Strategjia e re e BE për Ballkanin: Dera e hapur, por kur hyhet brenda?

Komisioni Europian del me një strategji të re për Ballkanin që të nxisë procesin e reformave. Serbia e Mali i Zi për herë të parë dëgjojnë vitin 2025 si kohë të mundshme anëtarësimi. David MacAllister thekson kushtet.

Rruga e vendeve të Ballkanit drejt integrimit në Bashkimin Europian është ndërkohë një rrugë dhjetravjeçare.

Në vitin 2003 BE i premtoi Ballkanit perspektivën e integrimit në BE, por deri më tani vetëm Sllovenia është pranuar në vitin 2004 dhe Kroacia në vitin 2013.

Të tjerët në Ballkan presin me zhgënjim, por zhgënjim ka edhe në BE, sepse nuk janë bërë reformat e kërkuara. BE kërkon rregullisht forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendet e Ballkanit dhe pret rezultate konkrete.

Por për t’i dhënë impulse të reja integrimit të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian bën të ditur më 6 shkurt në Strasburg, strategjinë e re të Ballkanit Perëndimor. KE bën fjalë për “shans historik për të lidhur të ardhmen fort e pakthyeshëm me Bashkimi Europian”.

Strategjia do të paraqitet nga komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, i cili për revistën gjermane, “Der Spiegel” tha se “dera jonë është e hapur, por për të kaluar duhet të sjellësh rezultatet e duhura.”

Strategjia që paraqitet të martën synon përshpejtimin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Në dokumentin e Komisionit Europian me titull “Një perspektivë e besueshme zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor theksohet se “një anëtarësim i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe interesin ekonomik të unionit”, por më parë duhen bërë reformat e nevojshme. Me këtë startim të ri perspektivës së besueshme të integrimit KE kërkon krijojë një “forcë nxitëse për transformim në rajon.”

BE do të ofrojë asistencën e saj për procesin e reformave. Në dokumentin e KE nënvizohet, se “BE do të përforcojë mbështetjen për procesin e transformimit”. Komisioni ka përpiluar një “plan aksioni” të detajuar e katërfaqësh.

Serbi-Mali i Zi anëtarësim në 2025-n?

Përfituesit kryesorë në dokumentin e strategjisë pritet të jenë Serbia dhe Mali i Zi. KE nënvizon se të dyja këto vende mund të anëtarësohen në BE që në vitin 2025, nëse bëhen reformat e duhura.

Duhet theksuar se është hera e parë që KE përmend një afat konkret anëtarësimi për këto vende. “Me vullnet politik, jetësimin e reformave dhe zgjidhjet që presin të grindjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia mund të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025″, shkruhet në dokumentin e strategjisë së Komisionit Europian.

Por viti 2025 nuk është afat i vendosur përfundimisht. Politikani gjerman, eurodeputet e kryetar i komisionit për politikën e jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister theksoi në një intervistë për medien gjermane “Funkemediengruppe”, se afati i 2025-s është i hapur si kohë dhe synon t’i japë dinamikë procesit. “Data konkrete e anëtarësimit të një vendi të ri anëtar varet nga koha se kur “ky vend do të përmbushë vërtet kriteret e forta ligjore, politike dhe ekonomike”, kanë thënë McAllister.

Në rastin e Kosovës Komisioni Europian kërkon shprehimisht në strategjinë e re një “marrëveshje të gjerë normalizimi, të detyrueshme ligjërisht mes Serbisë dhe Kosovës”. KE përmend në strategjinë e saj se edhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zgjidhin grindjet me fqinjët para anëtarësimit.

Ndërsa revista gjermane “der Spiegel” bazohet në të dhëna të Komisionit Europian, kur shkruan se KE pritet të japë rekomandim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

E kërkon të afrojë më shumë këto vende, edhe sepse Kina dhe Rusia kërkojnë të rrisin influencën e tyre, shkruan agjencia e lajmeve dpa./DW/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Strategjia e re e BE për Ballkanin: Dera e hapur, por kur hyhet brenda?
Strategjia e re e BE për Ballkanin: Dera e hapur, por kur hyhet brenda?
Strategjia e re e BE për Ballkanin: Dera e hapur, por kur hyhet brenda?
https://1.bp.blogspot.com/-_4NXzk7L9UM/Wnm403gJR7I/AAAAAAAARrI/OpOgtaj5CKMVywXtZ6A2RHLqSVRnit5igCLcBGAs/s640/17004386_304-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-_4NXzk7L9UM/Wnm403gJR7I/AAAAAAAARrI/OpOgtaj5CKMVywXtZ6A2RHLqSVRnit5igCLcBGAs/s72-c/17004386_304-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/strategjia-e-re-e-be-per-ballkanin-dera_6.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/strategjia-e-re-e-be-per-ballkanin-dera_6.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy