Sot nata finale e Sanremos, Ermal Meta e Moro pretendentë. Shqiptarë, votoni gjakun tonë!

, Sot nata finale e Sanremos, Ermal Meta e Moro pretendentë. Shqiptarë, votoni gjakun tonë!

Mbrëmja e kësaj të shtune është edhe nata finale e Festivalit të Këngës Italiane, Sanremo, ndërkohë që gara për çmimin e parë të këtij festivali duke u afruar momentet finale, vjen duke u ashpërsuar. Mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane të cilët mund të ngjiten për të tërhequr çmimin e parë në skenën e Sanremos, është edhe këngëtari Shqiptar, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre, “Nuk më keni bërë asgjë”.Edhe pse kënga e tyre solli një debat të madh në skenën e festivalit, Meta dhe Moro, kanë arritur sukses, pasi renditen në vend të parë në Itunes, si dhe kënga “nuk më keni bërë asgjë”, është cilësuar nga mediat italiane si kënga më e shitur e sanremo 2018. Meta dhe Moron janë të përfshirë në renditjen zyrtare për çmimin e madh dhe shihen si favorit, ndërkohë që fituesi i çmimit të edicionit të 68- të të sanremos mbetet të bëhet publik mbrëmjen e sotme, kur të mbyllet edhe votimi./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button