Si ka ndryshuar potenciali tregtar i Kosovës?

Në harkun kohor të 10 viteve, Kosova ka rritur gradualisht potencialin e shkëmbimit tregtar në vendet jashtë rajonit ku përfaqsimi i këtyre vendeve në portofolin e përgjithshem tregtar sipas raportit të bankës Botërore Doing Buisness rezulton të jetë rritur për 3%.

Integrimi i tregtisë së Kosovës me vendet jashtë rajonit është bërë vetëm në favor të importit nga këto vende në Kosovë, ndërsa në aspekt të eksportit, janë vendet brenda rajonit ato që kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në portfolion tregtare të Kosovës.

Këtu theksohet se Turqia është i vetmi vend, në këtë rast bllok i rajonit, me të cilin Kosova e ka rritur integrimin si për importe ashtu edhe për eksporte.

Në aspektin e partneritetit tregtar, në vitet 2008 – 2017 Shqipëria qëndron e para për eksportin e Kosovës, përcjellë nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ndërsa sa i përket partnerëve importues, tri të parët përgjatë këtyre 10 viteve janë Maqedonia, Serbia dhe Turqia, me një ngritje të ndjeshme të Serbisë.

Ndërsa për specifikat e mallrave ku Kosova është neto importuese e dukshme, raportohet se tregtia e mallrave industriale të Kosovës me rajonin është tri herë më e madhe se tregtia me mallra ushqimore. Ndikimi i ndërtimit të autostradës së Kombit ka rezultuar në rritjen e shfrytëzimit të pikës doganore me Shqipërinë por jo edhe në integrimin e ekonomive të të dyja vendeve.

Ndërtimi i autostradës rezulton të ketë ndikuar vetëm për përdorimin e territorit të Kosovës dhe Shqipërisë për përdorimin e territoreve të këtyre vendeve për importimin dhe eksportimin nga dhe në vende tjera.

Gjithashtu është analizuar se gjatë periudhës 58 ditore të reciprocitetit, mallrat nga Serbia kryesisht janë zëvendësuar me ato nga Maqedonia dhe Kroacia, e më pak nga Greqia e Bullgaria. Sa i takon investimeve të huaja direkte në Kosovë vërehet se ka një rënie, ku Turqia vijon të ruajë vendin e parë si investuesi më i madh./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si ka ndryshuar potenciali tregtar i Kosovës?
Si ka ndryshuar potenciali tregtar i Kosovës?
https://1.bp.blogspot.com/-SG9kzFZ5vP0/WojMxqLsGXI/AAAAAAAACBM/J_U8OaspPPs2jzQxhmaMgHVL3rbqqGHxwCLcBGAs/s640/9c06276a-0bed-4fb0-9ead-89ae8f2c6366-696x392.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-SG9kzFZ5vP0/WojMxqLsGXI/AAAAAAAACBM/J_U8OaspPPs2jzQxhmaMgHVL3rbqqGHxwCLcBGAs/s72-c/9c06276a-0bed-4fb0-9ead-89ae8f2c6366-696x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-ka-ndryshuar-potenciali-tregtar-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-ka-ndryshuar-potenciali-tregtar-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy