Shqipëria drejt një trendi të ri, të rinjtë po mësojnë gjuhën koreano-jugore

Jo vetëm anglisht, gjermanisht apo frëngjisht, tashmë në vendin tonë të rinjtë kanë interes për të mësuar edhe gjuhën koreano-jugore. Studentët shqiptarë tregojnë për Klan Plus pse kanë zgjedhur të mësojnë këtë gjuhë.

“Që e vogël kam patur shumë interes për kulturën aziatike. Kur pashë që kishte shanse për të mësuar dhe gjuhën, normalisht që u interesova, dhe nuk mund të hezitoja ta pranoja këtë rast”.

Por si ka nisur ideja e të rinjve për të ndjekur kulturat aziatike?

“Ideja është që normalisht interneti influencon për çdo gjë që bëhët një trend, dhe kohët e fundit kultura koreane, të flasim faktet, është bërë trend. Rrjedhimisht nuk janë të paktë adoleshentët që dëgjojnë muzikë koreane, shohin filma koreanë, dhe i pëlqejnë shumë ata dhe normalisht që vjen dhe dëshira për të mësuar dhe gjuhën koreane”.

Mësuesi i gjuhës koreane në Tiranë, është 19-vjeçari me emrin Taeyong. Ai tregon për Klan Plus se kur iu dha mundësia të vinte në Shqipëri, nuk e mendoi dy herë.

“Kam udhëtuar plot 8600 kilometra, vetëm që të vija në Shqipëri. M’u duk si një mundësi shumë e mirë, për të dhënë këtu mësim të gjuhës koreane, pasi gjithmonë kam dashur të ndaja njohuritë e gjuhës me shqiptarët. Deri tani, mendoj se ata janë shumë entuziastë të mësojnë sa më shumë jo vetëm për gjuhën, por dhe kulturën dhe traditat koreane. Janë studentët më të mirë që kam patur deri tani”.

Në këtë orë mësimi, studentët mësojnë jo vetëm si të flasin gjuhën koreane, por dhe shkëmbejnë kulturat. Studentët shqiptarë i mësojnë mësuesit korean mjaft gjëra interesante për vendin tonë, traditat, zakonet, dhe mjaft informacion mbi bukuritë natyrore që ofron Shqipëria./klan plus/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7985,Camëri,108,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1290,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria drejt një trendi të ri, të rinjtë po mësojnë gjuhën koreano-jugore
Shqipëria drejt një trendi të ri, të rinjtë po mësojnë gjuhën koreano-jugore
https://1.bp.blogspot.com/-77Bd_tWekB8/WoDVtui2iJI/AAAAAAAABg4/9CebKUaooYUjOuRCkm_QLkR6-Ob_AKopACLcBGAs/s640/Screenshot_9-21.png.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-77Bd_tWekB8/WoDVtui2iJI/AAAAAAAABg4/9CebKUaooYUjOuRCkm_QLkR6-Ob_AKopACLcBGAs/s72-c/Screenshot_9-21.png.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-drejt-nje-trendi-te-ri-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-drejt-nje-trendi-te-ri-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy