Shuplakë për shqiptarët

Të martën Bashkimi Europian do të prezantojë strategjinë e re për anëtarësim të vendeve të Ballkanit. Serbia dhe Mali i Zi favorizohen, vendet e tjera ngushëllohen me disa fjalë të ngrohta pa përmbajtje. Spanja sërish po luan rol tejet destruktiv kundër Kosovës.

Por një pjesë të madhe të fajit që Kosova dhe Shqipëria po injorohen nga Brukseli duhet kërkuar në Prishtinë dhe Tiranë. Më 25 shkurt kryetari i Komisionit Europian Juncker do të vizitojë vendet e Ballkanit.

Nga Enver Robelli

Të martën shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini do të prezantojë para Parlamentit Europian në Strassburg strategjinë e re të Brukselit për pranimin e vendeve të Ballkanit. Siç shkruajnë mediat gjermane BE e ka ndërmend të përshpejtojë anëtarësimin e shteteve të reja.

Deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi pritet të jenë të gatshme për anëtarësim, thuhet në një dokument strategjik të Komisionit të BE-së, të cilit i referohet gazeta «Die Welt».

Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova do të ngushëllohen me disa fjalë të ngrohta pa përmbajtje. Për këto vende thuhet se kanë perspektivë europiane – një fjali e përmendur edhe në Samitin e Selanikut në vitin e largët 2003.

Këtë javë gazeta britanike «Financial Times» shkroi se arsyeja e ngutjes së BE-së për të prezantuar strategjinë e re të anëtarësimit ka të bëjë me rolin në rritje të Rusisë në rajon. Plani i BE-së është që të anëtarësojë gjashtë shtete: Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën, por bashkë me to edhe shtetin e Kosovës.

Sipas kësaj gazete, arsye kryesore për këtë veprim të Brukselit është se Ballkani shërben si «shteg kryesor» për depërtimin e mija emigrantëve për në Bashkimin Europian. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Financial Times thekson se strategët e BE-së druajnë se Rusia po zgjeron në përmasa të rrezikshme zonën e vet të ndikimit, pikërisht në territorin ku tradicionalisht ka aleatë. Siç vë në dukje kjo gazetë, Moska ka nisur të komentojë me cinizëm premtimet që BE ua bën vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me anëtarësimin, duke imponuar veten si «alternativë».

Sipas Financial Times gjashtë vendet e Ballkanit që pretendojnë të hyjnë në BE do të jenë të detyruara, para anëtarësimit përfundimtar, të zgjidhin përfundimisht të gjitha problemet e hapura që ekzistojnë me vite, si dhe problemin e korrupsionit. Me këtë vështrim, siç theksohet, më afër qëllimit 2025 janë Serbia e Mali i Zi.

Siç ka shkruar gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung» javën që po shkon, kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të vizitojë nga 25 shkurti të gjitha vendet e Ballkanit që aspirojnë të hyjnë në BE: Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Në vitin e tij të fundit në këtë post Juncker dëshiron të përcjellë mesazhin se BE nuk po merret vetëm me Brexitin, por ka plane edhe për zgjerim. Kur ishte zgjedhur kryetar i Komisionit Europian Juncker deklaroi se qytetarët e BE-së së pari duhet të adaptohen me pranimin e 13 vendeve në 10 vitet e fundit – rrjedhimisht, gjatë mandatit të tij nuk do të ketë anëtarësime të reja. Dhe kështu ndodhi, ndonëse negociatat për anëtarësim nuk u ndërprenë me Serbinë dhe Malin e Zi. Këto dy vende kanë hasur më së shumti mirëkuptim në BE dhe i prijnë grupit të shteteve të Ballkanit me ambicie anëtarësimi. Maqedonia është kandidate që nga viti 2005, por fillimin e negociatave e ka penguar Greqia, por edhe politika nacionaliste e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Shqipëria ka humbur shumë kohë në betejat shpeshherë absurde politike mes dy partive kryesore – socialistëve dhe demokratëve dhe nëse ka fat tek sivjet mund të fillojë negociatat për anëtarësim. Kjo është një vonesë e pafalshme dhe një dështim i madh i klasës politike të Tiranës, e cila nuk ka qenë në gjendje të implementojë reformat thelbësore që do të shtynin BE-në të hapë portat për Shqipërinë. Mbi 25 vjet nga rënia e komunizmi Shqipëria ende nuk ka një sistem serioz të drejtësisë dhe reforma për këtë fushë me vite është bllokuar.

Bosnjë-Hercegovina mbetet e bllokuar për shkak të polarizimit ekstrem mes dy entiteteve dhe bllokadave që vijnë kryesisht nga e ashtuquajtura Republika Srpska.

Kosova ka arritur të ketë një marrëveshje për stabilizim-asocimit me BE-në, hapi i parë drejt integrimit në BE. Më shumë s’ka qenë e mundshme së pari për shkak të ngecjes së Kosovës në ndërtimin e një shteti funksional dhe për këtë fajin e bartin politikanët e Prishtinës.

Por ata s’janë fajtorët e vetëm. Fakti që pesë shtete të BE-së nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës ka ndikuar që Brukseli të qëndrojë kryesisht indiferent. Me thellimin e konfliktit rreth Katalonisë Spanja sërish i është kthyer politikave destruktive ndaj Kosovës dhe këto ditë ka kërkuar që BE të mos e përmend Kosovën si shtet që një ditë mund të jetë anëtare e BE-së.

Në një bisedë me «Süddeutsche Zeitung» europarlamentari gjerman David McAllister ka deklaruar se Serbia dhe Mali i Zi mund t’i plotësojnë kushtet për anëtarësim në vitin 2025, por, sipas tij, premtimi i BE-së për anëtarësim duhet të jetë «indikativ», domethënë pa garanci.

Brenda BE-së ekziston një përçarje sa i përket pranimit të vendeve të reja. Bullgaria, e cila kryeson BE-në deri më 1 korrik do të organizojë më 17 maj një samit të BE-së me shtetet e Ballkanit. Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Saharieva ka deklaruar se premtimi i një date për anëtarësim do të nxit vendet e Ballkanit për të realizuar reformat e kërkuara nga Brukseli.

Sipas McAllister Serbia në aspektin ekonomik ndodhet në rrugë të mirë, por gjendet para sfidave të mëdha sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtu hyn edhe kërkesa e BE-së që Serbia dhe Kosova të normalizojnë raportet me një marrëveshje obligative. Sipas McAllister BE duhet të tregojë më shumë interes për rajonin e Ballkanit, ku po luftojnë për ndikim edhe shtete si Rusia, Turqia, Kina dhe Arabia Saudite. «Ballkani perëndimor ka merituar dukshëm më shumë se mosinteresim të përzemërt», tha McAllister.

Lidhur me ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan gazeta gjermane «Handelsblatt» shkruan: «Në hyrje të Teatrit Kombëtar bullgar mund të takosh Kinën: , shkruan në një tabelë prej mesingu – si në gjuhën angleze ashtu edhe me shkronja kineze. Kina përkrah kulturën në Ballkan.

Para së gjithash Pekini qe një dekadë investon në mënyrë masive në infrastrukturë. Kjo është e dukshme sidomos në Serbi. Në Beograd bankat kineze po financojnë një urë të re mbi Danub.

Mes Beogradit dhe Budapesitt kinezët po e shndërrojnë vijën hekurudhore në linjë të shpejtë. Ballkani është streha vorfënore e Europës. Andaj investimet kineze janë të mirëseardhura.

Ana e kundërt e medaljes është se me angazhimin ekonomik po rritet edhe ndikimi politik i Kinës. Kinezët nuk janë vetëm: Edhe Rusia dhe Turqia janë gjithnjë e më aktive në rajon»./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shuplakë për shqiptarët
Shuplakë për shqiptarët
https://3.bp.blogspot.com/-KEUFp2qK-F0/WneZGIlgq5I/AAAAAAAAA4k/jO6LVJ7lusQokqRDjp7sYQ4PdJgi16ipACLcBGAs/s640/enver-robelli.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-KEUFp2qK-F0/WneZGIlgq5I/AAAAAAAAA4k/jO6LVJ7lusQokqRDjp7sYQ4PdJgi16ipACLcBGAs/s72-c/enver-robelli.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shuplake-per-shqiptaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/shuplake-per-shqiptaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy