Rrjetat e UEFA-s kapin “peshqit e mëdhenj” të futbollit shqiptar, ish-depute dhe biznesmene

Nga Fatjon Baze - Ajo që është përfolur gjatë gjithë këtyre ditëve në ambientet sportive ku pritej që një dosje e UEFA-s të trondiste futbollin shqiptar tashmë kjo gjë është vërtetuar, dhe është bërë e qartë gjithashtu që bëhet fjalë për klubin e Skënderbeut. Relacioni i Inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës u kanë kërkuar që për klubin e Skënderbeut të ketë një dënim 10 vjeçar për të mos marrë pjesë në të gjithë kompeticionet europiane si dhe një gjobë të majme prej 1 milion eurosh.

Kjo është kërkuar nga dy inspektorët e UEFA-s, Miguel Lietard Fernandez-Palacios, dhe Karl Dhont avokat dhe ekspert të basteve, të cilët pas humultimeve kanë arritur në konkluzionin se Skënderbeu ka trukuar mbi 50 ndeshje, që nga kampionati shqiptar, kualifikueset në “Uefa Champions League” dhe “Europa League”, dhe deri në sfidat miqësore. Nën akuzë për këto trukime siç kanë dalë në raport janë dhe financuesit e skuadrës korçare duke nisur që nga ish Ministri Financave Ridvan Bode, ish presidenti Agim Zeqo dhe presidenti aktual Ardjan Takaj, ku përjashtim nuk bëjnë as një pjesë e mirë e lojtarëve dhe trajneri.

Tani, ky është një nga skandalet më të rënda në futbollin shqiptar pasi kemi të bëjmë me një klub që është ngritur mes parave të pista të përfituara nga shitja e ndeshjeve. Dhe ajo që është dhe më e dhimbshme për sportdashësit është fakti që kanë parë ndeshje fallco nga shkallët e stadiumit, dhe ai gëzim tashmë po kthehet në një hidhërim të rëndë.

Të gjithë ne e dimë se si disa biznesmenë korçarë, këta që përmenden për trukime ndeshjes, morën përsipër për të ngritur skuadrën e Skënderbeun. Qëllimi kryesor i këtyre dy biznesmenëve në atë periudhë bënë të mundur ngritjen e ekipet duke e mos e lënë fillimisht që të mos binte nga Kategoria dhe më pas ta shpallnin direkt kampion; në një kampionat që ia rrëmbyen haptazi klubit të Flamurtarit.

Dhe kjo bëhej vetëm për një qëllim; që të fitonin Bashkinë e Korçës në zgjedhjet lokale që menduan se me përdorimin e skuadrës së futbollit mund të arrinin këtë qëllim, por që në fund nuk e bënë dot të mundur këtë objektiv.

Të gjithë jemi dëshmitarë se si dy nga klubet më me traditë në futbollin shqiptar si Dinamo dhe Besa e Kavajës u bënë “kurban” për suksesin e Skëndërbeut që ta toleronin për ta shpëtuar nga Kategoria, dhe sot këto dy klube dergjen në kategorinë e Parë dhe që prej atij viti nuk e kanë ngritur më kokën.

Pra, qëllimi kryesor i kësaj tresheje ishte një mënyrë mafioze për të përdorur sportin që tu shërbente për vota në politikë.

Dhe sot jemi përballë një fakti që është skandaloz për futbollin shqiptar e cila po mbrohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, që është pjesë e kësaj historie.

Armando Duka së bashku me Zeqon dhe Takajn janë një treshe miqësh të ngushtë dhe ortakë në biznese.

Biles një kompani kafeje që është sponosor i Skënderbeut ka dhe për aksioner vetë kreun e FSHF-së duke krijuar një konflikt të pastër interesi. Pra, të gjitha këto trukime që ky klub ka bërë janë në dijeni dhe të presidentit të FSHF-së që është aksionor i këtij klubi.

Shuplaka e dhënë nga Inspektorët e UEFA-s për këtë kupolë të futbollit tonë, është kryer më datën 7 shkurt në ditën kur Armando Duka bëri të mundur që të vijojë “mbretërimin” e tij dhe për katër vite të tjera në krye të FSHF-së, në një palë zgjedhje farsë ku votuan shoqata fantazmë, pijanecë, shoferë, dhe njerëz që nuk kanë lidhje me klubet e futbollit, por që janë miq të Armando Dukës.

Ndërkohë, që Duka përqafohej me Takajn pas konfirmimit të “mbretërimit” të tyre, inspektorët e UEFA-s kërkonin shëmbjen e këtij sistemi mafioz që e kanë zhytur futbollin shqiptar në skandale e trukime duke e kthyer në një bandë që tashmë njihet në të gjithë botën. Kërcënimet e turpshme që bëjnë në drejtim të Inspektorëve e tregon qartë frikën që i ka kapur.

Tani meqë në vendin tonë kërkohet kapja e “peshqëve të mëdhenj” të politikës, në futboll emrat e tyre janë në tavolinë dhe janë publikuar nga Institucioni i UEFA-s.

Nëse duam futboll të pastër le ta nisim nga këta!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rrjetat e UEFA-s kapin “peshqit e mëdhenj” të futbollit shqiptar, ish-depute dhe biznesmene
Rrjetat e UEFA-s kapin “peshqit e mëdhenj” të futbollit shqiptar, ish-depute dhe biznesmene
Rrjetat e UEFA-s kapin “peshqit e mëdhenj” të futbollit shqiptar, ish-depute dhe biznesmene
https://1.bp.blogspot.com/-ZWqDtkAf7Ho/WodeSJxvZVI/AAAAAAAAB54/1eQ3Qf4YjPIEfjh0JhC4J1c7UuVGuUtoQCLcBGAs/s640/takaj-zeqo-bode-400x225.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ZWqDtkAf7Ho/WodeSJxvZVI/AAAAAAAAB54/1eQ3Qf4YjPIEfjh0JhC4J1c7UuVGuUtoQCLcBGAs/s72-c/takaj-zeqo-bode-400x225.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rrjetat-e-uefa-s-kapin-peshqit-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/rrjetat-e-uefa-s-kapin-peshqit-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy