“Shqipëri-BE”/ Bushati: Rrezikojmë të bëhemi vendi i tretë që del me 2 qëndrime

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, në sesionin e parë të takimit të 12 të Komisionit për Stabilizim-Asocimin në BE dhe Shqipërisë, ngriti shqetësimin mbi faktin se Shqipëria po vijon të dalë me 2 qëndrime, apo dy raporte të ndryshme në negociatat me ndërkombëtarët.

“Në fakt, sot po kujtoj vitet kur ishim në shkollë dhe profesorët na thoshin që ka gjithmonë dy vende, që dalin me dy raporte, qoftë në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, por edhe në Komisionet Europiane. Njëri prej tyre është prej vitesh anëtar në Bashkimin Europian dhe tjetri është aspirant, por ka probleme emri me një fqinj (i referohet Greqisë dhe Maqedonisë). Sot ne rrezikojmë të kthehemi vendi i 3-të që dalim me dy qëndrime të ndryshme dhe me lexime të ndryshme të aktualitetit, për shkak të interesave të caktuara”, u shpreh Bushati.

Bushati në lidhje me çështjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës, tha se janë bërë hapa të rëndësishëm drejt parandalimit të këtij fenomeni.

“Ne jemi i vetmi vend në Ballkan, që hapësira ajrore na monitorohet edhe nga një shtet tjetër. Pra, ne bashkëpunojmë me Guardia Di Finanza-n e Italisë, për të monitoruar të gjithë territorin dhe për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit. Në 2017-ën patëm rezultate mbresëlënëse në drejtim të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe kjo evidentohet qartë edhe nga raportet, qofshin vendase, por edhe ndërkombëtare”, tha Bushati.

Ndërkohë në lidhje me çështjen Tahiri ai tha:

“Qëndrimi im si pjesë e kabinetit qeveritar është ashtu si qëndrimi i mazhorancës për çështjen ‘Tahiri’. Ne inkurajojmë dhe mbështesim prokurorinë, që të provojë akuzat e saj në gjykatë, për Saimir Tahirin apo për cilindo tjetër”, u shpreh Bushati./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shqipëri-BE”/ Bushati: Rrezikojmë të bëhemi vendi i tretë që del me 2 qëndrime
“Shqipëri-BE”/ Bushati: Rrezikojmë të bëhemi vendi i tretë që del me 2 qëndrime
https://1.bp.blogspot.com/-s9_vlTjfxFc/WoIzdwIU8hI/AAAAAAAABl4/4mGgdC4LP_EwUuvxEnwtb1td1oByCNNjwCLcBGAs/s640/Capture-79-696x415.png
https://1.bp.blogspot.com/-s9_vlTjfxFc/WoIzdwIU8hI/AAAAAAAABl4/4mGgdC4LP_EwUuvxEnwtb1td1oByCNNjwCLcBGAs/s72-c/Capture-79-696x415.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperi-be-bushati-rrezikojme-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperi-be-bushati-rrezikojme-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy