Si dontë të ndryshonte Kuvendi flamurin kombëtar (dhe ndërhyrja e Kristo Frashërit për të ndalur këtë marrëzi)

Në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Aurel Plasari ka shkruar diçka në lidhje me shqiponjën në flamurin tonë kombëtar. Sipas tij, klasa politike e viteve ’90 donte të rikonfiguronte flamurin e Shqipërisë dhe simbolin e tij kryesor, shqiponjën. Por ishte pikërisht historiani i njohur Kristo Frashëri i cili e shpëtoi shqiponjën…

Më poshtë, statusi i plotë i prof. Plasarit:

Në vitet e para ’90, mes marrëzive të “politikës së re” për t’u marrë edhe me historinë, u bë edhe propozimi për të ndryshuar konfigurimin e shqiponjës së flamurit kombëtar me argumentin që shqiponja në të nuk duhej t’i kishte krahët “të hapur”, por “të mbyllur”, jo “horizontalë”, por “vertikalë” etj. dhe se konfigurimin ekzistues të saj e paskësh imponuar… Enver Hoxha.

Fatmirësisht forcat politike ranë dakord që të thirrej për të dhënë mendimin e tij si historian i specialitetit edhe Kristo Frashëri. Më 1992 ai paraqiti në Kuvendin e Shqipërisë një varg argumentesh historike, juridike dhe politike, të shoqëruara me ilustrimet dhe burimet dokumentare, kundër propozimit për ndryshimin e konfigurimit të shqiponjës në flamurin kombëtar. Argumentet e paraqitura prej tij përmblidhen si vijon:

Flamuri kombëtar me shqiponjë dykrenore me krahë të hapur nuk ishte caktuar nga Enver Hoxha më 1946, por nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 1912, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga të gjitha viset shqiptare, nga Preveza deri në Mitrovicë. Si rrjedhim flamurin kombëtar mund ta ndryshonte një tjetër kuvend mbarëkombëtar. Kuvendi i Shqipërisë kishte të drejtë të caktonte vetëm flamurin e Republikës së Shqipërisë, i cili nuk do të ishte flamuri kombëtar, por vetëm flamuri i shtetit shqiptar.

Kështu shqiptarët do të kishin dy flamurë. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi nuk mund të hiqnin dorë nga flamuri kombëtar, i cili njihej si flamuri i Skënderbeut, për të përdorur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Do të ndodhte kështu një përçarje midis pjesëtarëve të kombit shqiptar.

Argument tjetër: me flamurin që ishte në përdorim shqiptarët kishin zhvilluar deri atëherë luftërat e tyre çlirimtare kundër zgjedhës osmane, veprimtarinë e qeverisë së Ismail Qemalit, luftën çlirimtare të Vlorës, Kongresin patriotik të Lushnjës. Atë flamur kishte Shqipëria në kohën e monarkisë së mbretit Zog. Me atë flamur kishin luftuar jo vetëm partizanët, por edhe çetat balliste e legaliste. Me atë flamur zhvilloheshin demonstratat në Kosovë kundër zgjedhës serbe etj.

Dhe argumenti i fundit: me ndryshimin e flamurit do të krijohej në rrafshin ndërkombëtar përshtypja se shqiptarët e ndryshojnë shqiponjën sa herë ndryshojnë regjimin, gjë që nuk e bëri as Enver Hoxha, i cili pretendonte se me fitoren e Luftës Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e “pushtetit popullor” fillonte një epokë e re në historinë e Shqipërisë.

Në përfundim Kuvendi i Shqipërisë nuk e miratoi propozimin për ndryshimin e shqiponjës në flamurin kombëtar./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si dontë të ndryshonte Kuvendi flamurin kombëtar (dhe ndërhyrja e Kristo Frashërit për të ndalur këtë marrëzi)
Si dontë të ndryshonte Kuvendi flamurin kombëtar (dhe ndërhyrja e Kristo Frashërit për të ndalur këtë marrëzi)
https://4.bp.blogspot.com/-SixJUI9G084/WoTYDUNhVAI/AAAAAAAABwM/pFP3Zh7Gu0sa3vbeIKTZQjUZQ965WkLVACLcBGAs/s640/gra-640x294.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-SixJUI9G084/WoTYDUNhVAI/AAAAAAAABwM/pFP3Zh7Gu0sa3vbeIKTZQjUZQ965WkLVACLcBGAs/s72-c/gra-640x294.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-donte-te-ndryshonte-kuvendi-flamurin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-donte-te-ndryshonte-kuvendi-flamurin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy