Senatori dhe nobelisti francez: Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi

Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi (Shkruante ky Sekretar i Komisionit të Caktimit të Kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi në vitet 1879-1880)
“…
Unë i kam shumë borxh Shqipërisë; unë do t’ia paguaj këtë borxh të rinisë…Në Shqipëri, për herë të parë, kam ndjerë se aty kishte, jo vetëm qënie, por njerëz që nuk mund të braktiseshin pa turp, në dobësinë e tyre.

Pata fatin e madh të emërohem, në pranverë të 1879, sekretar i Komisionit të caktimit të kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Erdha në Shkodër, pastaj u njoha atje, me kolegët, vendet, krenar për postin tim të parë, duke mos e marrë me mend, ç’është e vërteta, punën për të cilën ishte ngarkuar komisioni.
Së fundi, ne po e sabotonim, po e qethnim territorin e Shqiperisë në dobi të Malit të Zi. Dhe Shqipëria ishte pa mbrojtje.

Vetëm kjo mjaftoi për të shfaqur gjithë magjinë e saj në sytë e më të rinjve prej nesh. dhe banorët, për më tepër, ishin të qetë, çfardo që t’u thonë, duke dashur, vetëm të punojnë me krenari e dinjitet. dhe duronin të gjithë, pa u ankuar, pa patur një avokat.

Sepse Shqipëria nuk ekzistonte, dhe nuk duhej të ekzistonte për diplomacinë, Vetëm Turqia ishte në kontakt me Evropën. Dhe, kur Shqipëria shkaktonte vështirësi, ishteTurqia, e dobët, të cilën Europa e kërcenonte ose shtirej sikur e kërcenonte….

Mali i Zi, ai, prek Adriatikun: i varfër, shumë i keq, por ai i paraprin ushtrisë së madhe. Ja përse emisarëve të tij shumë të vegjël u jepen gjithmonë pritje shumë të mëdha në Shën-Petërsburg ku ata pranohen deri në familjen mbretërore.

Mali i Zi ishte pika e avancuar e marshimit sllav. Dhe është kjo arsyeja që Traktati i Shën Stefanit i dha atij pjesën më të madhe; është kjo arsyeja që nuk ra shumë në sy.

Ai kishte dyfishuar, trefishuar sipërfaqen e tij, kishte kaluar me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km2 në dëm…të Shqipërisë…

Territori malazez…shtrihej me qytetin më verior shqiptar, Tivarin, deri në det. Ka një port! Të mjerin Tivar, të bombarduar, të zbrazur nga artileria që e nënshtroi, unë e kam njohur vetëm të shkatërruar…

Princi i Malit të Zi ishte shumë krenar…I lodhur nga modestia e tepërt, nga vetquajtja “i madhi” i Çetinjës aspironte për zgjerimin ose shpërnguljen gjetkë… Ai i shumëfishoi zotimet, intrigat, vargjet vetëm për këtë qëllim: ai I thuri laved me kënëg e poema marshimit të tij drejt detit, marshimit me golapin e madh të kalit të tij…

Shpesh më ka ardhur keq që ky kalë I bukur beteje i nxitur në mënyrë të pamjaftueshme kishte ndalur goalopin e tij vetëm në breg të detit…

Në fakt kur komisioni ynë u mblodh, marshimi sllav e arriti qëllimin e tij drejt perëndimit, dhe Princi i Malit të Zi shpresonte , me plot të drejtë, çmimin e përpjekjeve të para të tij.

Kështu shpjegohet padurimi I delegatëve të tij fatkeqë, kur komisioni iu rezistoi pretendimeve të tyre, dhe kështu shpjegohet gjithashtu izolimi i Shqipërisë.
Kështu shpjegohet padurimi dhe paturpësia e malazezëve, duke pritur që t’u dorëzohet pjesa e tyre e Shqiëprisë, pjesa kryesore, që nuk duhet t’u humbte nga sytë.

Sepse Mali i Zi gurishtor, fole zogjësh të egër gjahu, ishte i varfër, por ai kishte për udhëheqës një mbret që nuk pranonte t’i falte shërbimet e tij….Shtinte në dorë fushat më të pasura, mallet dhe liqenet, rivierën e Shqipërisë….

…Ndërsa ne diskutonim mbi hartën, në Shkodër, apo midis shkatërrimeve të Podgoricës së djegur dhe të pushtuar nga trupat e Princ Nikollës, kufijtë e territoreve të dhëna Malit të Zi, ja që shqiptarët refuzonin me këmbëngulje dhe me sa fuqi që kishin të na bindnin…

Lidhja Shqiptare, Lidhja Kombëtare, ndër të tjera, ishte formuar dhe ngritur. Ajo ishte e paarritshme, e paepur dhe e paprekshme, duke përfshirë dhe Prizrenin.

Njëri prej ambasadorëve otomanë në Kongresin e Berlinit, Mehmet Ali, pranoi misionin e pahijshëm për të shkuar në bisedime në krahinat e humbura të Gucisë dhe Plavës, në Ipek (Pejë) ose Gjakovë. E pësoi më vonë…

Kurrë shqiptarët nuk kanë dashur të kalojnë nën sundimin e serbëve ose malazezëve, po aq sa të turqëve e të grekëve…”

D’ESTORNELLES de CONSTAND ishte Senator francez, Nobelist i Paqes (1909), Sekretar i Caktimit të Kufijve mes Shqipërisë e Malit të Zi (1879-1880) i shkruan këto fragmente e fakte në librin e tij “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë”. Botoi Klubi i Poezisë, Tiranë, 2015, ISBN: 978-9928-4261-3-0.

Udhëhjeksia e sotme e Kosovës duhet ta dijnë se historia ka me fol keq e ma keq për ta lidhur me demarkacionin e kufinit të Kosovës me Malin e Zi, pasi po i falen (shiten) Malit të Zi 82 km2 tokë shqiptare e Kosovës !!! Japonezët thonë Tokë më fal që të shkel me kambë.

Politikanët e mëdhenj shqiptarë ndër vite të historisë po don me ndejt në pushtet tue iu shit e fal toka shqiptare fqinjve tanë, e kjo ka nisë qyshse me Shpalljen e Pavarësisë, ku iu dha (iu la) Greqisë Janina e dekteri këto ditë në kufinin Kosovë-Mali i Zi!/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Senatori dhe nobelisti francez: Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi
Senatori dhe nobelisti francez: Ne e sabotuam dhe e copëtuam territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi
https://1.bp.blogspot.com/--8gQjWiPV0Q/WpCz2DpoxbI/AAAAAAAACbs/4aSTb2xJA1I6VRWioQABLRN9QTPl5H0cACLcBGAs/s640/auto_hf1519370271-640x443.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--8gQjWiPV0Q/WpCz2DpoxbI/AAAAAAAACbs/4aSTb2xJA1I6VRWioQABLRN9QTPl5H0cACLcBGAs/s72-c/auto_hf1519370271-640x443.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/senatori-dhe-nobelisti-francez-ne-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/senatori-dhe-nobelisti-francez-ne-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy