“Shqipëria prodhon autoritarë, kjo e pengon demokracinë”

“Ne nuk jemi fjala e fundit. Do të ketë të tjerë që do të shkruajnë për faktet që keni publikuar ju, por edhe për fakte e dokumente të reja. Historia është e tillë. Ne të gjithë duhet të dimë se ne nuk themi fjalën e fundit. Ne mund të kontribuojmë për të ardhmen.”

Me këto fjalë e ka përfunduar leksionin me studentët shqiptarë historiani gjerman Bernd Fischer.

Ai është njohës i mirë i Shqipërisë, dhe është për t’u përmendur fakti se është ndër të parët studiues të huaj që hynë në Shqipërinë me kufij të mbyllur.

“Për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin 1988, dhe mbaj mend që po qëndroja në të njëjtin hotel që po qëndroj edhe tani pas gati 3 dekadash. Ishte një eksperiencë tmerrësisht e bukur dhe e vështirë, pasi për të hyrë në Shqipëri ishte e vështirë.

E para gjë që më bëri përshtypje ishte përshëndetja e përzemërt që na bënin policët. Mbaj mend si na buzëqeshnin teksa lëviznim me makinë.

Kishte pak makina Shqipëria atë kohë. Pa diskutim që ishte një kohë e vështirë, por unë arrita të njihja shumë njerëz e shumë vende në dy javë qëndrimi këtu.

Gjërat kanë ndryshuar.”

Fischer i është përgjigjur pyetjes se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria, dhe se a është sot vendi si Europa që ëndërronim asokohe, kështu:

“Shqipëria po lëviz me hapa të shpejtë drejt demokracisë, por e kam të vështirë të them se po jetoni apo e keni kapur demokracinë. Sepse ka ende shumë politikanë a liderë shumë autoritarë.

Shqipëria prodhon autoritarë në radhët e politikës dhe kjo e pengon demokracinë. Mes tyre, ka shumë pak demokraci dhe në strukturat e partive politike në Shqipëri nuk ka shumë liri. Dhe nëse nuk ka mes partive demokraci, pa të është e vështirë të mbërrish tek ajo.

Ato që mund ta përshpejtojnë rrokjen e demokracisë janë institucionet. Ju duhet të punoni edhe më shumë për të mbërritur, pasi demokracia nuk ka ndodhur ende këtu.”

Fischer është autori i veprave “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore”, “Ahmet Zogu, mbreti i shqiptarëve” dhe “Diktatorët e Ballkanit”. Ai njihet edhe për një sërë shkrimesh e faktesh të publikuara në ndihmë të rishkrimit të historisë së Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shqipëria prodhon autoritarë, kjo e pengon demokracinë”
“Shqipëria prodhon autoritarë, kjo e pengon demokracinë”
https://2.bp.blogspot.com/-pH2ncZWPY00/WpL2crRaSqI/AAAAAAAATew/72fQKGeA0zE1v3iX78iCjqu-MBytRAO6gCLcBGAs/s640/bernd-fischer-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-pH2ncZWPY00/WpL2crRaSqI/AAAAAAAATew/72fQKGeA0zE1v3iX78iCjqu-MBytRAO6gCLcBGAs/s72-c/bernd-fischer-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-prodhon-autoritare-kjo-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shqiperia-prodhon-autoritare-kjo-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy