Takim me Daçiç/ Bushati:Më shumë kujdes për shqiptarët e Preshevës!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në Takimin e Tretë të Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë që u mbajt në Beograd nën kujdesin e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daèiã.

Gjatë diskutimeve në takim, Ministrat morën në shqyrtim arritjet e kësaj nisme dhe bashkëbiseduan mbi drejtimet e ardhshme të punës në kontekstin e dinamikës së evropianizimit të rajonit. Diskutimet u përqendruan në qasjen e përbashkët të vendeve të rajonit dhe bazuar mbi avokatinë e Italisë për një rigjallërim të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Strategjinë e publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian, si një dokument që e vë theksin në jetësimin e ëndrrës integruese të rajonit.

“Axhenda trilaterale ka kontribuar në konsolidimin e bashkëpunimit politik mes vendeve tona, si dhe ka ndihmuar në ndërtimin e një imazhi të ri që bazohet në bashkëpunimin rajonal dhe vënien në jetë të politikave dhe projekteve të BE-së në Ballkan me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Italisë dhe BE-së.”, theksoi Ministri Bushati në ndërhyrjen e tij.

Ministrat e vunë theksin në shtimin e përpjekjeve të përbashkëta për implementimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht hartës së rrugës që përcaktoi Samiti i fundit i Triestes për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale dhe jetësimin e axhendës së ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjetike.

​Në takim, u konfirmua angazhimi dhe vendosmëria e vendeve për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, si objektiv i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor, çka duhet të shërbejë si themeli i forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit për çështjet e sigurisë, duke tejkaluar ndasitë dhe interesat e ngushta kombëtare.

Gjithashtu, Ministrat u dakordësuan të shtrijnë veprimin e Trilateralit edhe në nivel sektorial, përmes një kalendari periodik takimesh të institucioneve dhe agjencive të linjës.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Daèiã.

Lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri Bushati theksoi mbështetjen e vendosur të Shqipërisë për Dialogun me ndërmjetësinë e BE-së, si instrumenti i duhur për të arritur drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një sërë çështjesh të rëndësishme në dobi të jetës së qytetarëve të dy vendeve. “Ky është investimi më i mirë që ofron mundësi reale drejt pajtimit përfundimtar dhe rrugës së përbashkët evropiane”, theksoi Ministri Bushati. Më tej ai kërkoi nga pala serbe vullnet real dhe angazhim të vendosur politik për çështje që përfshijnë kufizimet dhe pengesat për tregun e energjisë, gjithpërfshirjen dhe anëtarësimin në organizatat rajonale e ndërkombëtare.

Ministri Bushati nënvizoi interesin e posaçëm të qeverisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke kërkuar më shumë kujdes e vëmendje dhe përfshirje më të madhe në jetën socio-ekonomike të Serbisë, si dhe garantimin e të drejtave tërësore.

Në kuadrin dypalësh, Ministri Bushati evidentoi pasurimin me zhvillime të reja të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal përmes sinergjive për evropianizimin e mëtejshëm rajonit.

I pranishëm në takim edhe ministri i Jashtëm italian Angelino Alfano/(Burimi: Shqiptarja.com)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Takim me Daçiç/ Bushati:Më shumë kujdes për shqiptarët e Preshevës!
Takim me Daçiç/ Bushati:Më shumë kujdes për shqiptarët e Preshevës!
https://2.bp.blogspot.com/-NWBvi8H___U/Wpbu5I7V3EI/AAAAAAAATrk/egyYr5f1j0IRSHZH_X2mIuy2Gi-Hqyt1gCLcBGAs/s640/327234_m.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-NWBvi8H___U/Wpbu5I7V3EI/AAAAAAAATrk/egyYr5f1j0IRSHZH_X2mIuy2Gi-Hqyt1gCLcBGAs/s72-c/327234_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/takim-me-dacic-bushatime-shume-kujdes.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/takim-me-dacic-bushatime-shume-kujdes.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy