert Rohan, bën një bilanc të përzier në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Sfidat mbeten.

Deutsche Welle: Kosova -10 vite e pavarur. Sot gëzimi për shtetin e pavarur është zëvendësuar nga hallet e përditshme. Ju jeni angazhuar me vite në Kosovë. Çfarë bilanci do të bënit? Një gazetë gjermane së fundmi e quante Kosovën një histori të paparë dështimi të BE?

Albert Rohan: Këtë do ta quaja shumë të gabuar. Është një bilanc i përzier po të shohim 10 vitet e fundit. Ana pozitive është se Kosova është shtet i pavarur, kujtoj se problemi i Kosovës mendohej i pazgjidhshëm, tani nyja gordiane e Ballkanit është zgjidhur. Sigurisht kërkon kohë, derisa vendi të njihet nga të gjithë, por është arritur shumë. Kosova është një realitet i pakthyeshëm. Ana negative janë problemet e Kosovës si varfëria, papunësia, nepotizmi, korrupsioni, probleme edhe në vende të tjera të Ballkanit këto, që janë sfida të mëdha, e që kanë nevojë nga ana tjetër edhe për ndihmën e madhe të Bashkimit Europian.

10 vite pas pavarësisë, kosovarët duan të largohen nga vendi, a është ky bilanci që pritej?

Edhe në këtë pikë, Kosova nuk është vetëm. Po të shikoni deri në Poloni e vende të tjera, është e qartë që sidomos të rinjtë largohen, kur mendojnë se në një vend tjetër kanë shanse më të mira. Përgjigja është krijimi i mundësive ekonomike për njerëzit në Kosovë, kjo nuk është e lehtë, sidomos po të kemi parasysh shumë pasiguri politike, por edhe juridike që ende janë prezente.

Ju ishit i dërguar i OKB-së, zëvendësemisar për Kosovën e zgjidhjen e çështjes së statusit. Si i shikoni këto kohë të trazuara nga koha e sotme?

Për ne, Ahtisarin dhe për mua ishte e qartë se ky ishte një lloj “mission impossible”-mision i pamundur dhe se një ujdi mes dy palëve në çështjet parimore të statusit ishte e pamundur. Ne bëmë një propozim për kompromis, të drejtë, që nga njëra anë Kosovën e bënte të pavarur, nga ana tjetër për Serbinë garantonte përmes privilegjeve, të drejtat e minoriteteve, siç nuk ekzistonin asgjëkundi tjetër në botë si dhe mbrojtjen e kishës ortodokse serbe. Kosovarët e pranuan këtë, Serbia jo. Ka një mospërpurthje. Komuniteti serb i ka gëzuar të gjitha këto të drejta paraprake, pasi plani i Ahtisarit u transferua në ligjvënien e Kosovës, ndërkohë që Serbia nuk e ka sjellë pjesën e saj.

Po të kthenit kokën pas, do të bënit diçka ndryshe në këto bisedime?

Bisedimet do të ishin zhvilluar gjithmonë kështu, pra pa marrëveshje. Por mendoj se ne do të bënim të njëjtin propozim, që të paktën u zbatua në Kosovë, dhe që është baza për pavarësinë e Kosovës. Pres nga Serbia që ta pranojë realitetin që Kosova është shtet më vete dhe që me këtë shtet mbahen marrëdhënie normale. Serbia e di se mund të hyjë në BE vetëm nëse normalizon marrëdhëniet me Kosovën. E pranoj se nuk është lehtë në Serbi, kur opinioni është kondicionuar përmes 30 viteve nga propaganda nacionaliste ta bindësh për pranimin e Kosovës, por kjo duhet të ndodhë.

Serbia megjithatë ka marrë së fundmi një perspektivë të qartë anëtarësimi. Dmth ky vend nuk ka nevojë ta njohë Kosovën para se të hyjë në BE?

Është e pamendueshme që Serbia të bëhet anëtare e BE pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, këtë e dinë në Beograd. 2025 është një objektiv, nuk është datë fikse.

Normalizim apo njohje, ka një dallim këtu…

Beso se është një lloj eufemizmi, mund të jetë vetëm njohje, në çfarë forme bëhet kjo, për këtë mund të flasim, por është e qartë, se Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shtet.

Dialogu mes Kosovës e Serbisë ka ngecur. Për Kosovën, qëllimi final i dialogut është njohja e vendit, Serbia thotë se nuk do ta pranojë kurrë këtë. Nuk është kjo pika e vdekur e dialogut?

Duhet që të dyja palët të pranojnë, se është në interesin e tyre suksesi i dialogut. Serbia nuk futet në BE pa njohur Kosovën. Kosova nuk mund të bëhet anëtare normale e komunitetit ndërkombëtar për sa kohë Serbia e pengon këtë me ndihmën e Rusisë. Për të dyja palët duhet të ketë interes që dialogu të sjellë suksese të qëndrueshme. Nuk ka rrugë tjetër, dialogu duhet të ketë sukses.

Në Kosovë nuk fshihet zhgënjimi i politikës ndaj BE, madje edhe kritikat dëgjohen hapur. Edhe strategjia e re e KE nuk përmbushi pritshmëritë…

Mendoj se kjo kritikë është e gabuar. Elitat politike në Kosovë duhet të jenë të vetëdijshme se e ardhmja e tyre mund të jetë vetëm në BE. Kosova nuk mund të bëhet anëtare e Shteteve të Bashkuara, por e BE-së po. BE do të jetë faktor vendimtar për një të ardhme në mirëqenie stabilitet. Nëse nuk është bërë liberalizimi, atëherë kjo është përgjegjësi e plotë e lidershipit në Kosovë, sepse nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Kështu humbën dy vjet.

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale e ka ndezur debatin në Kosovë dhe reagimet ndërkombëtare. Nismëtarët kosovarë e shohin atë si padrejtësi, por sipas shumë gjasave nisma nuk do të ketë sukses.

Kemi fajësime të rënda për krime, që kanë mbetur pezull në Kosovë, ato duhet të zbardhen. Nëse janë pa baza, kjo duhet të përcaktohet nga një procedurë e besueshme. Parlamenti i Kosovës vetë vendosi krijimin e dhomave speciale. Të kthesh mbrapsht këtë vendim tani është kontraproduktive. Nëse ka pasur vërtet krime, atëherë duhet që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë, siç funksionon drejtësia në një shtet ligjor. Përmes individualizimit të fajit do të hiqej rreziku i fajit kolektiv për Kosovën apo për UÇK. Të gjithë duhet të kenë interes që të zbardhen akuzat.

Pas kaq kohësh angazhimi për Kosovën, cili është kujtimi më i bukur që do të veçonit…

Po të shikosh një periudhë të tillë kaq të gjatë, unë merrem prej 30 vitesh me Kosovën, duhet të them, se kosovarët nuk i kanë punët asnjëherë më mirë se tani. Në 10 vitet e para, kur shkoja aty, Kosova ishte koloni serbe, ata shtypeshin, pastaj u dëbuan, më pas erdhi koha e protektoratit ndërkombëtar. Në këto 10 vitet e fundit ata kanë qenë zotër në shtëpinë e tyre dhe janë vetë përgjegjës për fatin e tyre. Këtë do ta veçoja si gjënë më pozitive. (Burimi:DW)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rohan: Kosovarët kanë qenë zotër në shtëpinë e tyre dhe janë përgjegjës për fatin e tyre
Rohan: Kosovarët kanë qenë zotër në shtëpinë e tyre dhe janë përgjegjës për fatin e tyre
https://1.bp.blogspot.com/-sDxEFiby8CE/Woob96irIYI/AAAAAAAACGw/gB02sDr1FEsOSUbWUWk59jNsm0VrK4LPQCLcBGAs/s640/ROHAN-696x392.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-sDxEFiby8CE/Woob96irIYI/AAAAAAAACGw/gB02sDr1FEsOSUbWUWk59jNsm0VrK4LPQCLcBGAs/s72-c/ROHAN-696x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rohan-kosovaret-kane-qene-zoter-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rohan-kosovaret-kane-qene-zoter-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy