Shëndërrimi i Fshatrave – Rikthim Magjisë së Mikpritjes Shqiptare

Cicërimat e zogjve dhe vesa e mëngjesit në kopshtet me lule, frutat e perimet, e një aromë që të ndjell në freskinë e saj drejt ndijesisë së një fjale të vetme: Jetë!

Me diellin e artë që shtrin gjerë e gjatë rrezet e tij mbi kodra, shpatet e maleve, çatitë e parmakët e shtëpive, tek sokakët e rrugicat, deri në fushat e mbjella, të gjelbra pa fund.

Me gatimet unike, të përgatitura në zjarrin bubulak e me shijen marramendëse që përveç se aty nuk e gjen askund.

Avllitë me gurë të sheshtë mbi të cilat rendin me hapat e tyre delikate, disi kureshtare pulat e zogjtë e shtëpisë.

Zhurmat e zileve të bagëtive që nisen nga stanet drejt kullotave herët në mëngjes e kthehen drejt staneve vonë në mbërritje të muzgut të parë të mbrëmjes.

Me të ftohtin që të picërron në dimër por që të mbush gjithë krahërorin me frymë e ajër të pastër, e për t’u ngrohur e qetësuar në zhurmën e kërcitjes së druve teksa digjen e lëshojnë flakë në oxhakun e vjetër të ngritur nga të parët e shtëpisë vite e vite më parë.

Me qiellin e hapur, të pastër plot yje, në vallëzimin e tyre të ngadaltë si një vals rreth hënës së madhe rrumbullake a gjysmë, plot dritë.

Me tingujt e bulkthit dikur afër dhe larg që të kujtojnë dhe të ftojnë drejt mbrëmjes së paqtë e gjumit të qetë.

Si në përralla. Ky ka qenë dikur fshati shqiptar!

I lënë në harresë prej dekadash, por që sot duket se sytë janë kthyer drejt tij për të rikthyer magjinë e dikurshme e për të ftuar turistët e huaj dhe vendas të shijojnë më të mirën e Shqipërisë.

100 porta të hapura për turistët, vendas e të huaj

E nëse për vet shqiptarët është nostalgjia ajo që i rikthen përherë pas me kujtime tek fshati, për turistët e huaj fshatrat shqiptarë janë një potencial i jashtëzakonshëm tërheqës.

Pamjet natyrale, malet e larta, kodrat, deti, liqenet, lumenjtë, përrenjtë, burimet e pafundme, gatimet speciale, prodhimet e freskëta, objektet kulturore, paqja dhe qetësia shpirtërore, jeta aty është një oaz që ndjell këdo me mrekullitë e tij.

Një projekt, së fundmi i qeverisë shqiptare synon të rizgjojë fshtrat, këtë copë parajse nga Shqipëria, duke përfshirë 100 fshatra nga jugu në veri.

Quhet “100 fshatra” dhe në projektin e qeverisë shqiptare ky do të jetë modeli i ri i zhvillimit rural shqiptar.

Ky projekt fton të gjithë sipërmarrësit që duan të ngrenë struktura agroturistike të çertifikohen dhe më pas të aplikojnë në Skemën Kombëtare, e cila kanalizohet nëpërmes AZHBR-së.

Konkretisht, qeveria do të mbështesë nga 50 % deri në 70 % të financimit sipas kategorive përkatëse çdo sipërmarrës apo investitorë që do të përfshihet në realizimin e këtij projekti.

Konkretisht pikat kryesore kur synohet që të rimëkëmbet zhvillimi i fshatrave e përmes tij turizmi rural ka të bëjë me ngritjen e bujtinave dhe shtëpitë mikpritëse, aktivitetin agroturistik.

Gijthashtu parashikohet nxitje të prodhimit tradicional, ngritjen e punishteve të vogla, makineri, paisje të tjera për prodhimin e produkteve tradicionale, nxitja e nizjes së bizneseve bujqësore nga të rinjtë (nga 22-35 vjec).

Parashikohet mbështetje për modernizimin e staneve, ngritjen e inkubatorëve të prodhimeve tradicionale apo edhe ngritja e rrjetit të dyqaneve me prodhime shqiptare.

Një projekt ambicioz, i cili nëse realizohet vërtetë do të kthejë përgjithmonë faqen e zhvillimit të fshatrave shqiptarë duke i shndërruar ata në një fuqi për turizmin shqiptar./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shëndërrimi i Fshatrave – Rikthim Magjisë së Mikpritjes Shqiptare
Shëndërrimi i Fshatrave – Rikthim Magjisë së Mikpritjes Shqiptare
Shëndërrimi i Fshatrave – Rikthim Magjisë së Mikpritjes Shqiptare
https://3.bp.blogspot.com/-bVCVs6fPFHE/WnnnIWjo-9I/AAAAAAAARtU/_VGalZU8-Vsu2Y0KZ5VeeeEb374RVge4QCLcBGAs/s640/fotofshati3018-750x500-630x420.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-bVCVs6fPFHE/WnnnIWjo-9I/AAAAAAAARtU/_VGalZU8-Vsu2Y0KZ5VeeeEb374RVge4QCLcBGAs/s72-c/fotofshati3018-750x500-630x420.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shenderrimi-i-fshatrave-rikthim-magjise.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shenderrimi-i-fshatrave-rikthim-magjise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy