Si dukeshin hoxhallarët shqiptarë para 100 viteve?

SIRI HOXHA

Abstrakt

“Një shoqëri e cila nuk mbështetet mbi idenë e religjiozitetit, s’e ka bazën e unitetin shpirtëror. Dhe atje ku mungon uniteti shpirtëror, nuk mund të bëhet fjalë për shoqëri të organizuar, për nacionalizmë”

Për meritë të Komunitetit Mysliman Shqiptar i cili, krahas mëvetësimit, kuptoi drejt rolin dhe pozicionin e vet në një shtet multifetar, duke ndërtuar një fizionomi të vetën, ngritur mbi definicionin “Dashuria për atdheun rrjedh nga besimi”. Po ashtu, për meritë të shtetit shqiptar të asaj kohe, i cili në kushte kur i duhej të vetëkonstruktohej, diti t’i hapte rrugë konstruktimit të komuniteteve fetare, të afta për mbijetesë dhe ndërshtimit me to të marrëdhënieve të drejta e ligjore, në pozitat e një shteti laik, i cili është koshient për vendin dhe rolin e religjionit në ngjizjen e një kombi vital dhe për të cilin të gjitha fetë janë njëlloj të respektueshme.

“Një shoqëri e cila nuk mbështetet mbi idenë e religjiozitetit, s’e ka bazën e unitetin shpirtëror. Dhe atje ku mungon uniteti shpirtëror, nuk mund të bëhet fjalë për shoqëri të organizuar, për nacionalizmë”. Këto fjalë të Dr. Paul Natorp përdor Branko Merxhani, penë e shquar publicistike e viteve ’30, në krye të një prej shkrimeve të tij të shumta. Për fat, konciziteti i shprehjes së idesë së mësipërme dhe për më tepër qartësia nuk lënë shteg për komente. Se sa bukur qëllojnë këto fjalë në truallin tonë, se sa mirë gjejnë shtrat ato në mendësinë e ndryshimit për nga progresi (kuptohet, aty ku ekziston) edhe kjo s’ka nevojë për komente. I citova sepse mendova se i shkonin për shtat temës në diskutim dhe ngjan sikur përmbledhin në mënyrë lakonike gjithë kuptimin e veprimtarisë së Komunitetit Mysliman në vitet ’20 të shekullit XX. Dhe vitet ’20 veçohen për një meritë të dyanshme. Për meritë të Komunitetit Mysliman Shqiptar i cili, krahas mëvetësimit, kuptoi drejt rolin dhe pozicionin e vet në një shtet multifetar, duke ndërtuar një fizionomi të vetën, ngritur mbi definicionin “Dashuria për atdheun rrjedh nga besimi”. Po ashtu, për meritë të shtetit shqiptar të asaj kohe, i cili në kushte kur i duhej të vetëkonstruktohej, diti t’i hapte rrugë konstruktimit të komuniteteve fetare, të afta për mbijetesë dhe ndërshtimit me to të marrëdhënieve të drejta e ligjore, në pozitat e një shteti laik, i cili është koshient për vendin dhe rolin e religjionit në ngjizjen e një kombi vital dhe për të cilin të gjitha fetë janë njëlloj të respektueshme.hoxhallaret

Nëse parimisht themi se, për një problem të caktuar duhet gjykuar, nisur nga kushtet dhe rrethanat e kohës, për rastin në fjalë, gjykuar edhe me parametrat e sotëm, veprimtaria e Komunitetit Mysliman në vitet ’20 na shpërfaqet gati e shkëlqyer. Ai arriti të vetorganizohet mjaft mirë në një përvojë të re, pothuaj të panjohur, ndërkohë që në plan kombëtar rrezaton një patriotizëm të flaktë dhe përgjegjshmëri të plotë ndaj problemeve sociale që kalonte vendi. Provë e gjallë për këtë janë kongreset e atyre viteve, kulminacione të një linje pa ekuivoke. Në mes tyre, Kongresi i vitit 1923, ka, pa diskutim, një vlerë të paçmuar. Nuk ishte aspak e lehtë të realizoje pavarësinë, të formoje një komunitet, ta vije mbi baza ligjore, t’i jepje vlerë kontemporane për kohën. Madje për Kongresin e vitit 1923 do të flisnin si për një fazë sanksionuese të një procesi të nisur që me pavarësinë e shtetit shqiptar. Por për faktin e thjeshtë se shteti shqiptar udhën e tij të vërtetë e merr pikërisht në vitet ’20 edhe veprimtaria e Komunitetit në këto vite bëhet vërtet intensive. Duke u përqendruar këtu, nuk mund të kalojë jashtë vëmendjes fakti se që në agim të kësaj dekade (pra më 1920), struktura organizative e Komunitetit në formën e Gjyqit të Lartë të Sheriatit, i kërkon gjyqit Sheri të Shkodrës, që pas hyrjes së këtij qyteti në kontrollin e Qeverisë Kombëtare edhe kjo strukturë duhet të lidhet me qendrën në Tiranë, duke treguar kështu një forcë veprimi impresionuese. Një drejtim i rëndësishëm në këtë kohë duket të ketë qenë edhe organizimi i vakfit, çka është shumë logjike, kur mendon se pa të ardhura financiare shumë projekte ngjajnë gati-romantike. Në vitin 1921, krijohet një Komision i Përgjithshëm i Vakfit që do të kujdeset për mirë organizimin e tij, ku bëjnë pjesë Mehdi Frashëri, Fejzi Alizoti, Kadri Hoxha, Rauf Fico, Sheh Ahmed Pazari e Ismail Efendi Ndroqi. Një vit më pas, më 1922, administrativisht organizimi i Komunitetit paraqitet pothuaj i plotë duke u shtrirë, përveç Tiranës e Shkodrës edhe në Berat, Korçë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër e Elbasan. Në këtë kohë shtrohet plani i një organizimi të ri duke hartuar mbi këtë bazë edhe një statut (në dhjetor 1922), i cili, edhe pse i thjeshtë në pamje të parë, nuk harron të theksojë:

Neni 11 – “Këshilli Qëndruer për hatibët e vaizat ka me trajtue në gjuhën zyrtare Hytbe, predikime si mbas shekullit të sotshëm e simbas nejavet kombëtare”.

Neni 12 – “Për veç masavet qi do të mirren për mirësimin e Medresevet të para (Medrese – Talije) qi gjinden, do të themelohet dhe një universitet (Medrese Alije), ku do të mësohen gjuhra të ndryshme tue dhanë randësi letratyrës e Historisë Kombëtare …”.

Neni 15 – “Në dy vjet nji herë në Kryeqytet do të bahet një mbledhje e përgjithshme prej xhematevet Mysliman të qarqevet, ku do të bisedohet themelimi e forcimi vllaznuer e njisit komtar …”.

Të gjitha këto hapa ndërmerreshin në akord me projektet e shtetit mbi organizimin e komuniteteve fetare dhe kishin inkurajimin e plotë të këtij të fundit.

Në këtë kohë Komuniteti Mysliman jo vetëm nuk ndien nevojën qoftë edhe shpirtërore të një lidhjeje me Stambollin si qendër e deriatëhershme e Khalifatit, por përkundrazi kërkon që në planet e tij organizative në shtrirje gjeografike e administrative të përfshijë edhe shqiptarët e Stambollit, duke propozuar ngritjen e një zyre sheri atje, të varur nga Tirana dhe zgjedhjen për këtë projekt të Hafiz Ismet Dibrës. Kjo ndodh në nëntor të vitit 1922. Edhe pse në fillim ky projekt u pranua e më pas u anulua, si duket për arsye politike shtetërore, gjithsesi pavarësia e ilustruar nga rasti në fjalë është më se evidente. Duke kapërcyer momentin e Kongresit për të mos krijuar përsëritje, me që është ezauruar nga profesorët, duhet nënvizuar se jo gjithmonë problemet në marrëdhënie me shtetin u zgjidhën pa debat. Një i tillë i gjatë pasoi diskutimet në Parlament në lidhje me ligjin për komunitetet fetare. Në korrespondencë me Kryeministrinë për këtë problem, në maj të vitit 1923, Haxhi Vehbi Dibra, shprehet ndër të tjera: “Statuti Musliman caktimin e lidhjes s’autoritetit shpirtnuer jasht Shqipërisë, e shef kundra idealit kombëtar …”. Është e kotë të kërkosh shprehje më të qartë të vizionit të pavarësisë dhe faktit se në ç’suazë patriotizmi inkurajohej ajo.

Ndërkohë Komuniteti kërkonte me forcë nga shteti kthimin e vakfeve myslimane dhe më së paku subvencionimin e veprimtarisë nga ana e shteti. Në mënyrë të vendosur ata shpreheshin: “Na muslimanët me qenë se, nuk jem të lidhun asgjëkund dhe shpresa e jetimit varet në shtetin tonë dhe me qenë se s’kena pasë ndonji organizim fare dhe po ndodhna në fillim t’organizimit duam të na caktohet një subvencion i mjaftueshëm si ka qenë përpara gjer sa t’organizohemi …”.

Një çështje tjetër e cila, kuptueshëm, krijoi shqetësime të mëdha, ishte edhe ajo e organizimit të zyrave sheri në kushtet e riorganizimit të drejtësisë dhe daljes së Kodit të ri Civil. Është e tepërt të pretendosh se çdo gjë do të shkonte normalisht kur, gjer së voni, zyrat sheri kishin pasur ekskluzivitetin pothuaj mbi të gjithë çështjet civile. Në shumë raste, vetë Kryesia e Komunitetit u vu në vështirësi për sqarimin e bazës në kompetencat që mbeteshin në kushtet e reja. Më shumë se gjithçka kjo ishte çështje e kuptimit të rolit të fesë në një shtet laik dhe s’mund të gëzonte menjëherë një mirëkuptim të plotë. Riorganizimi i sistemit të drejtësisë kish filluar që në vitin 1920 dhe të drejtat e gjyqeve sheri kishin ardhur vazhdimisht duke u kufizuar. Në korrik të vitit 1925, Kongresi Mysliman merr vendim që: “…Ndër ato vise, d.m.th. N/prefekturat ku titulli i Myftillikut hiqet e mbetet me titull naipa (zëvendës) pa zyra, detyra e tyre asht: vetëm kunorëzim dhe rregjistim shkunorëzimi”. Megjithatë duhet thënë se problemi i kompetencave të zyrave sheri pothuaj gjatë gjithë viteve ’20 mbeti i pasqaruar deri në fund. Andralla të mëdha krijonin edhe ngjarjet shoqërore që në thelb i takonin traditës, por që në rrjedhën e kohës ishin veshur me petk fetar ose pretendohej se kishin një thelb të tillë. Është në nderin e qarqeve drejtuese të Komunitetit reagimi pozitiv në lidhje me këto probleme, në përputhje me frymën civile që kërkohej t’i jepej shtetit.

Mund të merret lehtë me mend gjendja e klerit të thjeshtë në kushte e asaj kohe në drejtim të arsimit. Në bazë, panorama ishte shqetësuese. Ripërtëritja e klerit nuk ishte gjithashtu një punë e lehtë. Në popullsinë fshatare, që përbënte popullsinë dërrmuese, vepronte një kler i cili mjaftohej me disa klasë shkollë dhe, në kushtet e njohura të arsimit shqip, me pak njohuri të turqishtes, e quante të përfunduar formimin e vet për t’iu përgjigjur detyrës mes një popullsie thellësisht analfabete. Po ashtu, kjo gjendje ushqehej edhe nga fakti se gjuha zyrtare, gjer së voni, kishte qenë turqishtja dhe indiferenca e autoriteteve për këtë situatë, kishte qenë e plotë. Prandaj arsimi fetar, përgatitja e kuadrove të reja fetare me kulturë bashkëkohore dhe përdorimi i gjuhës shqipe në mënyrë të detyrueshme në aktet zyrtare dhe në predikime, ishte një ndër fushat më të ndjeshme të veprimtarisë së Komunitetit. Dokumentacioni ekzistues e ezauron mjaft mirë këtë problem. Ka në të vërtetë edhe përplasje, sepse vetë sistemi arsimor shtetëror vuan gjetjen e vetvetes. Komuniteti kërkon zgjidhjen e çështjes së mësim-besimit, kur shteti kërkon të konstruktojë një arsim të detyrueshëm, laik dhe të centralizuar nga programi. Mund të thuhet se ky problem qe edhe më delikati në marrëdhëniet e komunitetit me shtetin, moment i cili duket se u zgjidh me rrugë kompromisi. Shteti e justifikoi arsyetueshëm nevojën për mbylljen e shkollave private, duke pranuar zhvillimin e mësim-besimit në një formë tjetër. Ndërkaq, mbështetje të plotë gjeti ideja e unifikimit të medreseve dhe hapjes së një të tille të përgjithshme në Tiranë. Për këtë u hartuan programe të kohës që përshinin, veç lëndëve specifike teologjike, edhe një gjuhë të huaj perëndimore (në këtë kohë frëngjisht), matematikë, histori, gjeografi, shkencë, moral, vizatim, gjimnastikë, etj.

Sa për përdorimin e gjuhës shqipe në gjithë veprimtaritë civile dhe pjesërisht fetare të Komunitetit Mysliman, mund të thuhet se kjo qe një arritje e shënuar. Që në vitin 1920 gjejmë porosi të vazhdueshme të Haxhi Vehbiut për një përdorim të padiskutueshëm të gjuhës shqipe në aktet zyrtare. Ndërsa për përdorimin e shqipes në predikimet, nuk qe aspak e lehtë të ndryshojë një traditë që konfondohej me ceremonialin fetar, i cili konsiderohej i paprekshëm. Vetë gjendja e klerit e detyronte Haxhi Vehbiun që të kërkonte detyrimisht nga titullarët dhe sekretarët e tyre njohjen e gjuhës shqipe për mbajtjen e detyrës së tyre. Një moment më vete do të përbënte viti 1929, në të cilin marrin formë dhe sanksionohen, në mënyrë përfundimtare të gjitha proceset, por në të cilin nuk do të ndalemi, sepse do të kërkonte një kumtesë më vete.

Mund të zgjatesh me dhjetëra probleme të tjera të një rëndësie më të vogël, por besoj se këto që u parashtruan, vlejnë për të konkluduar:

Komuniteti Mysliman e zhvilloi veprimtarinë e tij në vitet ’20 në kushtet e ngritjes së vetë shtetit shqiptar dhe eci krah tij në rrugën e vet të vështirë drejt emancipimit dhe progresit.

Veprimtaria e tij në këto vite e më pas ka qenë thellësisht kombëtare dhe e përputhshme ndaj sfondit shoqëror ekzistues, duke na përvijuar një komunitet në radhë të parë shqiptar.

Kulmet e kësaj veprimtarie kanë qenë kongreset e mbajtura në këto vite. Provë juridike-statutet, hartuar me hapësirë të gjerë për veprimtari të gjallë e krijuese atdhetare.

Vënia e veprimtarisë së Komunitetit Mysliman në baza ligjore, ngritja e një arsimi të qëndrueshëm fetar me programe të kohës, dhënia e një fryme kombëtare ceremonive fetare nëpërmjet përdorimit të gjuhës shqipe në predikime, mirëkuptimi në organizimin e drejtësisë mbi baza civile, ndërtimi i marrëdhënieve me shtetin në bazë të një kuptimi modern të një shteti laik dhe mbi të gjitha, pavarësia (institucionale e Komunitetit Mysliman), si një vepër origjinale, janë gurë të një kurore plotësisht të merituar.

Në kushtet kur arritjet e parashtruara (edhe pse në vështrim të parë dikujt mund t’i ngjajnë modeste), i përkasin komunitetit fetar më të madh të vendit, ato dalin nga ky kuadër dhe pa droje quhen arritje të gjithë shoqërisë shqiptare.

Dhe siç thotë Gëte: “Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë me të njëjtën mënyrë, por secili bën atë që di e ç’i ka dhënë natyra”.[1] [1] Artikull i botuar për herë të parë në gazetën “Drita Islame”, nr. 4 (135), shkurt-mars 1998, f. 2 dhe 4 dhe ribotuar në revistën “Zani i Naltë”, nr. 9 (tetor, nëntor, dhjetor 2014)./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si dukeshin hoxhallarët shqiptarë para 100 viteve?
Si dukeshin hoxhallarët shqiptarë para 100 viteve?
Si dukeshin hoxhallarët shqiptarë para 100 viteve?
https://2.bp.blogspot.com/-7GWzrPhowUI/WodI6eAgYWI/AAAAAAAAS3s/GRsKAGMnBk4c9La7IqSfVa9aKXGWTpvmwCLcBGAs/s640/komuniteti-640x403.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-7GWzrPhowUI/WodI6eAgYWI/AAAAAAAAS3s/GRsKAGMnBk4c9La7IqSfVa9aKXGWTpvmwCLcBGAs/s72-c/komuniteti-640x403.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-dukeshin-hoxhallaret-shqiptare-para.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-dukeshin-hoxhallaret-shqiptare-para.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy