Si përfunduan armët dhe përkrenarja e Skënderbeut në Muzeun e Vjenës

Viti 2018 është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndërsa armët dhe përkrenarja origjinale e Heroit Kombëtar ndodhen në muzeun e Vjenës në Austri

 

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar një njoftim me anë të së cilit tregon për rrugëtimin e armëve të heroit Gjergj Kastriotit në muzeun e Vjenës në Austri.

Fillimisht kur djali i dytë i perandorit të Austrisë, Ferdinandi u shpall arkidukë i Tirolit trashëgoi gjysmën e armëve të armëtores perandorake të Vjenës. Më pas rindërtimi i kështjellës Ambras në Insbruk, koleksionoi një mori armësh e veshje luftarake. Një punë të madhe në këtë mes e kishte bërë këshilltari i arkidukës, Jakob Shrenke i cili mblodhi objekte në armëtoren e kësaj kështjelle ku botoi një libër në vitin 1601, i cili mundësoi edhe njohjen e armëve të Gjergj Kastriotit.

“Shpata është prej bakri, punuar me teknikën artizanale të rrahjes. Me vdekjen e perandorit të Austrisë, djali i tij i dytë, Ferdinandi, u shpall arkidukë i Tirolit. Nga pjesa e trashëgimisë iu la Tiroli së bashku me gjysmën e armëve të armatores perandorake të Vjenës.

Në vitin 1567 ai rindërtoi kështjellën Ambras në Insbruk dhe mblodhi aty armë, veshje lufte, piktura me vlerë etj. Këshilltari i tij, Jakob Shrenke u shkroi letra figurave të shquara të kohës, si edhe trashëgimtarëve të tyre, që t’i binin objekte të tilla në armatoren e kështjellës Ambras.

Shrenke i iventarizoi objektet dhe në bazë të tyre botoi në vitin 1601 librin “Figura fare të vërteta të perandorëve augustë, të mbretërve e shumë të ndriturve arkidukëve, princave, të kontëve, baronëve, fisnikëve dhe përshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armatoren e kështjellës Ambras”. Me anën e këtij botimi u mundësua njohja e armëve të Gjergj Kastrioti”, shkruhet në njoftimin e muzeut.

Pas vdekjes së e arkidukës së Tirolit, Ferdinandit, në vitin 1605, kështjella Ambras iu shit perandorit të Austrisë. Më 1806, armët u mbartën për në Vjenë. Në vitin 1814 u ekspozuan në kështjellën Belvedere ndërsa më 1888 u ekspozuan në ndërtesën e re të muzeut të Vjenës.

Koha e punimit të përkrenares origjinale është viti 1459. Në pjesën kulmore të përkrenares është vendosur një kokë dhie e gdhendur. Përkrenarja është prej bakri. Nga brenda është veshur me lëkurë, që del paksa mbi ballë.

Ajo rrethohet prej një rripi lëkure, të zbukuruar me gjashtë trëndafila të praruar. Në hapësirat ndërmjet trëndafilave janë shkruar me shkronja latine, në stilin gotik inicialet: IN, PE, RA, TO, RE, BT, që deshifrohen: Isus Nazarenus, Principi Emanthiae, Regi Albaniae, Terrori Osmanorum, Regi Epiroticum, Benedictum. Kuptimin i tyre në shqip është: Jezusi i Nazaretit bekon Skënderbeun, princin e Matit, mbretin e Shqipërisë, tmerrin e Osmanëve dhe mbretin e Epirit/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si përfunduan armët dhe përkrenarja e Skënderbeut në Muzeun e Vjenës
Si përfunduan armët dhe përkrenarja e Skënderbeut në Muzeun e Vjenës
Si përfunduan armët dhe përkrenarja e Skënderbeut në Muzeun e Vjenës
https://1.bp.blogspot.com/-AtzRwe_K-Uk/Wn9p6ECBfUI/AAAAAAAASQ8/SpTJgE-1Sj0vUyZBAGPJoH6vBRpddGTFwCLcBGAs/s640/skenderbeu_1518224918-4570856.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-AtzRwe_K-Uk/Wn9p6ECBfUI/AAAAAAAASQ8/SpTJgE-1Sj0vUyZBAGPJoH6vBRpddGTFwCLcBGAs/s72-c/skenderbeu_1518224918-4570856.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-perfunduan-armet-dhe-perkrenarja-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/si-perfunduan-armet-dhe-perkrenarja-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy