Si filloi rilindja e Kosovës?

, Si filloi rilindja e Kosovës?

Në 10-vjetorin e pavarësisë disa dromca nga gazeta «Rilindja».
NJIZETENANDË ÇFAQJE TË THEATRIT TË KUKLLAVE
Mbas disa pergatitjeve teknike Theatri i kukllave në Prishtinë filloi punene e tij te rregullt, me ketë rast dhe çfaqjen e parë «Borbardha dhe shtate shkurtabiqat» ne gjuhen shqipe… Kjo asht çfaqja e njizetenande e këtij Theatri prej Majit të vjetit 1950, kur asht formue e deri tash.
(«Rilindja», 13 prill 1951)
MATURANTËT E PARË SHQIPTARË TË GJIMNAZIT TË PRISHTINËS
Tash per tash, në Krahinen t’onen si gjimnaz i plotë ne gjuhen shqipe asht vetëm ai i Prishtines. Asht vjeti i pare që ky institut nxjerre gjeneracjonin e pare shqiptar si maturant. Në klasen e tete kane qene 24 nxanes prej te cilve dy femna. Me perjashtim të njenit të gjithe të tjeret kane qene nxanes te rregullt. Gadi prej çdo rrethi te Krahines s’one ka pase nxanes ne ket klase, nji prej Malit te Zi dhe nji vajze prej Presheve. Vetem asht per t’u çudite se si asnji nxanes i ksaj klase nuk asht prej Prishtine… Ne mbarimin e provimeve te klases, 3 nxanes dolen me perfundim te shkelqyeshem, 16 shum mir dhe 4 mir.
(19 qershor 1948)
ABETARJA E PARË NË GJUHËN SHQIPE
Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punën vetmohuese të punëtorëve grafik u shtyp, për nji kohë relativisht të shkurtë, në shtypshkronjën e shtetit të Krahinës s’onë… Abetarja permban 58 faqe dhe asht shtyp në 5.000 ekzemplarë.
(Rilindja, 19 nanduer 1946)
«Në interes të popullit shqiptar»
…Lufta kundra çarshafit duhet të vazhdojë deri sa
të zbulohet edhe femna e fundit. Tridhet mijë femna
shqiptare të zbulueme, në interes të populli shqiptar kërkojnë që lufta kundra çarshafit të vazhdojë deri në fund.
(«Rilindja», 6 gusht 1947)
RAPORT NGA GJYGJI
Para gjygjit populluer të rrethit në Podujevë
dha llogari shpekullanti M.L., bujk prej katundit
Llapashticë e Poshtme për shkak
se u ka shitë katundarve grunin e
mykun nga 10 dinarë kg («Rilindja»
aso kohe kushtonte 1 dinar) të cilin e kishin ble për farë
dhe e kishin mbjell,por si i tillë i mykun nuk ka bi!
Gjygji e ka denueM.L. me dy vjet punë të detyrueshme,
me humbjen e liris dhe me humbjen e të drejtave të nderit për
dy vjet.
Përshtypje: NJI UDHËTIM NË TETOVË
Organizata sindikale, rinija punuese, rinija shkollore,
Shqiptarët, Turqit, organizata e grues, etj. —
kanë bashkue në gjiun e vet afër 1500 antarë
aktivë që në misjonin e tyne kultural naltojnë vehten
dhe popullin. Vetëm shoqnija kulturo-artistike shqiptare
«Gjeladin Zeqiri» bashkon
në rradhët e veta afër 320 antarë dhe antare aktiv.
Dy kinotheatrat, Theatri profesional, Theatri i kukllave,
biblioteka e pasun e qytetit,
universiteti populluer, shkollat fillore e të mesme,
gjimnazi për puntorë, kurset e
ndryshëme (për gjuhë të hueja, për amvise),
janë çerdhet ku Tetovarët fitojnë dije dhe gjejnë
prehin kulturore. Nuk kalon javë pa u dhanë të paktën 4 çfaqje, ndaj çfaqieve që japin kinotheatri dhe
Theatri populluer i qytetit. Kështjelli legjendar
i Abdurrahman Pashës, i
struktun në sjetullat e Balltepës, dhe
Stërmollit asht simbol i tiranis mesjetare e cila ka
pasë mbyllë rrugët e progresit kultural,
dhe e orvatjev të mëdha të liridashësave për t’u shkundë
nga zgjedhe e robnis. Kujtimet e së kaluemes
tragjike të cilat i ngjallë ky kështjell, të thuesh
janë ba nxitje që me hapa vigani, të mbërrihet
ajo që gjatë shekujsh asht mohue e ndalue nga
robnuesat në Tetovën liridashëse.
(Gjeto Lekaj, «Rilindja» 24 prill 1952)/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button