Serbia ndan miliona euro për mosnjohjen e Kosovës

Kosova ka arritur të sigurojë njohjen nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së, sidomos ato shtete, në të cilat kanë ndikim SHBA-të dhe aleatët perëndimorë të Kosovës.
Disa nga shtetet që ende nuk e njohin Kosovën kanë probleme të brendshme, disa të tjera janë nën ndikim rus, kinez dhe janë pjesë e listës të gjatë të shteteve të painkuadrauara.

Por, së fundi shumë shtete janë duke u përball me një ofensive të fuqishme të diplomacisë serbe, e cila ka ndarë miliona euro për të ngadalësuar njohët ndërkombëtare.

Qeveria e Serbisë ka investuar në kompani të specializuara për lobim, të cilat janë duke lobuar kryesisht në kontinentin e Afrikës dhe Amerikës Latine.

Me shumë sukses. Rastet e fundit të tërheqjeve të njohjeve, janë një efekt i drejtpërdrejt i fushatës së tyre.

Ky lobim, është duke u mbështetur edhe nga infrastruktura e vjetër e Serbisë, që e ka trashëguar nga koha e Titos, si bartës i listës së shteteve të painkuadruara, shkruan lajmi.net.

Fushata e lobimit serb ka marrë përmasa shqetësuese sidomos tani në prag të përvjetorit të 10 të pavarësisë së Kosovës.

njohjeve apo në rastin më të keq tërheqja e njohjeve do të ishte një fitore e madhe për Serbinë. Ajo mund ta shfrytëzojë këtë si një argument për të kërkuar koncesioneve të reja në bisedimet që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, Kosova edhe më tutje është duke vepruar me një strategji të vjetruar, që i takon vitit 2011, atëherë kur SHBA-të dhe BE-ja kishin krejt tjetër peshë globale.

Shtetet që janë nën ndikimin amerikan dhe evropian, tashmë e kanë njohur Kosovën. Ky ka qenë mekanizmi i vetëm që Kosova ka përdor për të rritur numrin e njohjeve.

Kosova asnjëherë deri më sot nuk ka dhënë asnjë cent për lobim, përjashtuar investimet private të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili thuhet se ka dhënë shumë para për të nxjerr njohjet sidomos në Afrikë.

Kosova në vjetët e fundit ka paguar miliona euro vetëm për kompani amerikane, të cilat ose kanë qenë për t’i shpërblyer miqtë e vjetër, ose për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

Asnjë cent nuk është dhënë për lobim.

Tani Kosova gjendet para një dileme shumë të madhe. Strategjia e cila është bazuar në fuqinë e miqve ndërkombëtar nuk po funksionon, pasi edhe ata kanë arritur në limitet e tyre të ndikimit.

Tani është koha që edhe Kosova të gjejë rrugë alternative, qoftë edhe përmes angazhimit të kompanive të specializuar për lobim, që të ndaloj fushatën agresive serbe dhe të fillojë një faze e re e shtimit të njohjeve.

Kosova nuk duhet të pres derisa të ketë ndonjë përmbysje të procesit të njohjeve, i cili do të manifestohej me tërheqje ,masive të njohjes së Kosovës. Një skenar i tillë do të dëmtonte seriozisht ekzistimin e vet shtetit të Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Serbia ndan miliona euro për mosnjohjen e Kosovës
Serbia ndan miliona euro për mosnjohjen e Kosovës
Serbia ndan miliona euro për mosnjohjen e Kosovës
https://3.bp.blogspot.com/-WFWOZud5EqI/WoTQjM-FxuI/AAAAAAAABuk/Bd5uKWBFVZsMW51DYmsJivJTyx-X9aR9QCLcBGAs/s640/dialogu-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-WFWOZud5EqI/WoTQjM-FxuI/AAAAAAAABuk/Bd5uKWBFVZsMW51DYmsJivJTyx-X9aR9QCLcBGAs/s72-c/dialogu-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/serbia-ndan-miliona-euro-per-mosnjohjen.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/serbia-ndan-miliona-euro-per-mosnjohjen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy