Sikur të kishin shqiptarët edhe sot udhëheqës të kalibrit të tillë…

, Sikur të kishin shqiptarët edhe sot udhëheqës të kalibrit të tillë…

Pregaditi Bekim Piraj
Më 28 nëntor 1943, me rastin e 31-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe 500-vjetorit të kthimit të Gjergj Kastriotit, kreu i shtetit MEHDI FRASHERI iu drejtua popullit shqiptar me këto fjalë:
«Fataliteti historik deshi, që kombi ynë të kthejë sytë nga orienti [Lindja], megjithëse situata gjeografike lypte të vështronte drejt oksidentit [Perendimit], q’ish vatra e kulturës në të gjitha dijet e veta. Largimi nga oksidenti, kombin shqiptar e la në erësirë për katër shekuj e gjysëm dhe me një lethargji [përgjumje] mendore dhe trupore drejt përparimit.
Kjo shkaktoi që kombi shqiptar të mbetet i huaj dhe larg përparimeve që zhvilloheshin në oksident [Perendim], d.m.th larg lëvizjes mentare dhe artistike të Rilindjes [Europiane] në shekullin e XVI [16], larg nga lulëzimi i literaturës së shekullit të XVII [17] dhe nga përhapja e filozofisë shoqërore dhe politike e shekullit të XVIII [18].
Kjo mungesë ka peshue dhe peshon për keq në supet e kombit shqiptar. Kjo gjendje vazhdoi deri në ¾ e shekullit të XIX-të [19-të], duke u shfaqur këtu atje ndonjë burrë me ndjenja të larta e me mendje të kulluem, të cilët vajtojshin mjerimin e kombit t’onë në krahasim me popujt e tjerë, të cilët duke u liruar gati një shekull më parë se ne, kur u zgjue populli shqiptar, ata ishin të organizuem, të përparuem nga çdo pikëpamje dhe të trefishuem mbase të katërfishuem nga pikëpamja e shtimit të popullsisë.
Po t’i analizojmë parimet e veteranëve të zgjimit shqiptar [të Rilindasve], ashtu dhe vjershat e poetëve tanë kombëtarë, shohim se pavarësia [nga osmanët] do të kishte për qëllim dashurinë me njeri tjetrin, liritë njerëzore, d.m.th. liritë e mendimit, të ndërgjegjes, liria e fjalës, liria e shtypit, liria e shoqërimit, etj. Liria e çdo njeriu kufizohet me qarkun e lirisë së tjetrit.
Gjithë keto të drejta, që u kanë kushtuar njerëzve gjak e lot, kanë për qëllim lumturinë e popujve. Për ta, pavarësia e Shqipërisë duhet të ketë për ideal pajtimin e kombit tonë me këto të drejta dhe me sigurimin e tyre. Nën mbrojtjen e këtyre lirive, Shqipëria mund të bëhet Zvicra e Ballkanit. Vllaznija e një kombi do të thotë “një për të gjithë dhe të gjithë për një”.»
Sikur të kishin shqiptarët edhe sot udhëheqës të kalibrit të tillë…/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button