Shqipëria e Maqedonia, vendet që përçajnë BE-në

Anëtarët e ardhshëm përçarës të Bashkimit Europian. Kështu iu referohet britanikja “Express” Shqipërisë dhe Maqedonisë, vende që – siç thotë ajo, – pritet të nisin bisedimet për anëtarësim këtë verë.

E në një sinjal të qartë se blloku është i vendosur për zgjerim, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të vizitojnë javën e ardhshme të dyja vendet, ashtu si dhe Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi e Kosovën.

“Kjo lëvizje pritet të sjellë përçarje të mëdha brenda BE-së – thotë “Express”, – me disa vende që janë tejet hezituese, përfshirë edhe Gjermaninë, ndërsa të tjerë duan ta përshpejtojnë procesin”.

Media britanike përmend deklaratën e Hahn për “Die Welt”, kur thotë se KE do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasë në verë, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Të gjashta vendeve të Ballkanit u është premtuar aderimi që në vitin 2003, por procesi është vonuar për shkak të shqetësimeve se nuk është bërë mjaftueshëm për plotësimin e kushteve.

“Ndarjet brenda BE-së u panë edhe gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Bullgari javën e kaluar”, vijon “Express”. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha pas takimit se situta në Serbi dhe Kosovë ishte e vështirë.

Gjatë turneut në Ballkanin Perëndimor, dy zyrtarët e lartë të BE-së pritet të inkurajojnë vendet e rajonit që të realizojnë reformat dhe të prezantojnë nisma të reja mbështetëse për procesin e transformimit./TCH/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria e Maqedonia, vendet që përçajnë BE-në
Shqipëria e Maqedonia, vendet që përçajnë BE-në
https://4.bp.blogspot.com/-sMeSk9VVqMM/WpCxVnAgArI/AAAAAAAACbE/jMA8Tjqpv9MM3xhoylkI9YL39z_EBmEaACLcBGAs/s640/230218_EXPRESS-ANETARESIMI_00_1-640x385.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-sMeSk9VVqMM/WpCxVnAgArI/AAAAAAAACbE/jMA8Tjqpv9MM3xhoylkI9YL39z_EBmEaACLcBGAs/s72-c/230218_EXPRESS-ANETARESIMI_00_1-640x385.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-e-maqedonia-vendet-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-e-maqedonia-vendet-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy