Shpërthen Idrizi: Nuk ka burrë none dhe palaço që t’i shkojë në mendje të heqë emrin “Çamëri”

, Shpërthen Idrizi: Nuk ka burrë none dhe palaço që t’i shkojë në mendje të heqë emrin “Çamëri”

Me tone të ashpra, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka paralajmëruar që askujt mos ti shkojë në mendje që të heqë emrin Çamëri. i ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, ai tha se për ta negociuar, jo vetëm që do të përballet me protesta, por edhe më shumë se kaq.Ajo që dua të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none, as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njihet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar, po ka luajtur mendsh ndonjë, sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq”.Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë ti bashkohen protestes përpara Ambasadës Greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të çështjeve të tjera.Kemi disa halle më të mëdhaja sesa PDIU. Ditën e shtunë për të protestuar përpara Ambasadës Greke. E filluam tek Ministria e Jashtme, do të vazhdojmë ditën e shtunë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë, sepse ne do të bëjmë protestë jo vetëm për atë që ka thënë presidenti i Greqisë, por edhe për cështjen e marrëveshjes së detit, për varrezat”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button